Tiranë, merret në mbrojtje prokurori i dosjes ‘Aldo Hoxha’

anazapta

Pas incidentit në sallën e gjyqit, mes prokurorit Endri Bimi dhe familjarëve të Aldo Hoxhës, i akuzuar për grabitje me pasojë vrasjen me thikë te “Fusha e Aviacionit”, policia merr në mbrojtje përfaqësuesin e akuzës. Pas leximit të konkluzioneve përfundimtare, ku kërkoi dënimin me burgim të përjetshëm për Hoxhën, prokurori u kërcënua dhe u godit me çantë nga e motra e të pandehurit. Pas këtij veprimi ai u mor në mbrojtje nga policia.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *