Mjeku i njohur infeksionist, Tritan Kalo, në një komunikim me A2, ka dhënë pesë këshilla për shqiptarët në këtë periudhë të rihapjes graduale të vendit, pas izolimit për shkak të pandemisë koronavirus.
“Së pari, se nuk duhet të përmbysin punën e tyre të mirë me durimin dhe vetëkujdesjen e treguar shëmbullorisht gjatë këtyre javëve të fundit.
Së dyti, të mos dëgjojnë përrallat e politikanëve për një sëmundje imagjinare por që ajo ekziston mëse realisht dhe ende shqetëson botën mbarë.
Së treti, me sëmundjet merren mjekët dhe personeli shëndetësor dhe jo politikanët që janë gati të shqyejnë njëri-tjetrin për pasuri, sepse ne si popull na kanë shqyer me kohë çdo rreckë të trupit dhe çdo trashëgimi pasurore apo pronësore.
Së katërti, se ne “mantelbardhët” jemi në krah të tyre për t’u kujdesur me përkushtim në çdo çast.
Së pesti, që të fillojnë dhe mendojnë më shumë për të ardhmen e tyre dhe jo të politikbërësve super të pasuruar, të cilët për bizneset e pasurimit të tyre e gjejnë në çdo kohë gjuhën e përbashkët.
o.j/dita

Tu ngjat jeta profesor.I vetmi intelektual qe te kuptojne njerezit te lodhur,te grabitur,te varferuar,te stresuar.Po kujt ja thua?Kaq milet i pa kulture te jemi,sa per pasurimin e kesaj klase kriminele i hame koken njeri tjetrit.Kaq popull i nenshtruar jemi sa edhe kur na e ka vene kemben ne fyt,nje pjese kenaqen e nje pjese vuajn? Si eshte e ,undur ne e quajme veten si populli me i vjeter i Europes,kemi rene kaq poshte?Perse intelektualet e shqiperise heshtin,fshihen,e rojne me lemoshen e ketyre politikaneve qe ne 30 vjet nuk lane pa grabitur e vjedhur,çdo pasuri,qe vrane,qe perzune njerezit e mençur,kun jane keta intelektuale,por dine vetem te sulmojne vellai vellain,artisti artistin,e perfundimi eshte pasurimi i klaneve mafjoze te pushtetareve.Edhe nje here profesot urime e jete ta gjate.
Çfar të gjeti që merresh me politikë?