PPE thirrje PD: Urgjent në tryezë, duhet të jeni plotësisht të angazhuar mbi Reformën Zgjedhore

J L

Grupi i PPE ne Parlamentin Europian i bën thirrje Partisë Demokratike të vijojë bisedimet në tryezën politike për reformën zgjedhore.

Andrey Kovatchev, anëtar i Parlamentit Evropian dhe Shef i Delegacionit Bullgar në Grupin e EPP në PE, në një postim në Twitter ka komentuar edhe shembjen e Teatrit dhe protestat ku u përdor dhunë.

“Veprimet e fundit kontroverse dhe përplasjet me protestuesit në Shqipëri janë për të ardhur keq. Të gjithë palët e interesuara duhet të angazhohen për të gjetur një zgjidhje të pranuar gjerësisht”, shkruan ai.

Andrey Kovatchev shkruan më tej se kjo nuk duhet të pengojë avancimin e reformës zgjedhore dhe se PD duhet te angazhohet në bisedime.

“Respektimi i sundimit të ligjit dhe puna e mëtejshme mbi 15 çështjet që duhet të monitorohen nga afër nga @EU_Commission dhe Shtetet Anëtare.

@pdshqiperi duhet të jetë plotësisht e angazhuar në bisedime mbi Reformën Zgjedhore”, shkruan anëtari i PE.

j.l./ dita

Share This Article
1 Comment
  • Duhet ,duhet, duhet!!
    Kur duhet dhe juve te mbani ndonje qendrim nuk shohim asgje neve kokepalaret !!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *