Me gjuhë të ashpër,
vazhdon luftën Meta,
po thotë realisht,
shumë të pavërteta!
Dje foli e foli,
për ca talibanë,
ndërsa sot ata,
i bëri tiranë!
Mbas teatrit tha,
njëshi i Shqipërisë,
e pamë si ra,
maskë e tiranisë!
Besoj se e di,
edhe një laraskë,
tirania kurrë,
s’mund të ketë maskë!
Thjeshtë një retorikë,
edhe kjo do ngelet,
se asnjë e drejtë,
njerëzve s’po u shkelet!
Këtu çdo njeri,
del e proteston,
dhe tani që ligji,
këtë s’e lejon!
Gjithë këta “të shtypur”,
sa herë protestojnë,
shajnë dhe me gurë,
policët qëllojnë!
Kështu e mendojnë,
këtë ca shqiptarë,
se liria duhet,
vetëm për të sharë!
Të shajnë e qëllojnë,
vetëm dhe së toku,
dhe nga policia,
mos u preket floku!
Të kish tirani,
askush s’do guxonte,
të shante pa fund,
edhe të qèllonte!
President’ i dashur,
fol e mos u ngjir,
po namin e keq,
vendit mos ja nxirr!
Këtu tirani,
ka pasur vërtet’,
kur ti me Berishën,
ishit në pushtet!
Èshtë një ditë Janari,
që me kuje flet,
fiks kur shteti vrau,
shtetasit e vet!
Vrasjet edhe dhuna,
quhen tirani,
që absolutisht,
s’po ndodhin tani!
A.DUKA

✊✋
Thjesht dhe bukur e vërteta
Akoma gjalle qenka ky !