Gëzuar festën të nderuar veteranë

anazapta

Letër e nënshkruar

Margarita Bilbili

Në 29 nëntor u bënë 69 vite nga çlirimi i qytetit te Shkodres. 69 vite nga çlirimi i shtetit shqiptare nga lufta Nacional Clirimtare. Ne kete urim qe dua te beje per festen tone nuk mund te rri pa u ‘perulur’ dhe pa nderuar partizanet, ata që sakrifikuan ne kushte mizerable per çlirimin e vendit.

Nuk mund t’i lejojmë vetes mungesën e respektit për ata pak veterane lufte qe kane mbetur. Unë kam nderin, krenarine, bekimin e te qenit mbesa e dy prej tyre.

Mund te them nga ato pak deshmi qe kane mbetur, te cilat pasi u dorezuan ne muzeun e qytetit, fatkeqesisht nuk u gjenden me pas ardhjes se demokracise .

I falenderoje, I falenderoje moralisht . I falenderoje dhe fizikisht, sepse ashtu si cdo vite nuk mund te rri dhe sot pa shkuar ne varrezat e deshmoreve . Gezuar miqte e mij ! Gezuar festen e çlirimit!  Margarita Aliosha Bilbili, (Studente e vitit te II-te, Universiteti i Tiranes, dega Histori )

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *