Vepra më madhore e Berishës, korrupsioni!

anazapta

Email nga adresa

[email protected]

 Përshëndetje DITA. Renditem tek ata që kam dyshime mbi rrethanat e aksidentimit të Sokol Olldashit. Por nuk mund të le pa përmendur që një gardh i thjeshtë në atë rrugë do kishte ndaluar gjithçka, pavarësisht si kanë rrjedhur ngjarjet.

Si minister i Brendshem dhe si minister i Trannsportit te qeverise Berisha ai ka jo pak pergjegjesi per korrupsionin ne ndertimin dhe cilesine e rrugeve dhe tenderat e tyre, qe hengren me shume se gjysmen e buxhetit, pra te taksave dhe djerses se shqiptareve, gjate tete vjeteve te fundit.

A ka shembull me te dukshem e deshmi me te qarte se vete rruga qe i hengri koken e tij!?

Jo vetem neper kthesa por edhe ne zone krejt fushore ketu ne SHBA dhe ne BE jane vendosur mbrojtese celiku special per te mos lejuar daljen e makinave nga rruga!  Ne raportet e policise dhe nga pamjet duket qarte se ne kthesen ku doli nga rruga “Mercedes- Benzi” i Sokol Olldashit nuk kishte asnje shenje mbrojtese anesore !

A nuk eshte e njejta gjendje ne “Autostraden e Kombit” ku u shkaperdershen 1. 25 miliarde ( 1 250 000 000 ) euro e u  vodhen te pakten 300 milione prej tyre prej kusareve te Berishes!?A nuk ishte e njejte edhe pamja e rruges se Bregut ku perfundoi ne humnere autobouzi me dhjetra studente te Universitetit ‘ Aleksander Xhuvani” te Elbasanit !? A nuk kane humbur jeten mbi 150 shqiptare ne keto rruge mortore gjate viteve qe i ndjeri ishte Minister i Transporteve te Shqiperise!?

Ai u bë dhe vetë viktime e anarkisë dhe katrahures se korrupsionit. Dhe ky i fundit, i futur tashmë në çdo qelizë të shoqërisë shqiptare, duket që është vepra më madhore e S.Berishës!

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *