Partia Demokratike ka reaguar përmes zëdhënëses së saj, Laura Vorpsi, lidhur me praninë e fotografisë së Enver Hoxhës gjatë homazheve që bëri dje maxhoranca në Varrezat e Dëshmorëve.
Vorpsi tha se Rama duhet t’u kërkojë falje shqiptarëve për ringjalljen e diktatorit.
“23 vjet pas rrëzimit të diktatorit më të egër të Europës, Edi Rama e rilindi dje Enver Hoxhën, duke bërë homazhe për të dhe nën shoqërinë e tij. Prania e fotos së Enverit në ceremoninë e kryeministrit, është rënia e të gjithë skrupujve dhe shfaqja e fytyrës së vërtetë politike të kryeministrit të sotëm. Ky provokim i qëllimshëm, i pabesë, në mes të ditës, është bërë me porosinë dhe nën regjinë e Edi Ramës. Shihni faqen zyrtare të Kryeministrit në Facebook, fotoja e parë e ceremonisë është ajo ku duket Enver Hoxha. Sot kryeministri ka ikonë të tijën Enver Hoxhën, diktatorin me duart më të përgjakura në gjithë botën, për frymë popullsie”, tha ajo.
“Partia Demokratike i kërkon kryeministrit Edi Rama të distancohet urgjentisht nga akti i poshtërimit të shqiptarëve. Partia Demokratike, i kërkon Kryeministrit të kërkojë falje sot, tani, pa kaluar as edhe një orë më shumë, të gjitha familjeve shqiptare e të gjithë shqiptarëve që kanë vuajtur drejtpërdrejt regjimin gjakatar të Enver Hoxhës. Por Edi Rama duhet të kërkoje ndjesë para gjithë kombit, për ringjalljen e simbolit të urisë, të dhunimit të drejtave të njeriut, të shkeljes së të drejtave të njeriut, të ndalimit të fesë, të shkatërrimit të ndërgjegjes dhe lirisë për 50 vite. Numërimi ka filluar, Edi Rama ende nuk është shfaqur të kërkojë ndjesë. Ne i kërkojmë ta bëjë këtë, përpara se të jetë vonë. Askush nuk guxon të luajë me dhimbjen e vuajtjet më të mëdha të këtij kombi”, tha ajo.
Po sot, për të njëjtën çështje, me një gjuhë të njëjtë me deklaratën e PD u shpreh edhe sih-kryetarja e Parlamentit, Topalli, në një postim në profilin e saj në Facebook.

po lini nam o laura pse nuk ja kerkon sales kur takoi enverin dhe i dha doren pasaj sala nuk lavi doren per nje muaj dhe nuk takonte njeri thoshte nuk ta jap doren se takova enverin jenni shoqat legenash ju pd…….
NA FESHTIROSE TELEVIZORIN
ORE GAZETA DITA PO HUMBISNI VLERAT SI GAZETE KUR NXIRRNI CDO LLOJ SOROLLOPI TE PD U KA IKUR KOHA ATYRE TANI I TREMB DHE FOTO E ENVERIT PA LE PO TE RINGJALLET DO TI LEPINE B
Ata qe luftuan per clirimin e Shqiperise e kane te drejten me pashe, qe te dalin e festojne diten e sakrificave te tyre qe na dhane lirine,me cfaredo portreti qe ata deshirojne.Historine e ndritur te Shqiperise ne koalicionin boteror antifashist bene ata dhe shoqet eshoket e tyre qe u flijuan per kete toke,per lirine e saj.
Po ku kupton ti moj laura-trushkulur,,,,gezimi yt i vetem ne kete dynja eshte qe t’ja hash taze atij brekedhjerit qe ju kryeson,ju nahijen e kolaboracionisteve qe vetem e keni zhvatur kete vend dh shitur tek bleresit tuaj me te pare.TUNG.
keshille gazetes : mos humbisni kohe akoma me keta ? por fokusohuni ne lajme me serioze dhe te rendesishme ?
Datat 28 e 29 Nentor populli i quan festa te tije kombetare.Quhen festa dhe populli duhet te ndihet krenar .Por tenja qe lindi mbas shperberjes se Komunizmit ne bote ka dashur dhe do qe keto festa te behen burim perplasjesh per tua mohuar rolin atyreve qe na dhane Mevetesine dhe lirine nga pushtuesit nazo-fashist.Ne keto dy festa jane misheruar perpjekjet ,vuajtjet ,mundimet ,sakrificat e eshte derdhur gjak shqiptaret qe ne sote kemi nje shtet e jetojme te lire. Ata qe bene keto sakrifica sublime duhen respektuar .U duhet dhene merita per ate qe bene Nuk eshte gabim ti respektosh per konrtibutin e tyre ne luften N-Cl.Ishte pikerishte ky popull qe u bashkua me idalin e tyre per nje Shqiperi te lire .Ishte ky popull qe i duartrokiti per pune te mira .Po ky popull ( jo banda e Saliut )e permbysi sistemin e vjeter per ti hapur prespektive Evropjane Shqiperise .
Znj.Vorpsi qe mbas ty e Xhofit fshihet tradhetari i popullit Sali ju nuk kuptoni ndryshimin e te socmes me te shkuaren .Ju erdhet ne pushtet kur ky popull u zhgenjye nga rrjedhja e ngjarjeve politike te R.Alise .Ne te gjithe boten kur ndodhin permbysje te tilla nuk fiton e njejta klase politike e shoqerore .A e ke vrare ndonjehere mendjen pse ndodhi kjo.Merre pergjigjen tani e mos u allakatni te genjeni perseri shqiptaret .Populli donte te rrezonte kollonat e se vjetres .Te zhdukte dhe ata politikan e intelektual te shitur si Saliu yte me kompani .Populli dote qe fatet e tije ti merrnin brezat qe mendonin ndryshe nga Saliu.Brezat qe ne gjoks mbanin atdhedashurine e jo tradhetine .Kur pane se kush dolen ne skene ju ndeshkuan ja dhane pushtetin perseri socjalistve .Por e keqja (te shiturit tek agjenturat e huaja ) rritej ne gjirin e Diktaorit dhe ne momentin e duhur u dha pushtetin fares se keqe qe lulezoje ne kembet e Hoxhes .
Hoxha ishte dhe vdiq komuniste shqiptare .Diktator si gjithe udheheqsit e luftes se dyte boterore qe lane pas nje veper heroike per popujte e tyre .Po Sala yte qe mori shuplaken ne demokraci cfare i la popullit nga pas .A jane te barazvlefshme ngjarjet e 97 , te sulmit te Kryeministrise me arkivole top ,te Gerdecit , 21 Janarit dhe shkaterimet e ekonomise,me ato qe beri Hoxha .Me keto regulla loje vlersohen figurat e jo me intriga shpifje e mashtrime sic e kini per zakon .
Lerjani popullit tu vure vulen e jo ju qe llomotisni si laraska per te mbjelle percarje ne dite festash .
Ish te perndjekur bastarde te Berishes, me dosje spiunesh, qe kane spiunuar te burgosur te tjere, te kerkojne falje qe mbajten kolegun e tyre kryespiunin Sali Berisha ne pushtet dhe ne politike.
Shqiperine e cliruan brigadat partizane dhe me 29 nentor, nuk festohet dita e tradhetareve te kombit, por festohet clirimi i Shqiperise ku Enver Hoxha, duam apo sduam, ishte udheheqesi i asaj lufte qe bene bijte dhe bijat me te mira te Shqiperise dhe me 29 Nentor festohet fitorja ku udheheqesi, ka meriten kryesore.
Kur te festohet humbja e hajduteve te pulave ballistet, merrni fotot e Esat Pashe Toptanit dhe Sali Berishes.