“Këshilli Politik” dhe qeveritë sipas Olloman Amerikës: Janë si nuset e Zhupës, dimrin e parë bëhen lepur, të dytin dhelpër, të tretin ujk

Leda Hysa

Të gjithë ata që menduan se deklarata e ambasadores së SHBA-së në Shqipëri ishte një thirrje hipotetike apo thjeshtë një nxitje për të vazhduar më tej reformimin e drejtësisë, tani e dinë se pas gjithë kësaj ka pasur më tepër se një prishje pazari apo një koordinim politik, jashtëparlamentar, për të hedhur në erë gjithçka që është arritur, për të vendosur gjithë sistemin edhe një herë, kësaj radhe përfundimisht, nën kontrollin e politikës dhe sidomos të presidentit aktual.

E gjithë platforma e paraqitur nga Meta për zgjidhjen e ngërçeve në Drejtësi, më tepër se një propozim kalimtar, i ngjan përpjekjes për një grusht shteti, në përgatitjen e të cilit, për fat, të paktën deri tani, nuk ka rënë edhe opozita, ose nuk ia ka mbajtur të bjerë. Uroj që të mos bëhet lojë e kësaj lëvizjeje jashtëparlamentare, që synon përmbysjen e gjithçkaje që është realizuar, megjithëse me mungesa të mëdha dhe sidomos me një vonesë të habitshme.

Kërkesa që Reforma në Drejtësi t’i nënshtrohet një Këshilli Politik, i cili ngjan më tepër me një Byro Politike shumë pluraliste, që ndahet në luftën për pushtet, por bashkohet në dallimin e procesit të dekrimnalizimit të politikës, nuk është vetëm antikomb dhe antishtet, por krijon një thellim të hendekut mes institucioneve shqiptare dhe strukturave ndërkombëtare, për më tepër, kaq hapur dhe publikisht, kërkohet zhbërja e parlamentit, si njësia ligjvënëse dhe përfaqësuese e së drejtës sovrane për të vendosur.

Ilir Meta, që nxiti aq vrullshëm braktisjen e parlamentit, duke i dhënë zemër opozitës se, pas largimit do të ketë mbështetjen e tij politike, por edhe të grupeve që mendonte se janë pas tij, tani është i dëshpëruar nga që pasuesit që i kishte zgjedhur vetë si skalion rezervë, nuk i dolën besnikë dhe ishin lehtësisht të bindur. I goditur nga e gjithë ajo që po ndodh dhe parandjenjën e tij të njohur politike se gjërat po rrokullisen jashtë tij, kërkon të krijojë një Këshill Politik mbi palët, por që në fakt është i legjitimuar nga palët politike dhe jo institucionale, i cili, do të ketë detyrën e tij pikërisht bllokimin e reformës, vendosjen e parlamentit në duart e një junte politike, e cila shumë lehtësisht mund të kthehet në një juntë tjetërlloj.

Deklarimet e mëparshme për qëndresë si Alende dhe grushte shteti kanë qenë makthet e tij të vazhdueshme, por, nëse më herët gjithçka ishte përmes deklaratave politike, në të shumtën halucinante dhe gjesteve foshnjore, tani synon kalimin në kapjen hapur të institucioneve të drejtësisë dhe kontrollin e tyre.

Meta ka qenë që në fillimet e reformës antireformë. I detyruar të ngrejë dorën, si gjithë të tjerët, duke e ditur se po shkelte vijën e kuqe që kishte vendosur një shtet i fuqishëm dhe një strukturë për të cilën përbetohet, çdo gjë që rrodhi më pas ishte pikërisht dërmimi i reformës.

E nisi me ish shefin e prokurorisë, Llalla, të cilin e bëri një ndër kamikazët e tij, duke e  vendosur në përballje idiote me Shtetet e Bashkuara, të cilat i dhanë edhe ndëshkimin e njohur. Meta e dinte se njeriu më i interesuar kundër reformës ishte Llalla, latifondisti shfrytëzues i postit, që vetëm një drejtësi ende e korruptuar dhe e lidhur me njëmijë fije me krimin financiar, e zvarrit gjykimin dhe dënimin e tij.

Kur e kuptoi se ishte një betejë e humbur, atëherë nisi pjesën e dytë, mosmiratimin e prokurores së përkohshme të përgjithshme, Arta Marku dhe, ndërsa shefja e partisë së tij, hidhte çizmet drejt shefit të qeverisë, vajzukat e partisë grabisnin haptas kartat e votimit, për të bërë të pamundur votimin. Një lojë politike idiote, por në të cilën ishin të gatshëm të digjnin të gjithë Shqipërinë.

Se si Lulzim Basha mori mendtë e Metës dhe nuk e përballoi presionin e Berishës për të dalë nga parlamenti, këtë nuk e dinë as bashkëpunëtorët e tij. Ishte veprimi më adoleshent në politikë, të cilin mezi e priti shefi i qeverisë, pasi, nëse forma kishte rënë, përmbajtja i kishte mbetur dhe atij kjo përmbajtje i duhej.

Tani gjithçka është në një fazë të re, më të ngritur. Pasi po e kthen një lëvizje qytetare në një lëvizje politike, pra, pasi Aleanca për teatrin po bëhet lëvizje e politikës së djathtë, çka e kishte paralajmëruar në mitingun e 2 marsit, ku folësit më të zjarrtë ishin nga kjo aleancë, ai e drejtoi luftën e tij kundër Shteteve të Bashkuara, duke e parandjerë se tezat e tij të 10 prillit, dërguar kësaj ambasade, ishin pa përgjigje dhe duheshin hedhur poshtë.

Mesazhi i Ambasadës, fillimisht përmes heshtjes, duke e injoruar dhe më pas, duke e parë se Meta do të shkonte edhe përtej shpalljes armike të gjithë politikën amerikane, përmes deklarimeve të forta dhe pa ekuivok, zgjoi reagimin e një pjese mediale që janë zëdhënëse presidenciale, analistëve të njohur si gjysëm oligarkë dhe shpesh herë gjobëvënës, njerëz të politikës që janë kthyer në sharlatanë, për të krijuar një lëvizje antiamerikane, sa që të ekzaltuar nga mesazhet presidenciale, një zonjë në ekstazë deklaroi se do të shkojmë të rrethojmë ambasadën amerikane. Njëjtë si kishte dashur të bënte Berisha në vitin 1997.

Spostimi i boshtit qendror të reformës në drejtësi, pra, larg përkatësive të politikës, duke synuar krijimin e një Këshilli Politik mbi palët dhe mbi të gjitha institucionet, është lëvizja më e re, e cila në fakt, duke synuar të deformojë sistemin, mbron të korruptuarit, ata që kanë urdhëruar vrasje në bulevarde, hajdutë të përmasave të mëdha, në të djeshmen dhe të sotmen, grabitës të pandëshkuar, të djeshëm dhe të sotëm, oligarkë që kanë bërë ligjet për qeveritë.

Paralajmërimi i zotit Xhafaj për kërcënimin që po bëhet mbi sistemimin e drejtësisë, që në muajin shkurt, do të thotë se gjërat janë prej kohe në lëvizje dhe, për më tepër, ata kanë qenë edhe brenda shumicës së majtë. Sepse, edhe një pjesë e rëndësishme e së majtës  politike, në instanca të larta, nuk ka qenë dhe mbetet edhe tani kundërshtare e heshtur e Reformës, pasi janë pjesë e asaj që ka ndodhur dhe vazhdojnë të jenë nën ankthin e së nesërmes.

Gatishmëria e Ramës për një tryezë pa paragjykime mund të shihet si shenjë tolerance, por edhe si rrëfenjë për të arnuar sistemin, që, në mos sot, mund t’i shërbejë një ditë tjetër.

Struktura të rëndësishme që monitorojnë shtetin shqiptar, sidomos në çështjet e sigurisë dhe të reformës në drejtësi, nuk besoj se do të hedhin kaq lehtësisht poshtë mundin dhe mbështetjen e tyre, financimin dhe rolin që kanë luajtur, vetëm se, një ditë të frikshme për politikën, ajo mund të vendosë të ndryshojë kursin dhe ta bëjë përsëri sistemin një mashë politike.

Shqipëria nuk është republikë presidenciale dhe tentimi për ta kthyer atë në një republikë të tillë, apo si vazhdë e një dinastie politike të një grushti njerëzish dhe familjeve të tyre është puç politik i njëmendtë, që forcon të keqen dhe e përjashton të mirën, ndëshkimin dhe të ndershmen nga jeta shqiptare. Përmes Këshillit Politik në Drejtësi forcohet oligarkia politike në Shqipëri, bëhen të paprekshme familjet e krimit, krijohen dinasti që do të jenë politikisht dhe juridikisht të paprekshëm dhe roli i presidentit kthehet jo më në gardian të kushtetutës, por në gardian të mbrojtjes së krimit.

Opozita nuk duhet të bjerë kaq lehtësisht në grackën e ngritur nga Ilir Meta, që me shumë dëshirë sheh fundin e saj, për të pasur ringritjen e tij.

Nëse opozita e bën këtë, pra pasimin e pamenduar të 14 pikave “presidenciale”, do të jetë e vonë koha e saj për të riardhur në pushtet, e po ashtu, do të jetë e dështuar.

Reforma në Drejtësi nuk është vepër e politikës shqiptare, e cila u detyrua të ngrejë dorën e miratimit, por e strukturave të rëndsishme ndërkombëtare, të cilat e duan këtë vend shumë më tepër se mund ta duan kjo klasë politike që sundon tash 30 vite me alternativa.

Si shkruan Namik Dokle në romanin e tij të mrekullueshëm, “Vajzat e Mjegullës”, qeveritë “ Ato – thotë Olloman Amerika,- janë si nuset e Zhupës, dimrin e parë bëhen lepur, të dytin dhelpër dhe të tretin bëhen ujk.”

Koha e ujqërisë ka ardhur!

 

Bedri Islami

Share This Article
24 Comments
  • Bedri Islami! Ju ka ngelur ora ne kohen e qofte largut! S’ka me nuse te vitit te pare te dyte apo te trete! Keto jane koncepte mediokrish otomane! Jetojme tani! Te gjithe e dime kush jane politikanet tane dhe mendoj se nuk eshte nevoja te tregohemi patriote me krahasime te tilla! Problemi qendron se si mund te largohen keta politikane te korruptuar dhe vrases-spiune!

  • Shume kush e do nje pergjigje , dhe eshte e drejte ;tashme e dime te gjithe .Po qeverisemi nga nje shpure njerzish te korruptuar te lidhur me njemije fije me njeri tjetrin ne miqesie shoqeri per te mos thene pakashume por identike te sistemit enverian (miqesi brendaperbrenda kllases politike).Dhe qe me nje te rene te shkopit nuk rrezohen, edhe kete te gjithe e dine.
    Atehere cila eshte rruga e vetme? Une mendoj se ka zgjidhje . ME MBESHTETJEN E SHBA ; jemi para zgjedhjeve te reja …..te gjithe pushtetaret qe ne drejtor e deri te presidenti te deklarojne pasurine .Kandidatet per deputete te zgjidhen persona jo vetem publike por edhe me emer edhe ne bote per shkence e devotshmeri ndaj atdheut. Nuk eshte e nevojshme me te jene prezent ne salle fizikisht por menderisht ne Shqiperi.
    Te studjohet dhe te cohen te rinj per PRAKTIKE PROFESIONALE ne vende perendimore per administrim te ekonomise…ligjvenies dhe zbatimit ne praktike ..te qyteteve …fshtarave ..tokave…lumenjve e liqeneve apo dhe shfrytezimit te detit.
    Pyjet dhe gjallesat ne to qe po shkojne drejt cfarosjes nga gjuetaret e nates me prozhektore . Apo jetojme prane detit e liqeneve e lumenjve dhe nuk hame peshk….jemi mes pyjeve dhe blejme (mish te ngordhur) jo te fresket e kam fjalen ne Brazil.Nuk me duket kauze prishja e ballines se teatrit se sa humbja e shpreses tek rinia per te ikur nga vampire qe marrin rroga ne kater bordero shteterore e cirren si trima per te varferit.
    Kauza e shqiptareve duhet te jete “KU SHKON PASURIA E SHQIPERISE”Ne nuk jemi te varfer por jetojme te tille sepse i bindemi partise me vrber,i edhe kur na genjen nuk e tradhetojme .
    Z Bedri e pershendes per horizontin qe ju hap njerzise me penen e tij .Ai nuk eshte as deputet e i plotfuqishem si zoti por si gazetar i shquar me zemer te madhe malesori flet TROC.

  • Bedri Islami nje sherbetor I shume zoterinjve.Ne person pa horizont por nje llafazan kafenesh.Fjalia e fundit ose si quhet ndryshe konkluzioni :Koha e ujqerise ka ardhur!…tregon qe me perpara nuk ka patur ujqer ,por vetem dele dhe delet na u shnderuan ne ujqer.Pas 90-tes pushteti ne shqiperi ra ne duart e mafies komuniste sepse pushteti komunist nuk dorezohet lehte.Keshtu qe edhe metodat edhe mendesite jane vazhdim .Ky brez keshtu do ta ngryset sepse enverizmi e zhveshi popullin nga popull ne turme qe e terheqin per hunde .Shiko turmat qe nuk e dine perse protestojne,nuk shohin se kush I drejton,njerez pa dinjitet,sepse keshtu e do partia.Partia I beri ligjet per te focuar pushtetin mafioz qe nuk ka burre qe I thyen.Koha dhe Amerika do te bejne te sajen.Kjo eshte dialektika.Shqiperia nje dite do te behet demokratike si Amerika,Franca.Ne jo por brezat qe do te vijne.

  • Ramiz alija:he mo sali cfare thua ti.po ja shoku ramiz populli shqiptar nuk eshte gati per pluralizem says:

    O mali,Shqiperia do behet demokratike nje dite,aq sa do behet Iraku me Afganistanin…
    Jo me kot ne krye u vu komunisti me i eger i ppsh qe zbatoi pike per pike vendimet e fundit te plenumit kq te ppsh…
    Saliu me shoket sigurimsa bertiste per pronen,kurse ramizi i kishte thene qe te mos ja jepte pronen isheve se ata do behen te pasur dhe kush ka paran mer pushtetin…
    Dhe komunistet u pasuruan dhe sot tallin bythen me ishet dhe nuk ka falkone e tit llalla qe ti hetoj burimin e pasuris…

  • Shqetësim i drejtë, por nuk ka gjasa të hidhet si bingo për tu rrëmbyer nga lëngaraqë të tipit opozitë jo parlamentare.

  • llafe ,llafe ,lafe shume ,qe na shpien nelume. pse nuk thua z. Bedri qe jemi ne diten e pare te revolucionit . vazhdojme me vendime politike nga komisione politike qe diten e pare qe u nderrua sistemi qe atehere kemi pasur vendime politike per cdo problem te rendesishem qe ka hasur vendi qe ne pergjithesi kane qene te sajuara nga te dy krahet e politikes jane ndryshuar te gjithe dokumentat e te themelit per funksionimin e te kater pushteteve pa u thare boja e te pareve.historianet neser do ta kene te veshtire te bejne sqarimin e pse ve te ketyre ndryshimeve. Kjo do te ndodhe dhe tani .Aq problem e kane te gjithe reformen dhe zgjedhjet sa keshtu apo ashtu te dyja do zgjidhen nga kmisioni politik dhe rrjedhoje do te jete ndryshimi itere dokumentave themelore te shtetit,duke filluar nga kushtetuta.Kjo nuk do te ndodhe vetem n.q.se ajo shtepia ne rrugen e E. Iu a ka vene koqet ne bige. ndryshe ne do te jemi ne diten e pare , me vendime te komisioneve Politikedhe akoma pa shtet evetem me pushtet.

  • Politikanet po i luajne guret e fundit. Shqiptaret i kan vare shpresat vetem tek SHBA.
    Edi Rama me sa duket eshte ne mes dy zjarrve, Ne mes SHBA-se per te perfunduar reformen dhe ne mes zjarrit kriminal qe oligarkia po nxjerre guret e fundit per te goditure reformen ne drejtesi dhe Edi Ramen perfundimishte.!
    Ne se Rama dorzohet athere do te veshtersohen problemet.
    Ka edhe lobe ne Amerik. Nje shembull nga e kaluera. Ja konkretishte.
    Kure Edi Rame i futi shqiptaret ne Greven e urise per Hapjen e Kutive te Votimit, dhe kure ju afrua fitore per hapjen e tyre ja beri nga Amerish Elton Engell per nje vizite ne shqiperi.
    Pasi perfundoi viziten. Ai Lavdroi Sali Berishen qe shkatrroi zgjedhjet duke e e cilsuar Sali Berishen me Xhon Kenedin .
    Kaqe u dhesh dhe athere iethirr Rama tek Krokodili ne Evrope dhe levizje per hapjen e kutive u mbyll ne favor te masakres zgjedhore.”
    A ju kujtohert.? Ne se e keni harruar une po jua kujtoj.!

  • Me gjithe se ju i nderuar z Bedri komentoni dhe tema eshte per reformen ne drejtesi ,une dua tju permnd edhe reformen zgjedhore ,jane te lidhura ,ku tregohen fare ashiqare kundershtimet e te gjithe politikaneve anti shqiptare e anti demokrate tamam si kori bretkocave ..Po te ishte per ne kokplaret dele qorre Ilir Meta nuk do u merziste sot ,nuk do vepronte si para dy javesh ,kur beri shqiponjen me dy duar i ulur ne gjunje , e u cirrte nga zeri duke prishur mikrofonat .A thua se i erdhi “keq ” metes se po “prishej demokracia ” ne shqiperi , jane shenjat e frikes ,per burg i ka me ze e me figure i nderuar Bedri dhe ai edhe mire si po reziston ,se dihet ka vetem nje kundershtar te forte ,jo popullin ,por ka SHBA , ndryshe mos fliste z KIM ai sot e dje e pardje , do ishte tek vila madheshtore e ndertuar ne toke te vjedhur te Gjiri i Lalzit me 500 pale qefe apo nuk e ka prallore me 12 banjo ,me falni 12 hale ..Por nderhyrja e zonjes KIM e ka terbuar Meten ,e ndjen friken me te drejte eshte piketuar dhe eshte budalla ai person qe mund te luaje bishtin me Ameriken ,dhe kjo e fundit nuk te fal ,po te shenjestroje .Dhe ky shembull eshte edhe me reformen zgjedhore ,ku pame ne intervju zonjen e nderuar dep Hajdari perballe gazetareve tha ,keta tre bandille ,po i shkelin syrin njeri tjetrit . Para gazetareve z Hajdari i kerkoi popullit mbare , ju lutem kerkoj perkrahjen tuaj .Ti japim cezarit ate qe i takon . Dhe pa kaluar 30 ore Zonja KIM doli dhe foli drejt e ne teme , per te dyja reformat si ate zgjedhore dhe ate ne drejtesi ,qe ju po e komentoni i nderuar z Bedri ,eshte per te mire u shpreh ajo te demokracise dhe mbi te gjitha per te miren e popullit mbare shqiptar ,e kemi vendosur dhe kemi investuar ne Amerikanet ,plus BE ,..Mos qe kjo rastesi fill mbas Rudina Hajdarit , Jo JO Nuk eshte rastesi ,ai qe e quan rastesi eshte naiv ,ose femi ..Por me gjithe se une personalisht nuk jam me as edhe nje nga keto parti tifoz ,por perkundrazi i urrej te gjitha , i ka ardhur nje shanc i mire ,si as edhe nje here tjeter nuk te vjen kolllaj , Lul Bashes te degradoje para perendimoreve Ramen .Dihet Rama bashke me berishen ne 2008 bene kete katrahure ,natyrisht ishte interesi i te dyve personal partiak politik ne kurriz te minimit me CO4 te demokracise .
    Luli qe te fitoje pike dhe ti leje ne dore dopjo gjashten Rames ,ti japi urdher po te jete i zgjuar atij zarit te tij ,qe hiqet si “demokrat ” Bylykbashit e te tentoje te pranoje sistemin kombetar MAZHORITAR e me LISTA TE HAPURA .Dhe ne rast te kundert Basha do gremiset me shume si nga populli shqiptar ,por me shume nga perendimoret ,per respektin 0 nul qe kane per Bashen .Dhe ky do perfitonte nga kjo manover .Nuk dua te bej propogande ,ose sic thote populli bjeri deres qe te degjoje pragu jo .Te gjitha jane ciper tavoline te bejne cfare te duan ,por mos harojme , se as edhe nje njeri nuk ka shanc ta kruaje me Ameriken ,sidomos kur ajo ka te drejte si ne rastin ne fjale .Eshte budalla ai qe se kupton ,dhe do jete vetfajtor i vehtes se tij.
    Nderime dhe faleminderit per shkrimin z Bedri .

  •  KUVENDI 1 – SALIKJA 3…APO NJE
    ORVAJTJE PER GRUSHT SHTETI NEN TAVOLINE !?

    – Ilir Meta shpall platformen e Byrose Politike te partise “ Keshilli Politik per Drejtesine” shqiptare

    – Levizje e re politike apo “ Skuadron Vdekjeje” per ekzekutimin e Reformen ne Drejtesi e Vetingun !

    – Ilir Meta ne pranga per tentative per grusht shteti

    – Cfare pret Kuvendi dhe SPAK-u !?

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Kryemafiozi i Ballkanit Ilir Meta, alias Like Floriri heq edhe masken e fundit te varrmihesit perserites te Shqiperise !
    Kuvendi 1 Meta 2 + Avokatja politike “ Popullit “ te pazarlleqeve politike Rama- Basha te 17 majit 2017, pra Kuvendi 1 Meta Berisha 3 eshte tentative per grusht te mirefillte shteti dhe permbysje te rendit kushtetues dhe varrosja e Republikes Parlamentare, eshte kthimi i Shqiperise ne nje Republike Presidenciale, pra ne nje dinasti te ilir Metes dhe Avokates se Popullit , Avokates se Saleh e Argita Berishes.
    Nese drejtesia shqiptare rivihet nen shkopin e dirigjentit politik te SaLikes dhe te politikes se SaLikekracise a kujtdo qofte ky do te ishte guri i varrit jo vetem i Reformes me Drejtesi dhe Vetingut por edhe i demokracise dhe vete Shqiperise !
    Ja pse ambasadorja e aleatit kryesor strategjik dhe mikut me te madh te shqiptareve ne kohet me te veshtira to be or not to be, SHBA-se dha alarmin dhe kushtrimin per vrasjen e Reformes me Drejtesi dhe Vetingut qe ne djep nga pazaret e felliqta te politikes antishqiptare te politikaneve me antishqiptare me historine e Shqiperise !
    Ilir Meta eshte politikani me i degjeneruar dhe me i korruptuar ne keto 107 vjet te shtetit shqiptar.
    14 pikat i komplotit te tij antikushtetues jane 14 plumba ne zemren e Kushtetutes dhe Drejtesise shqiptare vetem e vetem per te shpetuar kokat e Bandes se Gangstereve” dhe “ Mafias qe ka dale krejt jashte kontrollit “!
    14 pikat e “ Keshillit Politik per Drejtesine” shqiptare jane 14 plumbat e levizjes politike qe ai lancoi dje e sot qe automatikisht e shkarkojne ate nga posti i Presidentit per shkelje dhe dhunim flagrant te Kushtetues, cka jo Komisioni i Venecias po as Komisioni i Zotit vet nuk mund ta shpetoje nga shkarkimi dhe as nga burgu vetem e vetem per kete akt pa llogaritur nje mal me krime e korrupsion te hapur me ze e me figuren e tij faqe mbare shqiptareve kudo qe jemi dhe faqe mbare Botes!
    Ilir Meta e Sali Berisha jane jo vetem turpi por edhe fatkeqesia me e madhe e shqiptareve, e mbare Shqiperise dhe kombit shqiptar !
    Shqiptare vigjilente, syceltesi perballe ketyre perbindeshave, ketyre kucedrave te pangime me gjak e me djersen shqiptareve dhe pasurite e tyre e te Shqiperise !
    Cfare pret SPAK-u !?
    Cfare pret Kuvendi i Shqiperise !?

    From: Alban Dega
    Date: May 22, 2020 at 10:41:46 AM EDT

  • Gazeta e nderuar Dita thekson

    “Spostimi i boshtit qendror të reformës në drejtësi, pra, larg përkatësive të politikës, duke synuar krijimin e një Këshilli Politik mbi palët dhe mbi të gjitha institucionet, është lëvizja më e re, e cila në fakt, duke synuar të deformojë sistemin, mbron të korruptuarit, ata që kanë urdhëruar vrasje në bulevarde, hajdutë të përmasave të mëdha, në të djeshmen dhe të sotmen, grabitës të pandëshkuar, të djeshëm dhe të sotëm, oligarkë që kanë bërë ligjet për qeveritë” . Po kush e krijon këtë situatë ?

    Ai që i vu kazmën drejtësisë shqiptare Sali Berisha me prokuror të sistemit kaluar të munist me prokuror mafioz të kursit famëkeq të plepave ai që dogji e rrënoi tërsisht shtetin shqiptar sa edhe pushtuesit nuk ja kan bë.
    Tablloja e gjendjes zymtë te drejtësië nuk flet por bërtet Një shtet pa drejtësi si shqipëria ,është si miza pa kokë,dhe shqiptarët sillen rreth gjykatave si miza pa kokë të torollosur të mërzitur të handakosur e marrosur.sepse nuk marrin drejtësi.Shpresoim FORT te AMERIKA .
    SEPSE :

    Jeta është bërë e padurueshme në shqipëri , kur hynë hajduti e të vjedh ,hynë armiku e të vret në rrugë në mes ditës ,në prag të shtëpisë ,dhe qeveritarët . prokuror e gjykatës jo vetëm që s’bëjnë gjë për të mbrojtur pasurinë dhe jetën e shqiptarit ,por hynë në marveshje klasa politike Sali Berisha ,Ilir Meta ,F.Nano L.Basha dhe mafiozët kriminelët për të sabotuar pa lindur si foshnje drejtësinë e re ,për të shpëtuar kokën e pasurinë e vjedhur.

    Qeveritarët të mos bashkohen me klasën politike që ka vjedhë pasurinë e shqiptarve me kriminelët dhe ata që kan vra njerëz ,me hajdutët për të rjepur shqiptarët .

    I BËJË THIRRJE AMBASADËS SHBA DHE BE-së veni gishtin plagës drejtësisë që kullon gjak ,që nuk është e lehtë ,sepse krimet që kan krye politikanët shqiptar jan njëra më e rëndë se tjera dhe të gjitha jan vdekjeprurëse për drejtësinë e re .KAN EMRA TË GJITHË PESHQIT E MËDHEJ ,mos bëni sikur nuk i dini. !….

    ju keni shpenzuar para e sakrifica ,nuk duhet dështoi as SHBA dhe as BE,jeni shpresa e fundit për vendosjen e drejtësisë e shteti ligjor në shqipëri ,ndryshe do mbetemi rob të pushtuar dhe të injoruar ,të shkelur më keq se bandat në somalia..

    .të ndryshëm rimet e 30 vjetve kan emra

  • Po me Namikun cfare pate more Islam, ne festen e Bajramit?
    Namiku eshte gjethe fiku, e thare ne pamje dhe permbajtje politike, shoqerore, dhe aq me shume kulturore. Kur nje shkrimtar flet si politikan mes veprave te tija, ai nuk eshte asnjeri dhe as tjeteri. Eshte nje HIC.
    Nese e ke shok, kjo eshte pune per Ty, bedri. Po mos ia ul vleren sa mesiper ke shkruar bukur e mire.

    • KRENAR PER NAMIK DOKLEN !

      Hyri ne politike me kepuce te grisura e doli me xhepa te shpuar por me faqe te bardhe e nder te shtuar!
      Kurre nuk e ngaterroi xhepin e shtetit e djersen e popullit me xhepin e vetit !
      Nje shembull per tu ndjekur nga cdo politikan shqiptar qe per fat te keq nuk po e shohim pas Namikut!
      Xhaketa e Namikut eshte me e re, me e paster se firmatot politikaneve shqiptare te mykura e qe kuterbojne era korrupsion e zhvatje deri ketu ne Nju York e Token e Zjarrte!
      Te lumte zemra e madhe e shpirti solidar, penda e arte e mendja e mprehte jo vetem jotja por edhe vajzes suaj te mrekulluesheme, o shok dhe sivellai im Namik Dokle!
      Kush harron te kaluaren e kohet e veshtira eshte i denuar ti perserise ato!
      As millionat e vjedhura, as postet e trafikuara, as titujt e blere nuk krijojne vlera por plehra! Dje, sot, neser… perhera!
      Qofsh i nderuar Namik Dokle dhe ti Bedri Islami per analizen e mbylljen mendjendritur te saj !

  • I nderuar Fteri.
    Eshte lufta per jet a vdekje ne mes reformisteve dhe antireformisteve.
    Qe kure i`u zu emri Reforme e Re ne Drejtesi e deri me sote ne mes Reformisteve {qe keta e quajen Edireforme) dhe Antireformisteve (qe kryesohet nga Sali Berisha dhe Ilir Meta) kjo Reforme eshte bere vetem me nderhyrjen e ashper te SHBA-se.
    A ju kujtohet, juve qe kure filloi Reforme ne Drejtesi u deshe nderhyrja Amerikane se nuk plotesohej Korumi per tu votuar dhe Opozita nuk e jepte OKEJNE per te miratuar fillimin e Reformes . Gjate gjith kesaj kohe Antireformistet kan sajuar lloi-lloi formulash per ta penguar Rfeorme dhe per ta devijuar nga qellimi strategjik te saje.
    Kjo e fundit tani eshte aqe e bajatshme dhe aqe e pa skrupullt aqe sa tani me nuk munde te vazhdojn me teje. Reforma duhet te mbyllet tani sipas projektit te paramenduar .!.
    Une mendoj se me kete, Antireformistet e kan plotsuar “korumin” e tyre per ti mposhtur plotsishte.!

    • Fteri me fale nje korrigjim Gabim nga ana ime ketu.!

      Une mendoj se me kete, Antireformistet e kan plotsuar “korumin” e tyre per ti (T`U 0mposhtur plotsishte.
      !
      Antireformistet do te mposhtenm plotsishte.Ketu e kish fjalen. Nga leximi yne e nxora kete gabim qe kisha bere.!

  • Respekte për analizën e drejtë e të sakët të. Aliut të madhë në Selanik e falenderoi !

    Por nuk mendoi se antireformistët grabiqar kundër drejtësisë shqiptar\e do të mposhtin reformën e drejtësisë ndërmarrë nga SHBA,dhe BE-në dhe qeveria shqiptare me miratim 99% të popullit me gjithë rezizencën e madhe që po bëjnë ato forca destruktive për ta mposhtur .

    Sepse reforma e drejtësisë është më e madhja mbas çlirimit atdheut dhe më serjozja e demokracisë ,një çlirim i dytë për vendosjen e vërtet të drejtësisë të barabart për të gjithë,.Kjo ëndërr është një dëshirë e lëvizje masive tamam çlirimtare e popullit vuajtur masakruar nga vargojt e drejtësisë se vjetër kriminale që po mba peng zhvillimin e vendit.

    Reforma për drejtësin e re shqiptare nga qevria E.Rama është në qendër të lëvizjes europiane ,si model ri vetingu për drejtësinë europiane dhe amerikane , i angazhuar dhe miratuar nga gjithë populli shqiptar është interesuar të përfundoi me sukses kjo reformë shpëtimtare në këto situata të rënda kur shqipëria nuk ka as drejtësi ,as gjykatë kushtetuese,por vetëm klasë politike që ka vjedhë e vra shqiptarët. .

    Pra i dashur Ali ,këtu në këtë reformë drejtësie ,duket vetëm fillimi ,se asgjë nuk është vendosur për fare për asnjë kandidat ,se situatat e vetingut jan në zhvillim e sipër,se në këtë lojë të madhe të institucioneve të reja të ligjit e drejtësisë ,si çdo punë e lojë e madhe fisnike e vendosjes shtetit të drejtës kundër falangave të krimit ,vrasjes e vjedhjes ,fjalën vendimtare dhe te fundit e ka populli shqiptar ,qeveria Rama me ndihmën e SHBA +BE -në ,besoi fort në shtetin e ri ligjor në shqipëri , Antireformistët S.Berisha ,Ilir Floriri do të dështojnë me turpë.

  • Bedri
    Je hallakatur shume por analiza e konkluzionet jane te pranueshme.
    Besoj se kete here Amerika e BE e kane seriozisht.
    Te perfundoje reforma ne drejtesi, te fillojne arrestimet, e do te shohesh pastaj si nje pjee e ketyre politikaneve, do te ikin jashte shtetit si Gruevski.
    Prokurore e gjyqtare mendoj e besoj se do te jene amerikane, se prokuroret shqiptare nuk kane guxim te akuzojne e gjyqtaret te denojne.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *