Vargje për shpresën dhe besimin

Ornela

E mira do shpallet Mbret…

Dhe fituan të pabesët,
dhe u shtypën të pashpresët,
nga kjo luftë e kjo përpjekje,
shpresa u plagos për vdekje.

U plagos e u hoq zvarrë,
po akoma s’është vrarë..

Pak kanë mbetur-shumë kanë ikur,
shumë kanë rënë e prapë janë ngritur,
lufton drita errësirën,
lufton e keqja të mirën..

Po shpresa ime nuk humb,s
e do ketë një gjyq në fund,
paskëtaj do hapen retë,
e mira do shpallet Mbret!
21.10.1999

I drejti…

I drejti pa ndrojtje,
duhet të bërtasë,
të mbrojë memecin,
që nuk mund të flasë.

Të kalojë çdo ditë,
në provën e zjarrit,
në krahë të të mjerit,
dhe të nevojtarit…
08.09.1999

S’do jetë gjithmonë …

S’do jetë gjithmonë kjo botë,
s’do jetë një këngë pikëllimi,
ajo që sot mbillet me lotë,
do korret me këngë gëzimi.
03.11.1999

Zoti im…

Zoti im,
mos më lër në mjerim.

Nepërkat me helm nepërke,
më helmojnë jetën,
kuçedrat me dhëmbë kuçedre,
shqyejnë të vërtetën…

Zoti im,
me fronin përmbi retë,
më shpëto nga të pafetë.
Në mos draprin,lëshoju rrufetë!…
27.08.2000

Pa titull…

Kur të ligut,
i bën një të mirë,
s’të dihet as mundi-as nderi,
njëlloj sikur vë xhevahirë,
në feçkën e ndyrë,
të një derri…
31.10.2000

Gjurma…

Gjurma e gjarpërit mbi shkëmb,
gjurma ime mbi trupin tënd,
gjurma e zogut në fluturim,
gjurma e rrezes në syrin tim,
gjurma e buzës përmbi buzë,
gjurma e flakës përmbi shpuzë,
gjurmë e aromës nëpër gjinj,
gjurma e gishtit nëpër florinj.

Syri s’i sheh në asnjë vend,
janë gjurmë që Zoti vetë i gdhend…
05.12.1998

Share This Article
4 Comments
  • Sa naiv që jeni o fakira ,kërkoni kos në derë të jevgut .Kapitalizmi është jevg ,ha njeriu njerin.Ku ka kos falas Z. ARBEN …?!..

    Ju kërkon drejtësi ,shpresë e besim në sistem -borgjeo-kapitalizm apo imperjalizëm 30 vjet me radhë që mashtrohemi dhe gënjehemi ,bëjmë kërkesë që nuk na e jep dot ,Sepse:

    -Në SHBA vetëm 3 % e pasanikve zotron 57% të pasurisë kombëtare ,ndërsa 87% e popullatës ka vetëm 8% të pasurisë kombëtare.

    -Në gjermani që ne kemi shpresa për drejtësinë se do ta ndihmojnë shqipërinë /… ,vetëm 1.7% e pasanikve ka në duart e saj 35.5% të gjithë pasurisë kombëtare gjermanisë.

    Pra kapitalizmi që ju kërkoni drejtësi është kalbur,është bishë e pa ngopur ,nga grabitja nga padrejtësia ,nga korrupsioni,nga papunësia ,nga degjenerimi nga varfërimi dhe pasurimi marramanës i klasave ,një numur i vogël shfrytëzuesish ,si botë e në shqipëri.
    Pasanik jan një gusht i vogël politikanësh që zbritën nga Çepani-skraparit ,nga Viçidoli -Tropojës ,nga kollan-kosuri ,pidhi sëmës me pantallona të grisura në mes Tiranës dhe u bënë me vila private, modrene luksoze,me toka e dyqane industrialë ,ushqimor e tregtar me mallra të rezervuara të cilësisë së lartë me restorante speciale e luksoze me shërbime të posaçme ku organizohen dëfrime Ilir Meta me Sli Berishën dhe shumë gazetar ,prokuror e gjykatësish ,analistësh të botës krimit .Ku shpenzojnë shuma kolosale për ndërtimin e vilave e hoteleve turistik për vete për partnerët perendimor .

    Z. ARBEN DUKA , kriminaliteti në shqipëri ka arritur kulmin .Shteti është bë KRIMINAL ,populli si mizat pa kokë të torollosura e të hendakosura të mërzituara kërkojnë drejtësi rreth gjykatave ?!…..Po kujtt t’ ja kërkosh krimet e rënda,vrasjet,grabitjet,sulmet e rënda ndaj jetës së njerzve ,plaçkitjet ,vjedhjet e përdhunimet ,sulmet me armë çdo ditë ?…

    PROKURORISË -GJYKATAVE APO QEVERISË ,KUR VJEN PUNA PËR GJYQË TË GJITHA BËHEN NJË ME KRIMINELIN KUNDËR VIKTIMAVE DHE POPULLIT.

    Rasit më i neveritshëm është kur viktima më e fundit në Korçë ,fëmia 4 vjeç na del fajtor se ai zhveshi telat për ti vjedhur në lulishte !…Po ku ka mundësi plot katër vjeç një fëmijë me kukulla ,të zhvesh telat për shitje ?…

    Edhe sikur të ndodhë kjo , krimin e vrasjes ndaj fëmijës e ka kryer shteti me varfërinë ekstreme që ka mbjellë në popull dhe le grackat e korentit pa masa sigurimi nëpër lulishte e nëpër rrugë për të vra njerëz .

    Ku je more gjyktës i krimit që me paturpësi troket çekiçin në favor të kriminelit shtet dhe fajtor nxjerr fëmijnë katër vjeç të varfër që rrugve kërkon një cop bukë ! ?…..Ah të kisha tu jepja një grusht kokës ore gjyqëtar dhe të groposja të gjallë gjithë klasën politike bashkë me ju.….!….Zagar.

    Klasa politike ,kapitaliste është vetë është krizë të thellë në organe të drejtësisë,aty blihet e shitet drejtësia ,kush ka lek fiton ,kush nuk ka burgoset,ju kërkoni nga amerika ,apo qeveria shqiptare , kur vetë sistemi kapitalistë mbështet e ushqehet me kriminalitetin ,pasurohet marrëzisht një grusht njerzish shfrytëzojnë gjithë pasurinë kombëtare ,vrasin pa mëshirë popullin e varfëroin e diskreminojnë e vjedhin me korrupsionin,me e ligjet që miratojnë gjithmon për interes të tyre.

    Ku je o popull që fle gjumë ,kur do ngrihesh ,Kundër kësaj politike padrejtësie ,duhet ngrihesh vetëm TI – popull .Vetëm TI popull mund ti përmbysë këta sharlatan dhe të sjellësh shpresën e besimin ,nuk ka shpresë tjetërkund populli shqiptar veçse te ti popull ,harroje se dikush mund të na dhuroi drejtësi ,në tavolinë ,përveç popullit tonë të dashur..

  • o fteri o budall o debil ti e ke mire se ne kapitalizem-borgjezizem-imperializem as kos nuk te jepkan pa pare, kurse ne socializem u shqepem me mish falas, e me veze e qumesht pa tallon fare, vajguri per te zjere supen ne nevojtore vuuuuuuuuuu, lum. per zotin e ke mire, flet ne emer te popullit se ta kishte mbush mendjen enveri qe te gjitha pislliqet i bonte ne emre te popullit. meqe ra fjala a me thua dot a eshte prifti popull, sic pyeste ai aktori madheshtor te ai filmi i mrekullueshem? o fteri o idiot, o rrte cari, Nuk ka popull mer rrote, ka bashkesi individesh ku secili shef interesin e vet dhe nuk e rrun per tjetrin. Akoma me iluzionet e enver pordhes rroni ju?

  • Kapitalizmi jot së bashku me klasën politike të shkërdhatokracisë 30 vjeçare shqiprisë i prenë këmbën me sharrë të dreunjtë,,por ka akoma zemër me atë kosin e Enver Hoxhës për të mos rënë në gjunjë,dhe nuk do dorzohet o shkërdhat pikkrriçe pa emër ,do qëndroi i bashkuar ,në këmbë do mbetet edhe se e vodhën ,dogjën e vranë,edhe me një këmbë do eci bashkë..

    • He me te lumte, na marrshin te keqen. Rri ne kembe e me gisht ne bythe, keshtu te do partia o idiot.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *