Pas rihapjes, kishat në Greqi kremtojnë Pashkët një muaj me vonesë

J L

Kishat në Greqi, mbrëmjen e së hënës, kryen ritet fetare të Së Shtunës së Pashkëve me bashkësitë, ritet që nuk kishin qënë  në gjendje t’i bënin në mars për shkak të bllokimit.

Kryepeshkopi grek Jeronimos drejtoi një meshë në Katedralen e Athinës në orën 21:00 deri në orën 1 të mëngjesit, ndërsa mijëra besimtarë ortodoksë u mblodhën në kishat në të gjithë vendin për të kënduar himne duke festuar Ngjalljen e Krishtit.

Sinodi i Shenjtë tha se shërbimet “do t’u japin besimtarëve mundësinë të përjetojnë gëzimin e Pashkëve, nga e cila ata u privuan për shkak të pandemisë koronavirus.”

Kishat u rihapën më 17 maj pas një bllokimi gati dymujor që bëri që shërbimet e Pashkëve të kryheshin pa besimtarët.

j.l./ dita

Share This Article
2 Comments
  • Qe nuk u kremtuan pashket ne kishe diten e caktuar , kjo nuk do te thote se besimtaret nuk i kremtuan ato neper shtepite e tyre , por ishte kisha ajo qe nuk xhvati dot nga populli parate qe kishte planifikuar . Edhe ne keshtu vepronim para `90-es me ekonomine e planifikuar ! Edhe sot na tingellin ne vesh :Zbatimi i planit , thuhej atehere , eshte detyre , kurse tejkalimi eshte nder . Prandaj populli atje , te mos kujtoje se i shpetoi ketij detyrimi , se kisha nuk i u ndahet edhe pas vdekjes e jo me kur jane te gjalle !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *