Nga Viktor Malaj
“Ne duam që Shqipëria të jetë një aleat i fortë dhe i aftë i SHBA-së dhe duam që ju të jeni pjesë e familjes evropiane. Nuk mund ta kemi këtë pa Reformë Zgjedhore dhe pa Reformë në Drejtësi. Këto të dyja nuk janë diçka për të bërë pazar. Janë domosdoshmëri dhe ka ardhur koha të rreshtet së bëri lojëra”
Yuri Kim – Ambasadore e SHBA-së në Shqipëri
Deklarata e mësipërme e ambasadores amerikane në Tiranë shkaktoi tek shqiptarët habi, kureshtje dhe jo pak trazime. Kur flet Luani apo i dërguari i tij, lepujt dridhen, dhelprat përdridhen dhe çakenjt angullijnë.
Në Tiranë dhe gjetkë filluan hamendësimet, bastet dhe parashikimet se me cilët e kishte dhe kush do ta hante. Një i dehur që kishte shkelur rregullat qeveritare të pandemisë u shpreh nëpër dhëmbë se ambasadorja s’e kishte me asnjërin nga drejtuesit politikë të Shqipërisë pasi ajo në Tiranë thjesht përfaqësonte interesat e shtetit të saj dhe nuk i lejohej ndërhyrja në punët e brendëshme të vendit tonë pasi ne e kemi provuar disa herë se këtë gjë as e lejojmë dhe as na nevojitet.
Meqënëse politikanët kryesorë, deri tek Presidenti i vendit, pohuan se zonja Kim jo vetëm s’e kishte me ta por e kishte me “të vetmen të keqe të Shqipërisë dhe të shqiptarëve”, me Kryeministrin Rama dhe meqënëse një analist solli në kujtesë thënien popullore shqiptare se “një i marrë hedh një gur në ujë dhe njëqind të mençur s’e nxjerrin dot”, unë vendosa të bëj publik faktin se zonja Kim e kishte me mua dhe me askënd tjetër.
Në këtë mënyrë edhe e vërteta del në shesh, edhe guri nxirret nga uji por, mbi të gjitha, edhe shpirtrat e trazuar qetësohen dhe marrin frymë të lehtësuar.
Po, pse e kishte me mua znj. Kim?
Si çdo ambasador tjetër në botë, edhe zonja Kim, përpara se të vinte në Shqipëri si përfaqsuese e SHBA-së, është njohur me historinë, gjeografinë, etnokulturën dhe politikën shqiptare. Në një raport përmbledhës për politikën dhe politikanët e Shqipërisë ajo duhet të ketë lexuar si vijon:
1-Ai ka qenë mjek i udhëheqjes së lartë komuniste dhe sekretar i partisë për Fakultetin e Mjekësisë, një komunist i ashpër dhe karrierist i vendosur. Kur e pa se po binte sistemi iu bashkua Lëvizjes Studentore dhe e përvetësoi frymën dhe misionin e saj. Ne e kemi përkrahur fuqimisht dhe, madje, në kundërshtim me parimet e së Drejtës Ndërkombëtare, ngritjen dhe ardhjen e tij në pushtet.
Kur e pa se po fuqizohej filloi të bëhej mospërfillës dhe mosmirënjohës. Ndaj popullit dhe vendit të vet mbajti një qëndrim krejt të kundërt me ato që kishte premtuar, si dhe në kundërshtim me predikimet tona për liri e demokraci. Në fushën ekonomike rezultoi një katastrofë, ndërsa në sferën e zbatimit të normave demokratike një kundërvajtës i vazhdueshëm, i papenduar dhe i pandreqshëm.
Kur ishte President i vendit ka burgosur dhe dhunuar kundërshtarët politikë, ndërsa kur u bë Kryeministër edhe i vrau ata pa gjyq. Është shpallur “armik i lirisë së shtypit” nga Institucionet Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit. Ka falsifikuar dhe dhunuar procese të pjesëshme apo tërësore zgjedhore. Shtypi perëndimor e pati shpallur “ordiner të rrezikshëm” në 1998 dhe regjimin e tij si “regjim gangsterësh” në mars 1997.
Ka një nivel të kënaqshëm dijesh, por i mungon tërësisht kultura e njeriut të qytetëruar në marrëdhënie me shoqërinë dhe, sidomos, me kundërshtarët politikë. Është energjik por brutal, punon fort por mbrapsht, propagandon me zell parimet demokratike por i shkel ato sa herë ia kërkojnë interesat vetjake. E sheh politikën si luftë dhe jo si garë. Është ideatori i shkatërrimit të sistemit juridik shqiptar dhe, njëkohësisht, nxitësi kryesor në prapaskenë i pengimit dhe vonimit të Reformës në Drejtësi.
Në vitin 1996 ka refuzuar të presë në takim zyrtarin tonë të lartë të Departamentit të Shtetit dhe ka kundërshtuar propozimet tona për përsëritjen e zgjedhjeve në 40 zona elektorale, megjithëse ato duheshin përsëritur në gjithë vendin. Është shkaktari kryesor që e çoi vendin në katastrofën kombëtare të 1997 dhe ideator i marrjes së pushtetit me dhunë në shtator 1998.
Synimin e tij kryesor në jetë dhe papërgjegjshmërinë qytetare, politike dhe kombëtare e ka demonstruar me vepra, si kur ka qenë në pushtet, ashtu edhe në opozitë, ndërsa gojarisht e ka konfirmuar kur i pohoi gazetarit amerikan në 1997 se motoja e tij ishte thënia e Luigjit të 15-të “Pas meje u bëftë kiameti” (Apres moi, le deluge). Hiqet si proamerikan por në thelb na urren dhe, madje, ka tentuar organizimin e një akti terrorist ndaj ambasadës tonë në Tiranë në vitin 1998. Gëzon ende simpatinë e një bërthame fanatikësh partiakë si dhe të atyre që patën përfituar gjatë pushteteve të tij.
Mbetet idhulli i pjesës më të pazhvilluar të zonave fshatare. Nuk ka asnjë ideal ose, më saktë, ideali i tij i vetëm mbetet pushteti për të sunduar. Është i gatshëm në çdo moment të bëjë aleanca politike me cilindo për hir të marrjes apo mbajtjes së pushtetit, siç ka bërë në 2008 për Ligjin Zgjedhor dhe në 2009 për zgjedhjet e përgjithëshme.
Ka mundur të krijojë tek disa përshtypjen e rreme se është i pakorruptuar, por familja e afërt e tij është nga më të pasurat në vend. Pavarësisht ndikimit brendapartiak, në sferën më të gjerë shoqërore e kombëtare, aktualisht, është katandisur në një “dervish” që hedh fall, një plak i dështuar që nxit urrejtje dhe një postier dixhital pa dinjitet që shpërndan lajme të rreme. Është element i dëmshëm për vendin e vet, ashtu edhe për interesat tona në rajon.
Është mishërimi i përsosur i konkluzionit të ish-disidentit dhe Presidentit çek Vaclav Havel se “Nuk ka më të zinj se komunistët antikomunistë”. Duhet mbajtur sa më larg.
Të gjitha këto thuheshin për mua.
Në një dokument tjetër znj. Kim ka pasur rastin të lexojë:
2-Ai ka prejardhjen nga zonat e thella malore të Jugut. Si student iu bashkua Lëvizjes Studentore në vitin 1990 dhe, më vonë, u bë figurë politike e së majtës shqiptare ku, në moshë fare të re, pa bërë asnjë punë tjetër dhe pa qenë drejtues i ndonjë grupi sado të vogël zyrtarësh, arriti në postet më të lartë deri Kryeministër.
Kur e pa se ato poste nuk mund t’i kishte të përjetshëm organizoi një shizm (shkëputje) të një pjese të partisë dhe krijoi një partizë të përbërë, kryesisht, nga individët politikë më karrieristë dhe të cilët ishin shpërblyer me poste dhe privilegje kur ai drejtonte Qeverinë.
Duke mos pasur kurrfarë bindjesh dhe as idealesh politike, nëpërmjet premtimeve dhe joshjeve për vende pune dhe privilegje, arriti të tërheqë në partinë e re të kryesuar prej tij edhe elementë të tjerë karrieristë nga partitë e djathta, duke e rritur peshën elektorale deri afër 10% dhe duke u bërë kështu një letër bixhozi me vlerë në lojën politike midis të dy krahëve.
Kjo ka qenë arsyeja që u bë disa herë pjesë e koalicioneve të djathta e të majta dhe gjithnjë duke i dhënë administratës shtetërore, qendrore dhe lokale, fytyrën më të errët të korrupsionit politik.
Për hir të pushtetit është i prirur të bëjë çfarëdo aleancash dhe me cilindo siç ka ndodhur në 2009 dhe 2013. E ka shprehur me vepra dhe me fjalë simpatinë dhe afrinë me moralin dhe sjelljen politike të ish-Kryeministrit të djathtë me të cilin pati bërë koalicion, duke thënë se i lidh një “kimi e veçantë”. Është individ politik i korruptuar dhe, megjithëse është kapur me presh në duar duke planifikuar rrëmbimin e fondeve shtetërore, ia ka arritur t’ia hedhë paq duke marrë pafajësinë nga gjykatat e korruptuara dhe të ndodhura nën thundrën e pushtetit politik ku ai bënte pjesë.
Është interesante dhe e dhimbshme se si një individ i tillë ia ka dalë të jetë i vetmi shqiptar që ka mundur të mbajë të gjitha postet më të lartë shtetëror. Për të mos mbetur peng të këtij rebusi duhet të sjellim ndërmend faktin se ndodhemi në Ballkan.
Kur ishte Kryetar i Parlamentit bënte një lojë të dyfishtë. Trupin e kishte në pushtet ndërsa kokën tek opozita prandaj edhe bashkëpunoi me të, herë hapur dhe herë fshehur, për ta vonuar, penguar ose shtrembëruar Reformën në Drejtësi sipas interesave të të gjithë eksponentëve kryesorë politikë që i tremben asaj.
Partinë e krijuar e ka shndërruar në një biznes politiko-familjar prandaj, kur u zgjodh President i vendit ia kaloi drejtimin e saj përkohësisht njërit nga shumë politikanë shqiptarë që pranojnë të keqpërdoren dhe pastaj e hodhi në duart e bashkëshortes së vet e cila shquhet për mendjelehtësi dhe dashurinë për pasuri.
Në aspektin e brendshëm e konsideron politikën si garë shtangistësh, ndërsa në aspektin e jashtëm betohet se është pro Perëndimit por ka karakteristikat e levantinit. Hiqet si mbrojtës i Kushtetutës vendase, ndërkohë që e shkel atë thuajse në çdo hap. Përpiqet të shfaqet si i dashuruar me Amerikën, madje duke valëvitur flamurin amerikan në ngjarje politike që s’kanë kurrfarë lidhjeje me SHBA-në, por këshillat diplomatike të Departamentit të Shtetit që nuk u përshtaten shijeve dhe ambicieve të tij politike i shpall si mendime të ndonjë diplomati të veçantë.
Ka arritur deri atje sa shumicën e Trupit Diplomatik perëndimor ta shpallë si “grup i organizuar diplomatik”, një eufemizëm për grupin e organizuar kriminal. Po të kishte ndonjë hapësirë të vogël kushtetuese a ligjore do t’i shpërndante Parlamentin dhe Qeverinë dhe t’i merrte vetë ose do t’ua dorëzonte veglave të tij të gjitha ato atribute. E ka braktisur rolin e “simbolit të unitetit kombëtar” që ia imponon Kushtetuta dhe demonstron rolin e “gjeneralit politik” të opozitës.
Duket qartë se ka frikë nga zbatimi në praktikë i Reformës në Drejtësi prandaj e ka shpallur atë të dështuar dhe të kapur nga kundërshtarët e tij politikë. Ndaj tij duhet mbajtur një qëndrim strikt zyrtar, sjelljet dhe veprimet e tij antidemokratike nuk duhen përkrahur në asnjë rrethanë dhe i duhet lënë të kuptojë se qeveria jonë nuk sheh tek ai as partnerin politik dhe as modelin e udhëheqësit perëndimor.
Edhe ky raport, sigurisht, fliste për mua.
Raporti i tretë që mund të ketë lexuar znj. Kim i shpjegonte asaj se:
3-Ai vjen nga një familje intelektualësh nga kryeqyteti dhe, përveç prejardhjes prindërore, nuk e lidh asgjë me të majtën shqiptare, mirëpo i nevojitet të ruaj një dukje të tillë pasi shumica e elektoratit që e ka sjellë dhe e mban në pushtet është i majtë. Në dhjetor 1990 ishte ndër të parët që u ngrit me shkrime dhe fjalime kundër regjimit që po merrte rrugën drejt analeve të historisë.
U shfaq ekstremist dhe i ashpër, politikisht si një anarkist dhe historinë e shihte si një telajo ku mund të vinte ngjyrat e tij të preferuara si piktor. Është ekscentrik, narcist, mendjemadh, mospërfillës dhe arrogant, por është energjik dhe punëtor.
Kur e pa se nuk mund të arrinte kryesimin e forcave të reja politike që po shkonin drejt pushtetit, iku në Evropë dhe bëri jetë refugjati për pak vjet. Më vonë u thirr nga Kryeministri i kohës dhe u bë pjesë e një kabineti qeveritar të majtë, duke drejtuar Ministrinë e Kulturës. Kur kryeministri dhe kryetari i partisë u tërhoq, ky arriti të shtjerë në dorë drejtimin e partisë më të madhe politike në vend. Këtu e ndihmoi fakti që nën emrin e kësaj partie ai po drejtonte me sukses bashkinë e kryeqytetit për disa vjet dhe dëshmoi se kishte më shumë epërsi se paraardhësit në atë detyrë çka ia rriti besueshmërinë.
Thuhet se ka përdorur marifete për t’u ngjitur në atë post, por e vërteta është se vetë socialistët nuk kishin në radhët e tyre një kandidat tjetër më gojëtar, më durues të baltës, shpifjeve poshtëruese dhe të sharjeve që prodhonte pa pushim “Lideri Suprem” sesa ky. Në këto kushte gara brendapartiake u bë e lehtë për të.
Më vonë arriti të fitojë zgjedhjet e përgjithshme dhe të bëhet Kryeministër. Është inteligjent, energjik dhe gojtar i respektuar. Nëse paraardhësi i tij përdorte fjalët e rënda dhe shpatën e mprehtë ndaj kundërshtarëve politikë, ky përdor mprehtësinë e fjalës dhe dinakërinë. Për të politika është “lojë shahu” por edhe kikboks (kick-boxing). Partinë që drejton e ka tjetërsuar thuajse krejt duke larguar shumicën e figurave tradicionale, mjaft prej tyre individë me dinjitet, dhe i ka zëvendësuar me besnikë të vet.
Edhe qeveria që drejton përbëhet më së shumti nga individë pa shumë kontribute intelektuale e shkencore dhe thuajse pa kurrfarë kontributesh politike prandaj edhe i ngjan një qeverie teknike. Nuk i pëlqejnë mendimet kundër dhe beson se ka gjithmonë të drejtë. Megjithëse është kokëfortë, di edhe të tërhiqet. Ka informacione dhe akuza që të bëjnë të besosh se është i përfshirë në akte korruptive nëpërmjet koncesioneve dhe të ashtëquajturve PPP. Aleancat politike i sheh si mundësi për pushtet dhe i realizon sa herë ia kërkon nevoja, pavarësisht palës tjetër, siç ka bërë në 2008 për Kodin Zgjedhor dhe në 2013 për zgjedhjet e përgjithëshme.
Është dobiç, por është dobiçi ynë (He is a son of a bitch but he’s our son of a bitch). Aktualisht duket se është figura më e besueshme brenda dhe jashtë vendit dhe ka shumë të ngjarë të fitojë edhe zgjedhjet e ardhshme pasi kundërshtarët e tij politikë janë të njëjtit që kanë dështuar disa herë dhe nuk pranojnë të ndreqen, kurse të rinjt e ardhur në opozitë nuk bëjnë as përpjekjen më të vogël të tregojnë se nuk janë mbartës dhe interpretues të moralit të vjetër politik dhe, rrjedhimisht, nuk ofrojnë kurrfarë besueshmërie dhe shpresash.
Është pro nesh dhe ka luajtur një rol të rëndësishëm në ideimin dhe zbatimin e Reformës në Drejtësi, mirëpo ka nevojë t’i tërhiqet vëmendja sa herë joshet nga dëshira për të ndikuar në rezultatet e kësaj reforme. Derisa të dalë në skenën politike një figurë tjetër më dinjitoze dhe më e besueshme, ky duhet përkrahur, por asnjëherë pa rezerva.
Meqë kjo ishte “shtojca” e parafundit e raportit për Shqipërinë dhe që bënte fjalë sërish për mua, znj. Kim iu desh të lexojë edhe pjesën fundore të atij raporti i cili më përshkruante kështu:
Edhe Ai vjen nga një familje e lidhur me regjimin e kaluar. Ndonëse është më i ri në moshë se disa nga eksponentët kryesorë politikë dhe ndonëse është shkolluar në Evropën Perëndimore, nuk shquhet për nivel të lartë të intelektit dhe as për kurrfarë aftësishë administruese.
Së bashku me disa të tjerë është sjellë në politikë në vitet 2000 më shumë për të shërbyer si makiazh i politikës dhe establishmentit të vjetër. U soll atje në rrugë private dhe pa pasur asnjë meritë në drejtimin e ndonjë pune shtetërore. Kur u pa se shfaqte besnikëri të pakushtëzuar ndaj udhëheqësit të vjetër u bë pjesë e dy qeverive dhe në të gjitha postet qeveritare që iu besuan nuk shkëlequ dhe as nuk u skuq për shkeljet e rënda ligjore; burgosjes i shpëtoi me manipulime procedurash gjyqësore falë ndikimit të padiskutueshëm të pushtetit politik ku bënte pjesë.
Nuk ka shfaqur asnjëherë ndonjë mendim ndryshe në partinë ku u adoptua, por thjesht nuk ka harruar të manifestojë besnikërinë dhe dashurinë ndaj “Liderit Suprem”.
Kjo ishte edhe arsyeja që kur kryetari i vjetër i partisë u dorëhoq de jure nga drejtimi, ia besoi formalisht atij kryesimin e partisë. Ky, vetë e pohon me krenari se i përket shkollës politike të kryetarit të vjetër, politika e të cilit tashmë është diskredituar disa herë. Nëpërmjet falsifikimit të votimeve arriti të bëhet kryetar i bashkisë së kryeqytetit ku nuk la asnjë gjurmë ndërtimi a ndryshimi. Po nëpërmjet manipulimeve zgjedhore arriti të sigurojë mandatin e dytë si drejtues partie edhe pse i kishte humbur zgjedhjet e përgjithëshme.
Në mendimet dhe sjelljet e tij politike nuk ka thuajse asgjë origjinale por shtyhet dhe frymëzohet kryesisht nga modeli i vjetër politik i partisë së tij dhe drejtpërdrejt nga themeluesi i atij modeli. I ngjan më shumë një makine politike, motori i së cilës vihet në punë nga etja për pushtet e privilegje dhe timonin e së cilës e drejton adhurimi dhe detyrimet ndaj paraardhësit në parti dhe morali i përbashkët me të.
Është vërtetë një makinë e pazhurmshme që shpie në të njëjtën vendmbërritje dhe me të njëjtën rehati udhëtimi. Ka qenë gjithmonë i frikësuar nga Reforma në Drejtësi dhe iu është nënshtruar porosive të “Liderit Suprem” lidhur me votimin dhe pengimet e asaj reforme.
Në partinë që drejton formalisht nuk gëzon ndonjë mbështetje të madhe dhe ka shumë kundërshtues, jo për shkak të së kaluarës së tij të palavdishme por sepse nuk shihet si personi i duhur për t’i sjellë në pushtet dhe madje disave iu duket ( jo pa të drejtë ) se iu ka zënë vendin që meritonin ata. Politikën nuk e sheh si garë, fituesin e të cilës e pëcakton vullneti popullor, por e sheh si pazar ku fituesin e përcaktojnë marrëveshjet e 2-3 pretendentëve.
Kjo është arësyeja që në kulmin e kontradiktave me kundërshtarin e vet politik në vitin 2017 i propozoi atij ta ndanin pushtetin sipas parimit “një herë ti, një herë unë”. Duhet respektuar për aq sa është.
Pasi tha këto fjalë për mua, raporti fliste në shumës duke u shprehur se: Këta të gjithë vijnë nga familje komuniste ose të lidhur ngushtë me atë regjim. Të gjithë janë antikomunistë por asnjëri nuk është demokrat i plotë, s’janë as të majtë dhe as të djathtë, janë të korruptuar, të korruptueshëm dhe korruptues që kanë vënë pasuri në rrugë dhe me mjete të dyshimta e kriminale.
Nuk e kanë për gjë të hedhin pështymë mbi njëri-tjetrin dhe pastaj po aq lehtë ta lëpijnë atë pa brejtje ndërgjegjeje. Publikisht pretendojnë se janë adhurues të Perëndimit, por sillen thuajse njëlloj si Lindja. Partitë e tyre i kanë asfiksuar dhe pranojnë vetëm mendimet e veta. Vendi ka potenciale intelektuale dhe morale por lindja e një klase apo udhëheqësi të ri dhe të denjë duket e vonshme pasi kushdo që mund të synojë sjelljen demokratike dhe priret nga idealizmi do të vihej përballë dilemës nëse duhej sjellë ashtu si i shërbehet më mirë vendit apo si iu pëlqen shumicës së popullit që është edukuar prej tridhjetë vitesh me stereotipin e politikanit “të fortë” por edhe të paskrupullt.
Edhe pse pjesa e fundit flet në numrin shumës, fjalën e ka për mua dhe, gjithandej në raport “Ai” jam unë.
Tani besoj se gjërat u qartësuan dhe as znj. Kim s’do të konsiderohet si një i marrë që hedh një gur në ujë dhe as politikanët tanë “të nderuar” nuk ka arsye pse të cilësohen si njëqind të mençurit që s’e nxjerrin gurin dot nga uji.
Ndërsa mua, që kam mbajtur të gjitha postet e lartpërshkruar, më mbetet të mbledh mendjen dhe të heq dorë, në mos nga çdo gjë, të paktën nga përpjekjet për të gjetur nja njëzet burra trima e guximtarë që marrin përsipër drejtimin e vendit sipas vullnetit tim dhe në shërbimin tim, pavarësisht se Kushtetuta thotë se ata “burrat” duhet t’i zgjedhë populli.
*****
Botuar në DITA. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen e redaksisë dhe citimin korrekt dhe të dukshëm të burimit

Eshte analiza me e thekur dhe shume e koncentruar e “babaxhaneve” qe na kane drejtuar keto 30 vite.
Zoti Malaj, e ke vulosur historine e Vipave tane maskarenj. me vjen keq per brezin pas nesh, se ne e hengrem tagjine dhe kemi filluar te hame torben.
Nuk i heq presjen.
Viktori dhe Dita binom drite
Ok!
Kenaqesi kur lexon shkrimet tuaja z.Malaj!
Shqiperia eshte CIRK KOLONIAL.
nuk është cirk kolonial o idiot!
të ishte i tillë!?
do na kishin vënë në rresht!!anglia e vuri në rresht një indi e pakistan të tërë!!
ne jemi një vënd idiotësh të sunduar nga një grup mafjoz!!
ti je prototipi i idiotit!
Si eshte me mire te ruajme pseudo sovranitetin nga SHBA dhe t i leme hajdutet e te gjitha partive te tallen me kete popull te tredhur qe nuk ngrihet edhe kur e lene pa buke pa lere edhe pa dinjitet , do te pranoja cdo gje vetem te zhduket kjo klase politike dhe ne fund te perfundoje pas hekurave per gjithe te zezat qe i ka punuar ketij vendi fuck sovranitet , me thoni ceshte sovraniteti , mos valle ne vendosim vete per ndonje gje , vetem na genjen mendja ne kemi humbur kete lesh SOVRANITETI dhe ja kemi falur kesaj lesh politike qe ben me ne si ti teket DO TI LUTESHA AMBASADORES KIM T I MERRTE ME SHKELMA KETA LEGENA , SE BOLL ME
tano
tipa si ky lali o janë gomerë të lindur,krenarë dhe me gisht në bythë?!
o thjeshtë janë pjesë e mafjes politike shqiptare!!
thjeshtë zhurmues “patriotik”!
na “mbrojnë” nga të huajt që të na rrjepin së gjalli!!
hjena të lindur!!
Nil mundem to heq ose shtoj nje presje.
Fotografi origjinale.
Nje skaner i politikaneve te 30 viteve
juri kim duhet ta perkthej kete shkrim
megjithese i ka te shkruara ne ambasad
bravo viktor je legjend e gazetaris
– Reformat Zgjedhore dhe per Drejtesi jane domosdoshmeri dhe KA ARDHUR KOHA TE RRESHTET se beri Lojra –
Keto fjale te Yurit amerikane (per dreq ngjet si emer Rus) Viktori perpelitet ti sterholloje e ti tjerre sa ka mbushur nje artikull plot me pandehma!
Ore Viktori, kam nja dy pyetje une –
Kush ka inicuar, urdheruar e diktuar der sot Reforma ne vendin tone te shqipeve pervec se vendit mik te Yurit dhe…kush i paska bere lojra ndonjehere atyre Reformave te Yureve (amerikane, jo ruse) ne keto 30 vjet?
Nje analize brilante . Respekte
Nuk mund ti shtosh gje, thuhet ne pikerisht ne keto raste!
Perfekt.!!!
Analizat e z. Viktor Malaj, pa dashur ta shumerritim, jane perla te rralla shqiptare te opinionberesve qe mund te numerohen ne gishterinjte e nje dore (sa mund te numerohen edhe ne Kosoven e trefishpushtuar). Analizat e tij, me sens shqiptar, jane te çmuara edhe ne trojet shqiptare, lexohen gjithandej, sidomos, nga shqiptaret e Kosoves qe e duan Shqiperine dhe jane shqiptare te vertete. Kjo analize eshte me po aq shkelqim sa edhe te tjerat, per çka e pergezojme sinqerisht! Dhe, populli shqiptar e shteti shqiptar duhet ta dine e ta kuptojne se keto pena jane ara te bereqetshme te Shqiperise e te kombit shqiptar…
DRENICA E KUQE
Ndersa une,fukarai i majte,qe e kam votuar PS-ne qe ne diten e krijimit te saj,dua t’i kujtoj zonjes ambasadore te SHBA keto fjale:
– “Per ju,zonja ambasadore,do te jete humbje kohe te merreni me te tjeret si Berisha,Basha dhe Meta,sepse ata i kane te gateshme dosjet penale me krime te shumnta,per te cilat duhet te kishin dale para drejtesise me kohe!
Se pse nuk kane dale akoma dhe trazojne vendin me destabilkizim,nuk eshte faji i tyre,por i nje RRUFJANI POLITIK sic eshte Edi Rama dhe ish para ardhesit tuaj,qe kurre nuk deklaruan qofte edhe fjale per ata!
Te 3 keta persona nuk kane asgje ne dore,ndaj nuk mendoj se duhet t’i beni pale ne bisedimet tuaja si bashkepuntore,por vetem t’i detyroni te zbatojne cfare u kerkohet nga ju!
Dhe ju duhet t’u kishit kerkuar te gjithe paleve ne tryeze vetem nje ultimatum:
-Te vendoset per zgjedhjet e ardheshme te pergjitheshme “Sistemi mazhoritar kombetar me lista te hapura”,qe vendos popullin shqiptar si SOVRAN ne Shqiperi e jo si deri me sot,qe eshte thjesht “DELE”!
-Por personi,qe sot per sot eshte me i rrezikshmi per fatet e demokracise ne Shqiperi eshte Edi Rama,pavaresisht se me djallezine e tij hiqet si njeriu i duhur per Shqiperine!
Po ta njihni nga afer kete sharlatan duhet te dini me shume per prejardhjen e tij!
Rama eshte rritur tere jeten ne mes te Tiranes,si nupi i antarit te Byrose Politike dhe djali i deputetit te Kuvendit komunist,qe ne cdo Kongres qendronte prapa diktatorit qe bojatiste imazhin e tij!
Rama e ka “mjele lopen socialiste” si askush tjeter:
-Ai nuk e ka njohur kurre mungesen e mishit,bulmetit,frutave,qejfeve,plazheve,argetimet etj me djemte e tjere te Bllokut komunist!
Ai nuk e ka njohur kurre punen ne fshat,nuk ka ngrene kurre buke misri,nuk e ka njohur kurre padrejtesine e pushtetit,se ka qene vete pjese e familjes pushgtetore!
Eshte pikerisht kjo jetese e tij,qe e ka bere ate t’i perbuze fukarenjte,aq sa sot kushdo qe i ankohet rastesisht per varferine,i hakerrehet se “Shqipetaret kurre nuk kane vuajtur per buken e gojes,bile as ne mesjete”!
Ky harbut nuk e njeh fare realitetin shqiptar,prandaj dhe nuk ka marre mundimin,qe te studiohet dhe te percaktohet “Minimumi jetik i njeriut ne Shqiperi”!
Kjo nuk eshte bere,sepse po te behej do te rrezohej e gjithe piramida e pagave dhe pensioneve,se bota do shihte se ne mes te Europes,ne nje vend me pasuri prallore nentokesore si rralle ne bote,shumica e njerezve nuk kane buke per te ngrene!
Dhe ne vend qe te investoje atje ku ka patur me shume nevoje,me shume banore dhe dendesi per m/2,Rama i ka hedhur shumicen e buxhetit te shtetit ne objekte qe nuk ka patur nevoje te preken as per 20 vjet sic jane sheshi Skenderbej,bulevardi i ri,pedonalet e qyteteve,100 fshatrat turistike,komplet te braktisur,etj!Rama pretendon se ka nxitur turizmin,por ne fakt ka bere te kunderten:
Zona e Divjakes,me pyllim madheshtor,qe ralle gjendet ne Mesdhe,akoma nuk ka asnje ide se pse nuk ndertohet nje resort turistik madheshtor!
Ishulli i Sazanit,nje perle e turizmit shqiptar ka mbetur djerre kur mund te ishin ndertuar hotewle,porte jahtesh lusoze,aeroporte helikopteresh,kazino etj,qe do t’i jepnin financave shqiptare miliarda dollare fitime!
Minierat e kromit,kesaj pasurie gjigande e Shqiperise,ne se nuk do t’u jepej nje grushti cubash,por shtetit KINEZ,qe dikur ishte klient i pare i kromit shqiptar,me siguri,qe pervec perfitimit te madh,do ishte zhvilluar e gjithe zona,do ndertohen hekurudha deri ne Bulqize ose me tej si dhe ,ne se do t’i kalohej edhe porti i Shengjinit,atehere firimet do te ishin aq te medha sa nuk mund te thuhen dot!
Por piktori sharlatan,pervec arrogances dhe antishqiptarizmit nuk asnje aftesi tjeter,ndaj sot ai eshte njeriu me i rrezikshem ne Shqiperi,qe duhet te shporret nga politika,bashke me te tjeret,qe e kane te gjithe vendin ne burg!
Kete here , Viktor Malaj keni shkruar ;shkurt ,qarte ,sakte , drejte dhe i vertete !Cdo verejtje eshte keqdashje! Ky popull e meriton ;ciltersine, besimin , perkrahjen , ndihmen dhe mbeshtetjen ne cdo hap drejte zhvillimit dhe perparimit!
Mos kerkoni fajtorin, thote. Megjithate, ju e dini kush eshte Ai. Dhe ky fajtor, si Ai tjetri, i maleve te Veriut, ka ardhur nga malet e Jugut. Nuk paska ardhur nga bordellot w Venecies. Nuk qenka fiks cun tironc dmth, nga ata qe endeshin rrugeve, po pa breke.
Ne vend te benin shtet, po bejne Teater me batuta. Ai, qe paska ardhur nga malet paska fuqi madhore te prishi humorin e kurves qe mori shumicen ne zgjedhje dhe e beri president.
DITA:Me pelqeu “ANATOMIA” qe u ben liderve politik Z.V.Malaj.Ai ka te drejte kur thot se “Ambasadorja KIM e ka me mua”.Sepse tek ne Ambasadoret nuk flasin Shqip.Ata nuk u bien ne koke drejtuesve qe edhe kur bejne krime,si ne 21 Janar 2011 kur Arvizu e cilesoi “burre-Shteti” Sb kur vrau 4 veta dhe do vriste edhe kryetarin e opozites.
-Edhe une mund te thosha se Yuri Kim mu drejtua mua qe nuk me njeh fare.Dhe çdo Shqipetar e kupton se Ajo ju drejtua TABORRIT KRYEOPIZITAR ME NE KRYE ILIR METEN.Sepse:
1-I.Meta u lodh shume duke thirrur ne presidence opoziten e rruges per ta instruktuare sipas modelit kriminalist te Sb,ku qe te dy-Sb+Im kerkojne prej 7 vitesh destabilizimin e vendit.
2-Ishte po I.Meta qe nxori pamfletin me 14 pika per te sabotuar reformen ne drejtesi te drejtuare nga Amerikanet dhe Europianet,duke krijuar nje KLD te Re per imponimin e Kuvendit dhe Qeverise.
3-Po keshtu,I.Meta ne vazhdimsine e protestes se 2 Qershorit kercenoi jo vetem E.Ramen por dhe nd/kombetaret si terrorist.Dhe se E.Ramen e akuzoi si SPIUN RUS.Dhe Rama nuk po e denincon.
4-Dhe pas mesazhit te Ambasadores-I.Meta beri sikur u terhoq se ne te ardhmen “do merrej me punet e tij..” Por sot beri gafen tjeter kur dekoroi VASIL LAÇIN qe ne 1941 do te vriste V.Emanuelin,duke goditur hapte Italin mike dhe Edi Ramen.
5-Fakti qe VENECIA po vonon konkluzionet per shkeljet Kushtetuese ne 2019 te Presidentit,po e çon Ate ne humbjen e ekujlibrit…edhe mendor duke mprehur shpaten kunder te gjithve perveç S.Berishes qe e ka “pike te dobet dhe te forte”.
6-Kjo duhet te jete arsyeja qe Maxhoranca nuk po e shkarkon I.Meten,pasi Ai ka bllokuare Gj.Kushtetuese me emerime jashte kriterit,nga frika e krijimit te shumices maxhoritare per shkarkim.Por kjo mund te jete edhe nje zbutje nervi te Edi Rames dhe G Rucit,qe do indinjonte shume elektoratin Socialist.
-Eshte fakt qe “Ania” e politikes Shqipetare do ishte mbytur me kohe ,nese nuk do asistonte partneri Strategjik-SHBA.
-FLM-DITA,FLM-V.MALAJ
Zoti Vktor , Kam bindjen se Zonja amb KIM ,ka ciper tavolines se saj nga DASH ,me shkurt e me konciz per keta Zyberet qe po e terhqin zvare kete popull me keq se diktatura ,bile shume here me te keqinj .Jane te gjithe njelloj z Viktor .z Juri Kim ka ciper tavolines ,se keta te gjithe ,maloke nga jugu ,maloke nga veriu dhe cuna Tironsa ,e kane pasur keto 30 vite programin te njejte .Vidh trojet privateve ,vidh trojet shteterore ,saboto integrimin ne BE te shqiperise ,saboto me gjygjtare e prokurore te korruptuar dhe varesine e drejtesise ne dore te ketyre bandave, si deri dje ,shkatero natyren ,ku me keqeardhje mbi 80 % e bregdetit per vec qe eshte vjedhur ,por eshte betonizuar pa kriter ,dhe turistet e huaj te shkojne ne Greqi ,ne Itali e kroaci ,e jo ne Shqiperi ,per te lene leket e tyre . Z Kim e di shume mire se Enveri , Stalini ,Ducja , Pino Ceti e Mao ce duni e kane nga nje emer ,kurse DASH e di mire se keta maloket , nga veriu e jugu dhe cunat tironsa jane pa emer ,jane kopile si shtepia e femise ,jane dhe do vdesin pa emer ..Eshte me i thelle qellimi z Viktor . se Z KIM e di me se miri ,se keta duke qene komlet te njejte ,kane bere planet ne jemi ,ne do i vjedhim dhe sabotojme demokracine ne shqiperi ne me mariftet tona do pengojme integrimin e shqiperise ne BE dhe ndjekin metoden komuniste sa me i varfer te jete populli , aq me kollajt i terheqim nga hundet kete popull , me shume zgjasim pushtetin politik tonin ,dhe planin qe kane bere te rrotacionit ,zonja Kim po ja prish kesaj radhe .Mbahe mend z Viktor ,ruga e Elbasanit e ka vendosur qe do vine ne shqiperi te marin frenat ne dore ,komplet te rinj ,idealiste ,ku per fat te mire i kemi me shumice ,bile mbaruar universitet ne perendim .,ku nga njera ane do rritet mireqenia e popullit dhe nga ana tjeter ,me te rinjte politikane idealiste dhe me principe perendimore , ballkani perendimor do jete per jete te jeteve ,pa probleme , i qete dhe teresisht i stabilizuar.
Dhe kjo filloi qe dje nga Z KIM ,.
1… Lame lamashi i Rames u therit nga SPAK , te bjeri dekumentacionin te hipotakave te trojeve ,qe kane vjedhur si ne mall te babes ,sidomos ne perlen e bregdetit ,vetem per “VIPAT ” per kokat e krimit .Tani te pegjigjen per trojet qe kane vjedhur ,jo vetem per Gjirin e LALZIT ,por edhe ne MAL te ROBIT , JALE e kudo .e deri tek perla e jugut ,ku Rama i ka dhene zuzarit MANE dhe per intersa te veta ,i ka vene nofken “BILIONER ” truall me 1 euro per m2. Veri re z Viktor se z KIM i di te gjitha ,as edhe nje nga keta ,kur bejne sikur “ZIHEN ” as edhe nje here nuk i ngrene njeri tjetrit keto probleme te pista ,per trojet e vjedhura .
2… Po dje z Viktor shef i iSPAK dhe Kryeprokurori i Pergjeithshem ,i thane cirakut Lleshaj te Rames ,skemi pune me ju ,mos shkel kushtetuten e mbi te gjitha ne jemi te pavarur .Mos valle z Viktor ,kjo ishte ide e tyre .Jo ishte e z KIM .E kane mare zerjozisht funksionimin e kushtetutes dhe te diktatit dhe transparences se ligjit .Qe ne populli pa ndihmen e Amerikaneve ,kuren e kures ,nuk do e benim vete .Mafja brutale e ketij tranzicioni post komunist ,cdo dite sa kalonte beheshe me brutale .Z Viktor ,zonja KIM e ka te qarte ,eshte Amerikane dhe ajo e di me mire se ne ,qe te zhvillohet nje vend duhet patjeter ::::
PARTITE POLITIKE SHQIPERE ;DUHET TE JENE KUNDERSHTARE POLITIKE ,PA KOMPROMIS ME NJERA TJETREN .
E ndryshe do rime ne vendnumuro :??? Kjo qe z Kim e di si perendimore me mire se ne ,qe na infektoi diktatura ,eshte gjithckaja ,eshte vetfajtor ai qe nuk e kupton .
Loja e cunave te RAMIZ ALISE mbaroi i nderuar z Viktor ,dhe keta budallenj ,haruan qe shqiperia eshte antare e NATO dhe nuk te le njeri me ligjin 7501 e me kooperativa bujqesore ,te jesh partner i NATO..E keto qe te kemi investime te firmave te huaja serjoze dhe punesimin me stabilitet te rinise ,duhet dhe e kane vendosur cllokimin e djellezuar te tyre 7501 ,prandaj z e nderuar KIM ,po i ve rendesi me shume te drejte reformes ne drejtesi .Mos haroj Z KIM do te ndihmoje popullin e neperkembur shqiptar dhe ajo e di shume mire qe populli shqiptar do i jete mirenjohes per jete te jeteve amerrikes e popullit te saj Amerikan .Personalisht e falenderoj z KIM.
Shkrim brilant ,faleminderit dhe respekt z Viktor .
.
Po me per ngjet me gazeten Shekulli gazeta e juaj zoterinj..!
ivoni @..
Komento pe te na ndihmuar dhe leri ato budallalliqet e tua ,se nuk ndihmon njeri .Faj ka gazeta e nderuar Dita qe i jep komentet e juaja ,ose shko tek gazeta TEMA e Mero kelbazez te komentosh
No comment!
Per shqiptaret sot i rrezikshem Rama me te qenit ne krye te PS.
Respekt per V Malaj
Viktor,nuk te besoj,se thua te verteten, SEPSE,asnje ish sigurims dhe militant idiot komunist,nuk ka deklaruar deri me sot, te verteten.
Ke te drejte Krist,por ty te kane plasur syte qe nuk e lexon te verteten ne komentin e Fisnikut?
Kolini Amerikabe qe na prentuan cekun e Bardhe dhe na Shkaterruan. Keta plehrat Amerikane sollen 5000 terroriste Iranian me Shqiperi dhe armet kimike te Sirise
Kjo analizë nënkupton që Zj Kim, DASH, dhe vetë Shtetet e Bashkuara aktualisht kanë një politikë ndërkombëtare koherente që përfshin edhe plane për Shqipërinë, për të cilën duan më të mirën…
Faktikisht ShBA ndodhen në një kaos dhe konfuzion strategjik, ku promovimi i demokracisë dhe shtetit të së drejtës është prioritet i dorës së dytë (nëse është fare prioritet). NATO dhe aleancat janë të parëndësishme për ta.
Është e thjeshtë të ankohemi nga politikanët tanë, dhe të keni iluzione nga shpëtimtarët perëndimore. Por zëri i shoqërisë civile, një qëndrim qytetar që të kultivojë politikanë të rinj dhe pastërti të administrimit të vendit, në Shqipëri nuk ndihen. Indiferenca sterilizuese dhe nihilizmi destruktiv – ja si reagojmë ne.
BRAVO BRAVO NJE SHKRIM BRILAND KUSH E KA SHKRUAR KA THENE ORIGJINAL TE GJITHA CKA SHKRUAN NE KETE GAZETE .pse te mos dale jo nje here por me dhjetra here dhe ne cdo gazete KY ESHTE SHKRIM QE DERI ME SOT NUK KA SHKRUJT KAQ QARTE DHE ME VERTETESI .
Viktori me propaganden e partise eshte bere me i neveritshem se Pipero me ceshtjen e pandemise.
O ” info analitike “! Viktori dhe gjithe gazetaret e Dites te qafshin gjithe robt e shpise ku ti keshe. Poshte cdo shkrimi dhe ne cdo koment, pavaresisht permbajtjes dhe temes se shkrimit, thua te njejtat gjera, vjell vrer si neperke dhe leh si qen i zgjebosur. Cfare lidhje ka shkrimi i Viktorit me partine kur ne shkrim as permenden partite dhe as emra politikanesh. Nese te kane mbetur dy gram mend dhe arrin te kuptosh domethenien e shkrimit, aty eshte e qarte se flitet njelloj per pozite dhe opozite dhe kater politikanet e analizuar, pa emer, duket qarte qe jane Berisha, Meta, Rama dhe Basha dhe autori i ka etiketuar te kater si te korruptuar. Tani, na thuaj pak cfare lloj shkrimi do ti qe gazeta ta botoje dhe te kenaqe instinktet e nje te marri nje here ne vit.
Dojti,syte te kane plasur ty.Une komentoj shkrimin e Viktorit dhe per te komentoj,.Asnjehere nuk komentoj ,komentet e te tjereve,sepse esh e nonsens,por edhe idiotllek.Gazeetana lejon te komentojme per shkrimet dhe autoret,qe kjo gazete boton.Llafazanet-si puna jote,merren me llafet e njeri tjetrit,por aspak per shkrimin dhe autorin e tij.