Si të verifikoni online masat e patërhequra të pensionit!

Ornela

Masat e patëhequra të pensionit tashmë mund të verifikohen edhe online. Kjo procedurë mund të bëhet në portalin e-albania, ku gjithkush mund të marrë menjëherë informacionin e duhur  në lidhje me pagesat e patërhequra të pensionit të pleqërisë, atij familjar, invaliditetit, apo llojeve të tjera që përfshin skema e sigurimeve shoqërore.

Nëpërmjet dokumentit të identifikimit (kartë identiteti ose pasaportë biometrike që janë të domosdoshme për të hyrë në portal), çdo person mund të verifikojë masat e patërhequra të pensionit. Katër janë hapat që duhet të ndiqni për të marrë këtë shërbim online. Pasi të keni hyrë në faqen www.e-albania.al, hapi parë që duhet të ndiqni është të identifikohuni “si qytetar” dhe më pas duhet të zgjidhni shërbimin “Masat e patërhequra të pensionit” (që janë të specifikuara për secilin nga llojet e përfitimeve). Pasi të keni klikuar mbi llojin e pensionit që doni të verifikoni, duhet të klikoni butonin “Përdor” dhe më pas mund të konsultoheni online me masat e patërhequra të pagesës që ju takon në bazë të kushteve të përfitimit. Ky shërbim ofrohet menjëherë dhe është pa pagesë.

Rishqyrtimi i masës së pensionit

Gjithashtu në shërbimin online të këtij portali mund të plotësohen edhe kërkesat për rishqyrtimin e masës së pensionit, në rastet kur ju pretendoni se nuk merrni masën e duhur.

“Pas marrjes së vendimit të caktimit të pensionit, përfituesi ka të drejtë të aplikojë online edhe për rishqyrtim pensioni, duke dorëzuar dokumentacion shtesë, për një masë më të lartë përfitimi ose për zgjatjen e afatit të përfitimit për pensionet invaliditetit, atyre familjare dhe suplementar të parakohshëm”, bëjnë me dije ekspertët e sigurimeve shoqërore”.

Edhe në këtë rast duhet të ndiqni këto hapa: fillimisht identifikohuni si qytetar në portal, zgjidhni shërbimin “Kërkesë për rishqyrtim përfitimi (pensioni)”, klikoni butonin “Përdor” dhe të vijoni me plotësimin e formularit përkatës. Numri juaj i sigurimit plotësohet paraprakisht në momentin që ju hyni në portal me kredencialet tuaja. Me informacionin e numrit tuaj të sigurimit plotësohen automatikisht edhe të dhënat e tjera nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore. Më tej, ju duhet të plotësoni formularin sipas fushave. Numri dhe data e protokollit do plotësohet nga punonjësit e strukturave të sigurimeve.

Pas plotësimit të formularit, ju mund ta dërgoni menjëherë për procesim në serverin e Institutit të Sigurimeve Shoqërore. Ndërkohë që dokumentet origjinale që i keni bashkëlidhur gjatë aplikimit detyrimisht duhet të dërgohen me postë pranë drejtorive rajonale të sigurimeve shoqërore. Zarfi i përcjelljes së këtyre dokumenteve të shoqërohet me numrin e aplikimit tuaj.

Përfitimi i pensionit të pleqërisë

Personat që kanë moshën dhe periudhat e sigurimit të përcaktuara për vitin ku ndodhemi, kanë të drejtën e përfitimit të pensionit të pleqërisë. Po ashtu, edhe nënat që kanë lindur 6. a më shumë fëmijë, të cilët janë mbi 8 vjeç, kanë të drejtë të dalin në pension pleqërie kur mbushin moshën 55 vjeç dhe kanë 30 vjet periudhë sigurimi të konfirmuar.

Pensioni mujor i pleqërisë përbëhet nga një shumë bazë dhe nga një shtesë. Shuma bazë llogaritet si raport i periudhës së sigurimit, që ka realizuar personi, me periudhën e sigurimit të kërkuar, sipas tabelave të daljes në pension pleqërie, bazuar ne moshë dhe vite sigurimi, shumëzuar me pensionin social Shtesa do të jetë 1 për qind për vit sigurimi shumëzuar me bazën mesatare të vlerësuar që personat e siguruar kanë arritur nëpërmjet kontributeve, gjatë gjithë historisë së tij kontributive. Shuma e përgjithshme e pensionit nuk mund të jetë më e vogël se pensioni social.

Përfitimi i pensionit familjar

Të drejtën e sigurimit të këtij pensioni e kanë këto kategori: E veja që ka mbushur moshën 55 vjeç, e cila është e paaftë për punë, si dhe mbajtëse e një fëmije deri në moshën 8 vjeç, që ishte në ngarkim të të vdekurit, deri në moshën 8 vjeç. Pensionin familjar e përfiton edhe burri i ve, kur është mbajtës i një fëmije që ishte në ngarkim të të vdekurit, është i paaftë për punë, si dhe ka mbushur moshën 60 vjeç.

Po ashtu edhe jetimi që ishte në ngarkim të personit që vdiq dhe është nën 18 vjeç, ose deri në 25 vjeç, nëse studion ose është i paaftë për punë ka të drejtë të marrë pension familjar. Një tjetër kategori përfituese janë edhe prindërit, kur kanë arritur moshën 65 vjeç ose janë të paaftë për punë, prindërit e prindërve, njerku e njerka, kur nuk kanë persona që detyrohen t’i mbajnë, nëse provohet se ata jetonin në të njëjtën familje me atë që vdiq, jo më pak se një vit para momentit të vdekjes dhe kanë arritur moshën 65 vjeç, ose janë të paaftë për punë.

Mund të trajtohen me pensione familjare edhe nipërit e mbesat, kur janë në ngarkim të atij që vdiq dhe bënin pjesë në të njëjtën familje me të. Në këtë rast ata trajtohen si jetimë. Sipas kushteve të përcaktuara në ligjin e sigurimeve shoqërore, përfituesit (burri i ve, apo gruaja e ve) humbasin të drejtën për pension familjar kur martohen.

Pensioni familjar është pjesë e pensionit që kishte ose i takonte të ndjerit/ës. a) Personi i ve merr 50 për qind të pensionit që gëzonte ose do të gëzonte personi që ka ndërruar jetë, kur është i/e vetëm dhe për çdo pjesëtar tjetër merr 25 për qind, me kusht që shuma e pensionit të mos kalojë 100 për qind masën e tij.

Kur e veja nuk është pjesëtare e pensionit familjar, dhe përfitues është vetëm një jetim, masa e pensionit për jetimin është 50për qind e pensionit që gëzonte ose do të gëzonte i ndjeri. Kur e veja nuk është pjesëtare e pensionit familjar, dhe përfitues janë dy ose më shumë persona, masa e pensionit familjar për secilin prej tyre është 25 për qind, por jo më shumë se 50 për qind e pensionit që gëzonte ose do të gëzonte i ndjeri.

Ndërsa jetimi merr pension familjar edhe nëse prindi që jeton është i punësuar, është ekonomikisht aktiv ose merr një pension si të drejtë të tij. Në këtë rast masa e pensionit për çdo jetim ose person tjetër që përfiton është 25 për qind e pensionit që i takonte të ndjerit, por jo më tepër se 50 për qind e tij. Po sipas skemës së përfitimit, jetimi që humbet të dy prindërit merr një pension jetimi për secilin prej tyre.

Shuma e një pensioni familjar nuk duhet të kalojë masën e pensionit që merrte ose do të merrte personi që vdes Kërkesën për vazhdimin e pensionit familjar, kur mbaron afati i pagesës, përfituesi e paraqet në ALSSH-në e vendbanimit, sipas gjendjes civile, duke i bashkangjitur dokumentacionin e kërkuar.

Përfitimi i pensionit të invaliditetit  

Personi që bëhet i paaftë për çdo veprimtari ekonomike dhe ka gjymtime të forta e dëmtime fizike (duke përfshirë verbimin), ka të drejtë të marrë pension invaliditeti. Në vartësi të shkallës së humbjes të aftësisë për punë, sipas Ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, invaliditeti klasifikohet në tri grupe: Invaliditet i pjesshëm, kur personi i siguruar humbet aftësinë për punë në profesionin apo punën e tij të fundit, por mund të kryejë punë të tjera sipas përcaktimit të vendimit të KMCAP-it, Invaliditet i plotë, kur personi i siguruar bëhet i paaftë për çdo punë, si dhe Invaliditet i plotë në kushtet e nevojës për kujdestari.

Periudha minimale e sigurimit për pension invaliditeti është sa 3/4 e diferencës së moshës së personit të siguruar në kohën që bëhet i paaftë dhe moshës 20 vjeç dhe në 5 vitet e fundit para lindjes së të drejtës të ketë së paku 12 muaj sigurim shoqëror.

Personi, që është në kushtet e invaliditetit të plotë, por që nuk plotëson periudhën minimale të sigurimit, ka të drejtë për pension invaliditeti të reduktuar, në masën që rezulton nga raporti i periudhës së tij të sigurimit me periudhën e duhur për pension të plotë invaliditeti. Personi që përfiton pension për invaliditet, kur plotëson moshën ka të drejtë të kërkojë pension pleqërie, nëse ky do të jetë më i favorshëm për të.

 

Somarjo

Pas marrjes së vendimit të caktimit të pensionit, përfituesi ka të drejtë të aplikojë online edhe për rishqyrtim pensioni, duke dorëzuar dokumentacion shtesë, për një masë më të lartë përfitimi ose për zgjatjen e afatit të përfitimit për pensionet invaliditetit, atyre familjare dhe suplementar të parakohshëm.

 

Hapat si të verifikoni online masat e patërhequra të pensionit:

  • Hyni në portalin “e-Albania” www.e-albania.al.
  • Identifikohuni si qytetar në portal
  • Zgjidhni shërbimin “Pensionet e patërhequra”
  • Klikoni butonin “Përdor”
  • Informacionin e shfaqur mund ta printoni ose shkarkoni si skedar në formatin ‘pdf’.
Share This Article
2 Comments
  • Ketij shteti te mbushur me militante dhe te korruptuar i duket sikur qytetaret e paskan me te lehte te hyjne e te plotesojne te dhenat neper portale, rore te rrethit ku banojne e ku mund t’i kryejne te gjitha kerkesat apo ankesat e tyre!
    A nuk e dine keta sharlatane se shumica e pensionisteve nuk kane ose nuk dine te perdorin kompiuterin”,se shumica jane te vetmuar se femijet u kane ukur jashte vendit?
    Edhe sikur te kerkojne ndihme tek ata ,qe kane kompiuter,a nuk jane sekrete personale te gjitha te dhenat e hedhura aty,qe mund te shfrytezohen nga njerez te pandergjegjshem?
    Fundi,keta te portalit e-Albania,te gjitha keto te dhena,a do t’i zgjidhin vete apo do t’ia dewrgojne punionjesve te Sigurimeve Shoqerore per t’i zgjidhur?
    Atehere ku qendron ndihma qe gjoja jepka ky portal,pervec reklamave mashtruese te imazhit fallco te ketij shteti qe sipas fjales se urte popullore “Rri o bythe e shpik sebepe”e zhduku te gjithe administraten qendrore dhe vendore nga syte dhe sherbimi direkt me qytetaret,por jane kthyer ne aliene?
    A ka eksperte,intelektuale,OJQ,juriste apo organizata nderkombetare,pa folur per shtypij,qe keto fenomene te pushtetit te Rames shkojne drejt shuarjes se shtetit ligjor dhe demokracise!
    Qytetaret votojne qe pushtetin ta marre partia dhe individi konkret,qe do t’i sherbeje atyre per 4 vitet e ardheshme pas zgjedhjeve,por ne fakt qytetaret ne asnje rast nuk i shikojne punonjesit e kesaj administrate per asnje sherbim!
    Sepse i ashtuquajturi shtet i Rames,sot eshte kthyer ne TAKSIDAR si ne kohen e sundimit otoman,se per cfaredo sherbimi shteteror apo te pushtetit vendor,nuk te del perpara pushtetari qe kemi votuar,as rrogtari u punesuar nga ai pushtetar,por nga KONCESIONARET,qe bejne punet e ketyre gjoja te zgjedhurve,por marrin edhe fitimet e medha per keto pune qe bejne!
    Se edhe po u ankove tek koncesionaret,t’a mbyllin gojen,se nuk pergjigjen per keto punet e brendeshme,se ata vetem sherbimin bejne etj!
    Shkurt sot shteti eshte zhdukur dhe qytetaret kot votojne alienet hajdute!

  • Z.Fisnik ,
    Ne se nuk nderron dot zakonin per te share,pergojuar, per te shpifur, te pakten nderro emrin.Edhe Fisnik edhe shpifes nuk shkon.Ne cilen zyre ke shkuar e s”te jane pergjigjur? Mos u bej pjese e korit qe mohon e nxitim cdo gje.Aplikimi ne e-Albania nuk eshte shuarje e shtetit,por shteti pranë shtetasit. Kush nuk ka internet ose s’di ose s”do ta përdorim, le te shkoje ne kembe ne zyren perkatese.
    Fisnikeroju Fisnik…
    Alfa

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *