Zlatan Ibrahimoviç vazhdon të befasojë me intervistat e tij. Pasi krahasoi veten me Zotin, apo deklaroi se botërori pa të nuk ka kuptim, tani deklaron se golat e tij nuk realizohen dot as me videogame. Në fakt, edhe pse e tepruar si shprehje, ka diçka të vërtetë brenda, pasi golat që ka shënuar kundër Bastijës me Parisin dhe kundër Anglisë me Suedinë janë vërtet nga ata që mund të shihen vetëm në lojëra kompjuterike. Goli në miqësoren me Anglinë, me roveshatë nga jashtë zonës, u shënua në nëntor 2012 por është në listën e FIFA-s për golin më të mirë të vitit 2013.
