Të gjithë shqiptarët që jetojnë dhe punojnë jashtë nuk do të karantionohen nëse vendosin të vijnë në Shqipëri pas datës 1 qershor.
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu u shpreh në një komunikim për mediat se vetëm në raste kur autoritetet do ta kërkojnë qytetarët do t’i nënshtrohen vetëkarantinimit.
“Do të hapen kufijtë tokësorë, duke hequr karantinimin dy javor, si një masë e që po ndiqet edhe në vendet europiane dhe vendet e rajonit.
Masa e vendosjes së karantinës dy/javore do të mbetet në fuqi, për raste të veçanta me urdher të autoriteteve shendetesore sipas kritereve të përcaktuara nga ECDC”, tha Manastriliu.
Mbeten ende të mbyllura transporti publik, për të cilin po hartohet një protokoll i veçantë me Ministrinë e Transporteve që do të bëhet publik së shpejti.
Ndërsa ministrja Manastirliu shtoi se vendet e BE ku hyn dhe Shqipëria do t’i hapin kufijtë mes tyre. Ajo shtoi se brenda këtyre dy ditëve do të jetë gati protokolli për transportin detar, ajror e tokësor.
“Ajo që dihet deri më sot edhe nga vendet e BE është se do të kemi një hapje të vendeve evropiane, por edhe të vendeve të tjera, ku hyn edhe Shqipëria. Do të përcaktohen vendet që nuk kanë barrë epidemiologjike, që do të thotë se humbet karantinimi dy javor. Asnjë vend evropian nuk është epidemiologjik, pra që të detyrojë karantinën. Greqia do të ketë një dalje brenda muajit maj, ku do të heqë dhe karantinën. Po punojmë me Ministrinë e Transportit dhe brenda këtyre dy ditëve miratojmë protokollin në lidhje me transportin ajror, detar dhe kufitar. Besoj që në fillim të javës tjetër do të kemi lajme sa i përket kufijve ajrorë dhe detarë”, shtoi Manastirliu
l.h/ dita

Po si dhe ne ligjet e tjera! Kur te doje Maliqi, emigranti do ti nenshtrohet karantines 2 javore! Me nje fjale, ky emer, ky dhe ky tjetri, tring zilja e telefonit, …. ne rregull shef!
Thyerja e karantines ka pasoje gjobwn, gjoba eshte e larte dhe mbetet e papaguar, rritet kamata, pas kesaj te merret gjithshka me vlere qe zoteron!
Te tilla ligje maliqesh, ku i lihet hapsire e madhe subjektit, kuptohet se ke e cojne nje vend!
Kjo me kujtoi nje histori. Policia rrugore e nje vendi europian ndalon nje shofer. I ve pipzen e alkolit dhe rezulton mbi masen e lejuar. I hiqet patenta ne vend, ndersa shoferi perbetohet se nuk kish vene pike alkoli ne goje. Me avokat e me gjyqe, rezultoi ne fund pas analizave te bera, se te shkretit shofer i prodhonte stomaku perberes aklolike nga buka qe hante! Nje fakt i njohur ky nga mjeksia, nga shkenca. Po ne pikat shqiptare kufitare, si do i behet per ata njerez qe e kane normale temperaturen 37,5?
Si te gjithe shtetet o kulluf prezervativi. Ata jane me fat se nuk kane kullufe si ty.
Kullufi eshte perzevativ, o Andi! Apo ti ke provuar ne koken tende ndonje kulluf tjeter, duke e marre per perzevativ?..
Si gjithe bota, mo Andi, dakort, por ja qe dhe bota ben gabime plot dhe televizionet i raportojne keto gabime! Ndaj boll me kopime standarte, por me kopime nen syrin kritik, qe mos ta pesojme si ne shembullin qe solla me lart!