“Ngri zërin për fëmijërinë e vjedhur”, marshimi në kryeqytet kundër abuzimeve seksuale

Leda Hysa

Një e enjte ndryshe, jo se do të mungojë Parlamenti, akuzat mes palëve apo lajmet për Reformën Zgjedhore, por sepse shoqëria shqiptare ka vendosur të ngrihet për një kauzë që na prek të gjithëve njësoj.

Pavarësisht se je vajzë apo jo, je djali i një nëne, ke një motër në shtëpi apo gruan me vajzën, historia e 15-vjeçares së abuzuar të ka prekur, se diku një ngjarje të tillë mund ta kesh hasur ose nuk do të duash kurrë ta hasësh.

Historia e asaj të miture nuk është e vetmja, ndaj për të ngritur zërin për të lënduarat, të enjten e 4 qershorit do të mbahet një marshim paqësor në orën 16:00 në sheshin “Nënë Tereza”. Ky do të jetë një marshim ku nuk do të ketë ngjyra politike dhe na përket të gjithëve.

Të gjithë ftohen të mblidhen në shenjë proteste për të gjitha ato vajza të reja që kanë humbur fëmijërinë si pasojë e abuzimeve seksuale apo dhunimeve fizike, por edhe të grave që vuajnë pasoja të tilla.

Shpërndaje këtë postim, që të përhapni lajmin kudo.

l.h/ dita

Share This Article
5 Comments
    • Ku jane gjithe ato gra parlamentare dhe shoqata qe bejne namin dhe per nje grindje ne familje , dhe kur dhunohet nje femije nga policia , dhe perdhunohet nje femije ne kete menyre heshtin . Ku eshte Elisa Spiropali , mos po meret me xhirimet e filmit te radhes ????

  • Ju Lumte ,

    marrshoni Ne Emer te Jetes …

    per nji shoqeri te qyteteruar ku rrespekti njerezore,

    te luaj Rolin Kryesor ne jete …

    Stop dhunes

    Stop indifrences qytetare e shteterore – ku

    shteti duhet te financoj me shume ,duke angazhuar

    gjith kontigjentin e sociologeve dhe pikologeve

    ne ate vend ne sherbim te Paqes Sociale …

    Bota e civilizuar ka luftuar per te arritur ate e

    Kulture Sjellje

    e Rrespekt ne Shoqeri cfar eshte sot

  • Shume mire bejne qe grate dhe vajzat me nje proteste paqesore kerkojne te terheqin vemendjen e shoqerise shqipetare.
    Ligji dhe realiteti jane dy ceshtje qe
    ne te shumten e rasteve perplasen
    me njera tjetren.
    Ndersa ligji eshte me strikt dhe me i ngurte,me nje fjale e bere te kundraligjshmen denohesh,realiteti
    eshte shume me ndryshe.Grate dhe vajzat jo vetem tek ne ,por
    edhe ne vendet me te zhvilluara dhe te emancipuara bien pre e nje diskretitimi gjinor.Arsyet tashme dihen dhe eshte trajtuar nga specialiste dhe njohes te mire te kesaj teme,dhe kesaj une nuk mundem se c’far ti shtoj . U afrova te bej edhe une nje koment te thjeshte qe si grua te konkludoj qe nje pjese te ketij diskriminimi eshte shkaktuar nga ne vete femrat. Bukurija femerore na krenon ne, por kjo krenon edhe gjinine mashkullore , si burrin,vellane,shoket ,koleget e te tjere e te tjere.
    Por dicka tjeter me shqeteson shume ne aspektin social e moral.
    Ne, kur flas ne ,flas per grate e vajzat qe primare nuk eshte zbukurimi artificial ,por eshte zbukurimi i bere nga truri qe konkretizohet me sjelljen tone.Ku ka nje dhurate me te mire per meshkujt tane qe te kene ne krah nje bashkeshorte ,moter e nje bije te zgjuar e te moraleshme.
    Nje femer e virtyteshme eshte shume larg vulgariteit qe ne te shumtat e rasteve na prezantohen ne reklama,YOUTUBE ,ne programet televiziv e ne jeten e perditeshme.Secila nga ne eshte pergjegjese per mynyren e jetes qe bejme.Noten e mire nuk na e jep as lakuriqsia dhe as brutaliteti gojor . Te luftojme per thjeshtesine dhe barazine sociale.

    • Ligji Vjola ligji , te guxonin ta mendonin ne nje shtet tjeter europjan ose USA jo me ta benin , pa do ta shihnin , jo se andej nuk ndodhin por kur zbulohen paguajn rende . Ketu dhunen ndaj te miturve e mbron KRYEMINISTRI. Mos haroni e ka shpallur vitin 2020 vitin e femijve , shikoni postimin e tij te dates 31 Dhjetor te vitit 2019 ne FB.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *