Arrestohet pas 7 vitesh 50-vjeçari, kërkohej për vrasjen e një personi në SHBA

Leda Hysa

Shtatë vite pasi kreu një vrasje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Policia e Shkodrës ka arrestuar një 50-vjeçar, i cili ishte në kërkim nga autoritetet amerikane.

Policia bën të ditur se në pranga është vënë Arben Bregu, 50 vjeç, banues në Shkodër me akuzën e vrasjes.

“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi në vitin 2016, Gjykata e Katërt Gjyqësore në Duval, Florida e ka shpallur fajtor për vrasjen e një personi.

Ky shtetas, në qershor 2013, në qytetin Duval, Florida, jashtë një restoranti, ka qëlluar disa herë me armë zjarri një shtetas, pas një konflikti mes tyre”, thuhet në njoftimin e policisë.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane dhe Interpol Washington po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt shteteve të Bashkuara të Amerikës.

 

l.h/ dita

Share This Article
3 Comments
  • Ekstradohet ne Amerie pasi atje ka kryer krimin dhe atje ka Pak Shane te dal I palagur nga drejtesia dhe diten e denimit nqs denohe t do ti bej kokerr me kokerr, kurse ketu ne Albani edhemund te dal I pafajshem egjitha varet nga shuma qe ai levron ne gjykate osé dhe po u denua mund te lirohet pas Pak muajsh per sjell e temire osé i semure rende me semu dje qe as Jane degjua rndonjhere ne kete toke.

  • Ne qofte se ka vrare njeri e pret karrika elektrike ne Amerik.Shume mire qe ekstrdohet.Nje vrases me pak.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *