Përdhunimi i 15-vjeçares, shkarkohet drejtori i shkollës në Babrru

Leda Hysa

Shkarkohet nga detyra, Besnik Daci drejtori i shkollës shkollës 9 vjeçare “Azem Hajdari”, ku mësonte 15 vjeçarja e abuzuar në Babrru.

Sipas burimeve mediatike drejtori është zëvendësuar ne detyrë nga zv.drejtoresha.

Në një intervistë Daci tha se prindërit e nxënësve nuk kanë bërë asnjë denoncim në drejtorinë e shkollës.

Ai tha se roja i shkollës sillej keq me nxënësit dhe shpesh herë u ngrinte zërin.

65-vjeçari Abaz Dogu akuzohet se ka përdhunuar 15 vjeçaren përmes shantazhit me publikimin e videove intime.

Të arrestuar për ngjarjen e rëndë janë edhe 20-vjeçari Klajdi Poçi, i cili po ashtu është akuzuar nga e mitura për përdhunim si dhe dy të rinj të tjerë.

Gjykata vendosi dje t’i lërë në burg të katër të arrestuarit.

 

l.h/ dita

Share This Article
3 Comments
  • CFARE KOINCIDENCE !

    EDHE HEROI AZEM HAJGARJA QE MBAN EMRIN KJO SHKOLLE

    ESHTE AKUZUAR SE FATMIREN E LIBRAZHDIT E KA PERDHUNUAR QE 14 VJEC

    DHE U PERJASHTUA NGA SHKOLLA E REZERVAVE PER KETE AKT PEDOFILIE

  • Edhe shkolla mban emrin e nje perdhunusi.Turp per shtetin tone.Clidhje ka perdhunusi me emrin e nje shkolle.Hiqeni ate emer se eshte njelloj sikur shkolla ta kete emrin bordello.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *