Për lista të hapura,
dëgjojmë përditë,
dhe nga ata njerëz,
që s’dinë përparësitë!
Veç brënda qarkut numërohet,
me kët sistem që është tani,
me listë të hapur mblidhen tok,
çdo votë nga Jugu në Veri!
Nëse do qe lista e hapur,
në vitin Dymijë e Shtatëmbëdhjetë,
parti e Blushit do të ishte,
të paktën me dy deputetë!
Edhe Idrizi që s’e dua,
nuk do të kishte fat të zi,
se çamët patën mijëra vota,
anë e mbanë në Shqipëri!
Atij i duhej një duzinë,
në Tiranë për deputet,
dhe në Elbasan veç treqind vota,
dhe do kish marrë mandat të tretë!
Nëse do qe lista e hapur,
dhe jo e mbyllur me kapak,
PS-ja do të kishte marrë,
të paktën tri deputetë më pak!
Lista e hapur-të mëdhenjtë,
pa diskutim penalizon,
edhe e bën më keq akoma,
nëse nuk kanë koalicion!
Po dhe nga fronti i Lulëzimit,
e hanë mirë dy të parët,
marrin më vete deputetë,
republikanët dhe agrarët!
Ndërsa Dash Shehun e Nard Ndokën,
as listë e hapur s’i ndihmon fare,
ata të dy janë parazitë,
dhe kanë parti parazitare!
Ja për këto dy të mëdhenjtë,
këtë sistem nuk e ndryshojnë,
ndaj aleatët e PD-së,
këtu nuk duhet të lëshojnë!
A.DUKA
