FMN do bëj gabim po preku pensionet

anazapta

Letër e nënshkruar

Pensionist, Kurbin

Përshëndetje DITA! Jam një lexues i rregullt. Urime për shkrimet tuaja. Unë kam shumë probleme për të ngritur që më shqetësojnë, por jo vetëm mua. Sot dua të ngre problemin e pensionistëve e të pensioneve, duke marrë shkas edhe nga shkrimi juaj dt. 25.11.2013. Është e vërtetë që ka shumë pensionistë, sepse në Shqipëri, para vitit 1990 punonin të gjithë shqiptarët, jo si tani. Një numër të madh pensionistësh përbëjnë ish ushtarakët e liruar për efekt të reformës në ushtri. Po unë dua të theksoj se pensionet tona janë pothuaj qesharake, as 100 Euro në muaj. Atëhere lind pyetja: si do të ushqehet një pensionist, si do të marrë ilaçet, ku shumica vuajnë nga dy e më shumë sëmundje, një pjesë tjetër jetojnë të vetmuar sepse fëmijët i kanë nëpër botë dhe si rezultat i krizës nuk po sjellin para?

Një problem tjetër është se pensioni tek ne nuk është individual, por familjar, sepse në shumë raste me këtë pension ushqehet familja. Zonja Edlira shkruan se janë rreth 700 mijë pensionistë. Kjo është e vërtetë, po nuk flitet fare, as sot, as më përpara se pse janë kaq shumë pensionistë. E para është, se siç e thashë më lart, në Shqipëri kanë punuar të gjithë, burra e gra. Po përveç kësaj, një numër jo i vogël njerëzish kanë përfituar pension pa të drejtë, duke abuzuar me ngritjen e moshës, me vitet e punës, deri atje që disa marrin më shumë se një pension.

Ngrihet problemi për ngritjen e moshës për gratë mbi 65 vjeç nga FMN. Ato shohin vetëm matematikën e shifrave, shohin arkën e shtetit bosh dhe me sa duket, nuk shohin fare anën sociale që krijohet në këtë rast, sepse siç thashë, me këtë pak pension pret të ushqehet një familje, jo vetëm individi. Ana tjetër është se gruaja, nga vetë natyra e punëve të saj, e fizikut atj., ajo nuk punon vetëm në shtet ose privat, por një punë më të lodhshme ajo bën për rritjen e fëmijëve, për punët e shtëpisë, që nuk paguhen. Pra, kjo më duket nga gjërat më të padrejta. Është e vërtetë që disa femra e arrijnë dhe e tejkalojnë moshën mbi 65 vjet, por në çfarë gjendje fizike e në çfarë kushtesh jetojnë? Ato nuk arrijnë që ta admoinistrojnë vetë pensionin, si nga vitet e moshës, ashtu dhe nga gjendja ekonomike familjare. Një pension në prag të vdekjes nuk i duhet askujt. Me nderime e respekt! Nga një pensionist në Kurbin.

 

Share This Article
2 Comments
  • Eshte e vertete se lista e atyre qe marrin pension eshte 700 mije vete,por jo te gjithe jane te barabarte!!!
    Mbi 50% e tyre jane ish kooperativiste apo puntore te fermave bujqesore,qe KANE MARRE TOKE BUJQESORE DHE TROJE PER NDERTIM!!!
    Pra ata PENSIONIN E KANE “THELE MBI BISHT”,se te ardhurat kryesore i nxjerrin nga TOKA e jo nga pensioni!!!
    Ndersa ne qytet pensionistet,vecanerisht ish ushtaraket,mesuesit,ekonomistet,inxhinjeret etj,nuk kane perfituar ASNJE QINDARKE NGA PASURIA SHTETERORE pervec ca LETRAVE “HIGJENIKE”,qe Sali Berisha i quajti “Letra me vlere!!!
    Edhe ne qytet ka patut PADREJTESI ne caktimin e mases se pensionit:
    SHITESIT E DYQANEVE,SHOFERET,TRAKTORISTET,KOMBAJNERET etj kane perfituar me cmime qesharake DYQANET,MAKINAT ME LEKE?KILOGRAMI ,ndersa prej tyre NXJERRIN FITIME MILIONA apo e kane dhene me qera,sa per 3-4 pensione!!!
    Gjera te tilla,mund te CICEROJE dikush,nuk mund te llogariten,por pikerisht ketu duhet te funksionoje SHTETI LIGJOR NE MBROJTJE TE DREJTAVE DHE LIRIVE TE NJERIUT!!!
    Per shtetin te gjithe shtetasit duhet te jene te barabarte e jo CA TE NENES E CA TE NJERKES!!!
    Ne se shitesve iu dha dyqani dhe nxjerrin fitime te madha,NJE GJE E TILLE NUK U BE ME ISH USHTARAKET,QE NUK NA U DHA SNJE QINDARKE NGA PASURIA USHTARAKE,QE KISHIM NE PUNE!!!
    Megjithate edhe kjo do ishte e PADREJTE,se PASURIA KOMBETARE ISHTE E TE GJITHE POPULLIT DHE DUHEJ TE PERPJESTOHEJ PER TE GJITHE POPULLIN e jo SHITESVE t’u FALEJ DYQANI SIKUR T’ia kishte lene prone babai i tyre!!!
    KESHTU VEPROI SHTETI KRIMINAL FASHIST I KETYRE 23 VJETEVE ME SALI BERISHEN,FATOS NANON E ILIR METEN NE SUNDIM!!!
    Edhe sot nuk eshte vone,qe te STUDIOHEN KETO FAKTE,QE DHASHE PER TE BERE NJE INTERPRETIM NJEREZOR DHE I DREJTE I NDARJES SE PENSIONEVE!!!
    Shumica e ne ish ushtarakeve kemi 20 vjet pa SHTEPI dhe shteti ,sic u dha fshhatareve toke, dhe malesoreve troje e toke ne Kamez e Bathore etj te na kisghte dhene edhe neve nje cope truall dhe nje KREDI per te ndertuar nje shtepi!!!
    Kete e ben nje shtet HUMAN E JO NJE SHTET KRIMNAL,sic ka qene deri me sot ne Shqiperi!!!
    EDI RAMA!!

    Te pakten ne ish ushtarakeve NA SHPETO NGA GJYQET PA FUND,PER FITIMIN E PENSIONIT TE PA PAGUAR NDER VITE NGA ANTI SHQIPTARI DHE ARMIKU ME I MADH I USHTARAKEVE,serbi Sali Berisha!!!
    Te SHFUQIZOHEN te gjithe ligjet,VKM-te dhe udhezimet e brendeshme e verbale,qe na kane MOHUAR TE DREJTEN TONE PER PENSION ,sipas STTUSIT TE USHTARAKUT TE VITIT 1991!!!

  • o feniks jam dakort me komentin tuaj por aty duhet te shtohetedhe pijaneci dhe i paskrupullti FATOS NANOZIU.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *