Meta: Të shkohet në zgjedhje të gjithëpranuara. Ndërkombëtarët të mirëpritur gjithmonë

Ornela

Presidenti Ilir Meta tha se e rëndësishme është të shkohet në zgjedhje të gjithëpranuara.

Ai komentoi edhe qëndrimin e ambasadorëve për të cilin tha se roli pozitiv është i mirëpritur gjithmonë.

“Ne nuk besoj se dikush ka ndonjë dyshim se supermaxhoranca aktuale nuk i ka votat e duhura për të bërë ndryshime të mira puna është se duhen qëllime të mira. Padyshim që sa më gjithëpërfshirës të jetë produkti aq më pozitive është për gjithë. Fakti që u shty kaq kohë reforma zgjedhore tregon mungesën e vullnetit.

Duke qenë se vendi është në krizë funksionale përfshirë dhe Kuvendi që ka probleme me përcaktimet kushtetuese është e rëndësishme të shkohet sa më parë në zgjedhje të gjithëpranuara për t’i dhënë mundësi të gjithëve të votohen dhe verifikohen nga qytetarët. Më pas shumë çështje të ndryshme duhet të adresohen por duhet të jenë në institucionet e duhura. Kemi ngelur akoma me sa duket në detaje që kanë të bëjnë me numërimin dhe çështje që nuk duhet të ekzistonin. Roli pozitiv i ndërkombëtarëve ka qenë dhe është i mirëpritur gjithmonë.

Unë mendoj se të gjithë ambasadorët e vendeve të BE-së kanë të drejtën e tyre legjitime të shprehen për çdo cenim të marrëveshjes së Asociim-Stabilizimit të nënshkruar gati një dekadë më parë. Do ishte shumë mirë që çdo ambasador i BE-së sa herë ë shikonte një shkelje të MAS ta denonconte publikisht. Përpjekjet e tyre pozitive duhen vlerësuar, si të ambasadorit të BE, si të SHBA si ambasadorit europian dhe atlantik të Britanisë së Madhe”, deklaroi Meta.

o.j/dita

Share This Article
4 Comments
  • Ky duhet te zhduket jovetem nga Politika

    mesiguri ka bo noj Pazar te ri me Banden Nderkombetare
    te Ambasadoreve

    sepse ata i sollen dhe i mbajne ne Poltike banden e Krimineleve te Shqiperise

    dhe ky i do te jene gjithmon te pranishem Nderkombetaret sepse me ata ,nuk ndertohet kurr nji Shtet i se Drejtes ne Shqiperi

    kto 30- vjet bla bla bla Nderkombetaresh flett shume per

    nderhyrjet e tyre ne Poltikat e Shtetit Shqiptare,


    sot mbas 30-vjetesh udhehequr nga Nderkombetaret

    kemi Xerro industri

    xerro Ushtri

    xerro Sovranitet

    xerro Drejtesi

    plot Mashtrues fetare e politike dhe Krimialitet

    pafund

    kjo eshte fara qe mbollen Nderkombetaret ne kte vend ,

    dhe ky Shkerdhate kokqep e di mire se pa Maviozet
    Nderkombetare kta s’do ishin sot Miljardere

    dhe te lire jashte Burgu

    Shteti duhet te zhduke kte kerm te peshtire

  • Pse, paska zgjedhje te gjithepranuara dhe zgjedhje te pagjithepranuara? Dy fjali qe i zene tre togefjalesha. Keta injorante mundohen te tregohen te artikuluar duke shpikur togefjale qe nuk ekzistojne. Ndjehen te lartesuar ne maksimum sa here leshojne idiotizmin e radhes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *