Nga Hamdi Jupe
Dhe kështu mori fund me “tym të bardhë” maratona tre- vjeçare “ec e ngec” e negociatave të vështira pozitë – opozitë për reformën zgjedhopre. Kjo ndodhi në kapërcyell të 5 qershorit të vazhduesit në kryeqytetin e Shqipërisë Tiranë, në prani të palëve ndërkombëtare. Palët shqiptare u dakordëzuan, (gjithnjë në prani të ndërkombëtarëve) për kështu e ashtu etj. Ato u shprehëm përgjithësisht të kënaqura për atë që më së shumti kishin arritur. Palët bënë fajtore njëra – tjetrën për këtë e atë aspekt të marrëveshjes që nuk ishte bërë e mundur të arrihej etj.
Deklarata e përbashkët e politikanëve shqiptarë u mundësua të bëhej e njohur nga shtypi afër mesnatës duke u gdhirë e shtuna dhe vetëm në gjuhën angleze, sepse nuk kishte kohë të përkthehej në shqip. Le që ajo ishte e rezervuar vetëm për përdorim të brendshëm. “Ky dokument është vetëm për përdorim të drendshëm dhe nuk lejohet të publikohet në shqip.” – thoshte deklarata.
Mirëpo, për dreq, gazetarët shqiptarë e dinë anglishten dhe i kuptuan sa thuhej në STATEMENT – in sekret në gjuhën anglisht të palëve shqiptare. Lajmet e mira merren vesh. Ata e vodhën dokumentin “sekret” dhe e publikuan tëpkë origjinal në mediat e tyre, duke na dhënë mundësi të gajasemi me “sekretet” e tij.
Po çfarë doli konkretisht nga marrëveshja e fundit? U mbars mali e polli një mi. Lideri i opozitës Basha u shpreh: “Sot kemi hedhur një hap përpara, për të mundësuar më shumë garanci për zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri.” Çfarë fitoi konkretisht “neto”, pa zhurmën e fjalëve të mëdha opozita nga kjo marrëveshje? Fitoi tekun. Ajo mori premtimin (në parim) të mazhorancës për mundësinë e identifikimit biometrik të zgjedhësve në zgjedhjet e ardhshme. (nuk është fort e qartë se për cilat zgjedhje “të ardhshme” bëhet fjalë, për ato të vitit 2021, apo ato të 2025-sës, megjithëse ka fjalë se në zgjedhjet e afërta pas një viti do bëhet vetëm 20 përqind e indentifikimit biometrik të bla, bla, bla -së, ndërsa në ato të tjerat, njëqind përqind).
Opozita fitoi gjithashtu një kamerë (televizive) brenda qendrave të votimit dhe një zv/ kryetar të KQZ – së pa të drejtë vote, për monitorimin e procesit të implementimit të identifikimit elektronik të votuesve. (të na falë populli, nëse nuk i kupton dot fjalët e “mëdha” të përdorura në marrëveshje, po kështu e do puna) Kaq fitoi opozita. E çuditur nga fakti se qeveria ia dha opozitës t’i marrë të gjitha çfarë donte ajo për zgjedhjet, opozita u kompleksua: “Patjetër që ka një hile këtu”, mendoi dhe prandaj zgjodhi të tërhiqej nga kërkesat e kahershme të saj për qeveri teknike tj.
Edhe “lideri historik” Berisha ishte “përgjithësisht” i kënaqur me marrëveshjen, pavarësisht se kishte edhe ndonjë “rezervë” të vogël për të, në deklaratën shoqëruese të tij, menjëherë pas “suskesit” të arritur të Bashës. Ai nuk mund të mos e deklaronte mbështetjen edhe në këtë rast pa rezerva për beniaminin e tij në krye të PD-së me anë të një deklarate të posaçme. Në deklaratën e tij Berisha ishte i shqetësuar më tepër për deklaratën e Ramës me këtë rast sipas së cilës deklaratë, me marrëveshjen e fundit, mori fund edhe thirrja e përsëritur për “revolucion” e zotit Berisha, gjë që nuk është e vërtetë, (siç u deklarua ky i fundit), megjithëse “baruti” i revolucinit ka marrë ujë nga të katër anët nga kjo marrëveshje.
I kënaqur “jashtë mase” nga marrëveshja “historike” ishte edhe kryeministri Rama: “Pas 3 vjetësh marshim e 3 netësh ngujim na sollën fjalën e fundit: “Mirë e kishim, ashtu siç e kishim.”Po mirë. Unë kam menduar e mendoj që ka edhe më mirë, po meqë LBPD janë të kënaqur me kaq për zgjedhjet e ardhshme, bujrum, si ta duan ata.” Rama pra, është më i kënaqur se Basha për arritjen. E pse të mos jetë! “Rëndësi ka që: LBPD do hyjë në zgjedhje me Kodin Zgjedhor, siç e deshën vetë”. Rama ka komoditetin t’i bëjë edhe elozhe “fitores” së opozitës: Marrëvjesha sipas tij “pas djegies së kohës, mandateve, bashkive, është një rikthim në realitet”.
Presidenti i Republikës është pjesërisht i kënaqur nga marrëveshja. Me sa duket, ai priste më shumë prej saj në favor të opozitës, kuptohet. OSBE është e kënaqur se kjo marrëveshje “nuk e cënon lirinë e zgjedhjeve”. Në mos pastë qar, nuk do ketë zarar nga marrëveshja, kjo kuptohet. Ajo pra e ka justifikuar bukën që ha për punën që bën lidhur me reformën zgjedhore në Shqipëri. BE është e kënaqur gjithashtu: Shqipëria s’ka më pikëpyetje dhe pengesa në prag të vendimit për datën e nisjes zyrtare të negociatave për në BE. Zoti Soreca nuk mund të rrinte pa e përshëndetur gjithashtu me fjalë të zjarrta marrëveshjen.
Ambasada amerikane në Tiranë shprehu lumturinë e saj për marrëveshjen. Kjo ishte fitorja e parë e madhe e ambasadores së emëruar rishtazi në detyrën e vështirë diplomatike në token shqiptare. “Mirëpresim marrëveshjen ndërpartiake për reformën zgjedhore në Shqipëri… Kjo marrëveshje është rezultat i orëve të gjata, diskutimeve të ndezura, si dhe vendimeve të vështira nga anëtarët e Këshillit Politik etj.” Ja dhe nga një furçë prej saj për dy liderët: “Përgëzojmë Kryeministrin Rama dhe Kryetarin e Partisë Demokratike Basha për udhëheqësinë e tyre.” Shpëndahen fletë lavdërimi (paraprake) prej saj edhe për Presidentin e Republikës dhe kryetarin e Parlamentit, megjithëse këto institucione do të duhet të merren më vonë me ndryshimet në Kod. Përse të mos shpërndahen? Çfarë humbi ambasadorja prej tyre? Dhe kështu pra, të gjithë janë të lumtur.
Ka vetëm një element të “papëlqyeshëm” në fund të deklaratës: Te “shënimet” e saj ajo thekson: “Nuk ka patur konsensus lidhur me ndryshimin e sistemit zgjedhor.” Pra është diskutuar edhe ky problem kaq shumë i ngritur nga publiku, por nuk ka patur dëshirë për ta ndryshuar nga palët, kështu që është lënë ashtu siç ka qenë: deputetët do t’i zgjedhin kryetarët e dy partive, Rama e Basha dhe pastaj do t’i çojnë ato për “ratifikim” në popull. Ai do të thirret vetem formalisht të votojë listat që liderët e partive i kanë paraqitur. Të gjithë politikanët dhe diplomatët pra janë të lumtur nga marrëveshja, vetëm populli shqiptar mbeti atje ku ishte: në humbëtirën e politikës shterpë bipartiake që nuk të çon askund, veçse atje ku ka qenë.
E gjithë zhurma për të ashtuquajturin “manipulim” të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017 u bë e qartë me këtë marrëveshje se ishte tym për të justifikuar qëndrimin edhe më tej të Bashës në karrigen e kryetarit të opozitës, pas humbjes së zgjedhjeve prej Partisë Demokratike. Duhej një alibi për atë humbje dhe ajo u gjet: zgjedhjet janë manipuluar. U desh të braktisej parlamenti dhe pushteti lokal, të organizoheshin tre muaj protesta në bulevard etj dhe ja ku jemi: atje ku ishim.
Shumë baltë mbi zgjedhjet e popullit shqiptar dhe Shqipërinë është hedhur gjatë këtyre tre viteve qysh prej asaj kohe e deri më sot brenda dhe jashtë vendit. Tani njerëzit në PD e kanë harruar humbjen dhe prandaj nuk ka më neovjë të flitet për të. Kështu që të hyjmë në zgjedhje. Ne arritëm të bëjmë kauzë me identifikimin biometrik në 20 përqind të zgjedhësve, ashtu siç kemi bërë edhe kauza të tjera “të fituara” me bisht në shalë gjatë këtyre viteve. Fitore e madhe kjo për opozitën!
Në fakt, zoti Basha personalisht ka fituar shumë sepse ai (si edhe Rama) do të ketë përsëri të drejtën të hartojë listat shumemërore të deputetëve të partisë së tij në zgjedhjet e ardhshme dhe kjo nuk është pa përfitime. Edhe pse PD do të humbasë prapë, prej problemeve të shumta që do të hapë ky qëndrim i fundit i tij brenda vetë partisë, Basha vetë do të dalë i fituar. Për më tej ka kohë të mendohet. Tani për tani le t’i gëzohet “fitores” së radhës.
Sa për Ramën, ai e ka të siguruar fitoren e tretë në zgjedhje, pse jo edhe më shumë dhe kjo është fitore në tavolinë përballë Bashës. Ia ka dhuruar ky i fundit për arsye që i di ai. “Gëzuash Makbeth, Than i Kodrit”, Gëzuash Rama, mbret e mbi mbretër! Ka vetëm një problem të vogël: A i ka mazhoranca tetëdhjetë e katër vota për të kaluar “pazarin” elektoaral të radhës në Parlament? Të shohim.

U kry bace! Rames i erdhi keq per Lulin e vocerr, te cilin do ta marre ne zgjedhjet e ardhme ne qeveri si minister te jashtem, ndersa Murrizi, Hajdari etj. do nisin te bejne rolin e opozites ne 4 vjetet e ardhme, per tu pjekur per te ardhmen!
Populli? Populli eshte ne emigracion. Per te votuar do shkojne pak njerez, rreth 10% e votuesve, ata me pashaporta te reja shqiptare. Dhe ata qe do numerojne keto pak vota do thone ne fund: votuan 56% e votuesve!… Gjithshka brenda marrveshjes! Thank you USA & EU! Tallni menderen me kete vend!
Të gjatin e ha populli
Edhe unë Cane mavria jam shumë i lumtur me këtë marrëveshje të shkëlqyer. Tani dhjerokracia shqiptare është dhjerë para e mbrapa. Poshtë e lartë. Nga të gjitha anët.
Analizat e Hamdiut dhe e brezit te tij te gazetarve , e analizojne problemin , ne tenxhere me presion . Nje analize , qe kupton i madhi dhe femija , i mencuri dhe pak i mangeti , me shkolle dhe pa shkolle . Une , nga mijra analiza , qe kam lexuar dhe degjuar , per kete problem , sot kuptova gjithcka ndodh . Zgalem
Me lugen bosh?!
Ata,dakordistet hane me nga dy tre luge
Me gjithate shume mire qe po ua thua militanteve,por ata,militantet, kuptojne pak me vonese…
Nejse.Fund jave te kendeshme Zoti JUPE!
Titulli shpreh cdo gje , realitetin e palo Reformes zgjedhore .
Por opozita parlamentare e perbere prej 39 deputetetsh nuk do e votoje ne parlament .E vetmja shprese ,per demokratizimin e vendit eshte vetem opozita e sotme ne parlament ..U zhgenjyem nga ambasadoret === Kurse sa per keta tre bandite ,e prisnim .ashtu si po presim qe nga 45 e deri me sot ne 2020 .Dihet se populli eshte ne krahun opoziten parlamentare te sotme.Kam bindjen qe keta opozitaret ne parlament do te shperbejne diktaturen qe nga 45 e deri me sot .Zoti ti bekoje .
respekt per shkrimin e autorit !
Titulli do te ishte me preciz dhe me i goditur ::::
PD , LSI , dhe PS bashke me ambasadoret te ngopur me luge plot ,
Populli bashke me opoziten e sotme parlamentare ,te uritur me luge bosh .
Legenat komunistat shqiptar ps-pd-ls
PO AMBASADORET, ME LUGEN BOSH EDHE ATA????!!!
RROFSHIN AMBASADORET
RROFTE SKLLAVERIA
DITA: Falinderoi idhullin tim HAMDI JUPE(qe kur ishte ne PS)per shkrimin analitik per marveshjen ANGLISHT qe u be molle sherri nd/kombetar te perfunduar ne “0” me bisht ne token Amerikane.Por shtoi:
-Ne asnje vend te botes nuk ka 2 opozita,ku asaj te rruges nd/kombetret i dhane prioritet ne Keshillin politik ne raportin 3/1,kur ajo nuk duhet te ishte fare ne keshillin politike,pasi ka dal vet nga institucionet demokratike dhe duhej te reformohej ose te dilte jashte ligjit per katrauren qe ka bere ne 30 vite ne shkaterrimin e vebdit te mbi 400 mild.$,130 mild.$ vetem pasuri ushtarake dhe te mbi 20.000 te vrareve 1991-2013.
-Por duhet thene se PD ka mbeshtetje disa deputet te partive te djathta-disa ekstremiste ne Europe qe diktojne me kushte shtese ne kuvendet e tyre siç kerkon LulSaliuLikeFloriri.
-Po keshtu,nd/kombetret sfumuan depolitizimin e komisionerve si kerkese e opozites rrugaçe,si te vetmen shprese per fitore duke shfrytezuare militantet e saj hajdut e kriminel votash qe nga 1996 e deri 2011 me torten e dashin e therur nga Luli si K/bashkiak 4 vjet gjume.
-Ndose Rama nuk ishte dakort,beri leshime si ne 2017,ku besoj perseri do fitoi nje mandat te trete.
-Ne mos ndryshimin e sistemit Zgjedhor perseri nd/kombetaret degjuan Salizmin e 2008,i cili i diktoi E.Rames dhe sot te dy perfitojne me te.
-Nese PD+LSI+PD/2 do kerkonin sezben ndryshim sistemi-PS do te ishte e detyruare te pranonte.Por Saliu nuk ben prapaktheu kurre pasi ai e di qe nuk fiton dote me,pasi Ai dhe Luli jane vrasesit e 21 janarit,etj,dhe populli bemat e tyre 25 vjeçare nuk i harron kurre.
-Marveshja ishte paradhenie per hapjen e negociatave e asgje me shume,per ti mbyllur gojen Sb,Im,Lb e ko.
-FLM-H.JUPE,FLM-DITA
Cudira te demokarcise shqiptare!
Autori ka te drejte kur coton ate fjalen e urte:
U mbars mali e polli nje mi,mirepo me e besuesme do te ishte:
U mbars mali e polli nje mi,por edhe ai doli i ngordhur.
Une personalisht jam nga natyra Optimist edhe mendoj qe edhe ne si popull dalim te fituar.
Ne i japim botes leksione demokratike.
Tani bota e di qe ka jo vetem opozite parlamentare,po ka edhe opozite bulevardi.
P.S. i lutem komentuesit Clauuuus,te me sqaroje pak termin Keshill Politik.
Jam i bindur qe ai duhet ta dije.
Natürisht jo ne menyre te detajuar,po per shembull cfare kompetencash apo ku ben pjese,ne cfare pushteti,legjislativ,ekzekutiv apo ndonje variant tjeter qe ne nuk e dime.
O Ethem Lala si mund te depolitizohen komisioneret kur ligjet i ben nje keshill politik ?Si mund te depolitizohen komisioneret kur keta do te zgjidhen nga nje administrate teresisht e politizuar ?!A nuk na spjegon se kush do i zgjidhte keta komisionere te depolitizuar ? Si ka mundesi qe 8 vjet qeverisje te majte te Nanos dhe 7 vjet qeverisje te “majte ” te Rames plus nje te Ramizit mundoheni ti shumezoni me zero me 13 vjet qeverisje te Berishes ! Kjo tregon se ju te majtet dini vetem te vidhni dhe jo te qeverisni.
I shkreti Rama qe mezor po priste qe opozita e Saliut ti bente propozime per nderrimin e sistemit qe ta miratonte por ata se bene kurre dhe per kete sipas Ethemit fajin e kane ato se Rama vete nuk mund ta kerkonte. Gjynah i shkreti Rama qe i ka duart e lidhura dhe s’mund te beje asgje pa urdherin e krimineleve Sali Meta ,Basha e kryemadhi .Ai kerkon te beje gjithçka per te miren e popullit por çe do qe i ka duart e zena.Vetem tek Rama qendron ajo thenia qe ishte per shokun Enver qe uji nga burimi vjen i kulluar por turbullohet rruges.Dhe ketij te shkretit ,dmth shokut Rama ja turbullojne rruges.