Këtë mëngjes kryeministri Edi Rama e ka nisur me punën që është bërë në sektorin e shëndetësisë në Tiranë. Në një postim në Facebook, kreu i qeverisë thotë se në një vit në kryeqytet janë rindërtuar nga themelet 17 qendra shëndetësore dhe ambulanca.
Kryeministri Rama shprehet se gërmadhat e 20 viteve po ia lënë vendin qendrave shëndetësor me standarde dhe kushte dinjitoze.
“Gërmadhat e 20 e kusur viteve rrënim të sistemit shëndetësor, që po ia lenë vendin hap pas hapi qendrave shembullore të kujdesit parësor, me standarde e kushte dinjitoze nga veriu në jug, nga cepi në cep, kudo ku deri dje as që bëhej fjalë për më shumë se sa karakatinat plot lagështi, zymtësi e zbrazëti, ju uroj një javë të mbarë. 17 qendra shëndetësore dhe ambulanca u rindërtuan nga themelet vetëm në 1 vit në Tiranë, aq sa nuk ishte bërë në disa dekada bashkë për kryeqytetin”, shkruan kryeministri Edi Rama në Facebook.
o.j/dita

Edi ben mire qe I llustron nga Brenda e jashte por ato duhen dhe mire mbajtur dhe mbi te gjithe te kete te gjitha pajisjet qe duhet te kete nje qender shendetesore, te pakten te jene si ato te kohes se xhaxhit.Kjo do te lehtesoje punen neper spirale, pasi njerzit per nje gervishje me vrap ne spital, kur Ata mund te mjekohen ne keto qendra. Te jene gjerat e domosdoshme per nje ndihme te shpejte. Pajisini me defibrilator e ato dhe ambulancat(makina), pasi ato shpetojne jete njeriu.