Konfindustria me rastin e ndërtimit të paketës fiskale të vitit 2014 njofton se do t’i kërkojë zyrtarisht ekzekutivit shqiptar, që jetë e kujdesshme për të vazhduar me çdo kusht politikën e taksave të ulta dhe në mbrojtje të prodhimeve vendore. Konfindustria vlerëson, se në kushtet e vazhdimit të tkurrjes së ekonomisë vendore edhe në pjesen e dytë të vitit financiar 2013 si pasojë e goditjeve të krizës globale, është e domosdoshme të nxiten nismat investuese dhe sidomos tërheqja e investitorëve të huaj. Në këtë kuptim çdo ndryshim në rritje e nivelit të taksimit të sotëm prej 10%, duke zbatuar shkallën e progresivitetit pa dallim në të gjithë kategoritë e biznesit, do të prodhonte pasoja të drejtpërdrejta të padëshirueshme në shtimin e investimeve. Mbi të gjitha progresiviteti i taksimit do të ulte konkurrencën e Shqipërisë në tërheqjen e investimeve të huaja krahësimisht vendeve të tjera të rajonit si Maqedoni, Serbi, Mal i Zi, Bullgari, etj., që pa përjashtim zbatojnë sistemin e taksës së sheshtë 10% për fitimin dhe të ardhurat. Konfindustria i kërkon ekzekutivit, që të jetë e kujdesshme në përcaktimin e produkteve dhe shërbimeve për të cilat mund të ulet niveli TVSH/tatimi i vlerës së shtuar. Për të gjitha prodhimet fundore në treg, që prodhohen në vend, është e këshillueshme, që niveli i sotëm i TVSH prej 20% të mos preket. Përkrahja e shtresave shoqërore në nevojë të kryhet nëpërmjet parashikimit në buxhetin e shtetit dhe jo politikave fiskale, që do të ishin plotësisht të pafrytshme. Në rast të kundërt do të kishim goditje te konkurencës së prodhimeve vendore ne favor të prodhimeve të ngjashme të huaja me pasoja të padëshirueshme për ekonominë kombëtare.

ore buxhuk… nuk je aspak koherent. njehere flet per detyrimet e qeverise ndaj biznesit dhe kekron te paguhen bashke me interes duke llogarit vonesat (shyqyr me ne fund qe tu zgidh goja sapo iku sala). tani don qe shteti mos aplikoje ndryshime ne sistemin e tatimeve. po mir more zoteri nga do i gjeje shteti keto lek per investime. ku qendron llogjika ne nje tatim 10% per te gjithe, te pasur e te varfer. ik o zoteri gjej dicka me se te meresh, dhe behuni pale e zhvillimit jo papagalle te ca budalliqeve qe krijojne panik ne biznes dhe te njerzit
Po te ulesh e ti biesh lapsit pak me gjate zoteri , mendoj se do te dilni ne perfundime te tjera , qe jane nderkaq dhe me afatgjata .
Paketa fiskale eshte shume e drejte , djhe mese e pershtatsheme per situaten ,.
Varferia e shtreses se mesme dhe te varfer qe perbene 80 % te popullsise po rritet , rritja e varferise con ne uljen e konsumit ,e cila pasohet nga uljae kerkeses si rrjedhim firmat qe ju perfaqsoni do te gjenden ne kushtet e nje kerkese te ulet dhe si rrjedhoje do te ul prodhimin dhe per kete duhet te nxjerre njerez nga puna , duke shtuar akoma me thelle varferine ……. si i bie tani ?????? Dhe kjo vetem per te mbrojtur ato 20 % te popullsise ku ben pjes dhe ti besoj . Po ky eshte problemi yne nuk shohim dot me larg se hunda jone ” te jem mire e te fitoj une pa te tjeret le te vdesin ” jo zoteri e provuam kete per 20 vjet e snacoi gjekundi .
A je nenkryetar i partise Demokratike ti zoteri.Asnje here nuk u kenaqe,megjithese ajo qe kerkon te perfaqsosh,i paguan puntoret me leq se puntoret ne shekullin e 18,kur Marksi nxori “KAPITALIN” Ju jeni fytyra e yryer e te shtypurve dhe e te shfrytezuareve dhe kerkoni akoma te grabisni djersen e gjakun e njerezve hallexhinj.Per mua zoteti qe mar 40000 leke bruto nuk me ndalen sa doni ju 4000 leke ,por 1500 leke me taksen progresive,dhe kush po e lexon kete vendim,te gjithe jane te kenaqur,kurse ju konfindustria doni qe ti mbani puntoreve edhe kete qe po ja heq vendimi e ligji i ri.Turp,po i paguani njerezit,me 15-20 leke dhe rine si skllever gjithe diten.
Ju edhe doni që shteti t’ju paguajë miliarda edhe kërkoni që shteti të mos ketë të ardhura, edhe kërkoni të mos paguani rroga !!!
Dmth, ju vetëm doni të fitoni sikur jeni të rënë nga qielli, mundësisht t’ju themi dhe faleminderit që na merrni lekët !!!
Tufë mashtruesish e parazitësh idiotë !