Marrin fund spekulimet! Kim Jong-un rikthehet dhe është shëndoshë e mirë

Leda Hysa

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, u shfaq sërish në publik pas disa javësh mungesë.

Ai kryesoi mbledhjen politike dhe së bashku e të ishin të gjithë personat e tij më të besueshëm. Megjithëse Korea veriore nuk ka raportuar asnjë rast me COVID-19, ajo që u vu re në takim ishte fakti se lideri suprem dhe mbështetësit e tij ruanin distancën nga njëri-tjetri.

Ky takim vjen pas shumë thashethemesh se Kim kishte humbur jetën pas një ndërhyrje kirurgjikale në zemër. Mediat aluduan për vdekjen e tij, pas mungesës në “Ditën e Diellit”, e cila është edhe ditëlindja e gjyshit të tij.

Megjithatë pas rreth një muaji mungesë ai u shfaq në inaugurimin e fabrikës së mbeturinave.

Sakaq, pas shumë spekulimeve ai duket se është rikthyer në krye të vendit dhe ka lënë pas krahëve problemet shëndetësore.

 

l.h/ dita

Share This Article
1 Comment
  • eshte hera e pare qe prefixi para emrit Kim nuk eshte diktator por udheheqes

    .
    ka kaluar koha e antikomunizmit kanibal ku dhe enverin dhe ne media te ekulibruara quhet diktator i regjimit komunist

    ky Kimi mund te jete ndyresia me madhe ne bote por fakti qe ai eshte ne krye te Korese na detyron ta quajme udheheqes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *