Prof. Paskal Milo
(Vijon nga numri i kaluar)
Këto atribute dhe cilësi funksionale shtetërore ose mungonin fare ose ishin minimale në qeverisjen e Princ Vidit. Shpërthimi i Luftës së Parë Botërore dhe kthimi i Shqipërisë në shesh beteje të fuqive ndërluftuese jo vetëm që rëzoi vendimet e vetë Fuqive të Mëdha për asnjanësinë e pavarësinë e shtetit shqiptar për të cilat ato kishin dalë garantë, por u dha jetë planeve copëtuese dhe zhdukjes së Shqipërisë nga harta politike e Ballkanit, ose në rastin më të mirë ruajtjen e një hapësire të vogël territoriale që do të pagëzohej shtet shqiptar por nën protektoratin e mundshëm të Italisë. Ky skenar u ligjërua përmes Traktatit të fshehtë të Londrës të 26 prillit 1915 nga katër Fuqitë e Mëdha (Britania e Madhe, Franca, Rusia dhe Italia) ndër gjashtë Fuqi që dy vite më parë po në Londër kishin njohur pavarësinë, sovranitetin dhe asnjanësinë e shtetit shqiptar e kishin dalë garante të tij.
Në përfundim të Luftës së Parë Botërore ky projekt ogurzi copëtimi ishte në fuqi dhe kancelaritë e Fuqive të Mëdha evropiane fituese të Luftës (Britania e Madhe, Franca dhe Italia) shkuan në Konferencën e Paqes në Paris me dosje të përgatitura për ta asgjësuar Shqipërinë.Nëse ky fund i tmershëm nuk ndodhi, merita duhet ndarë midis një emri të madh të historisë politike amerikane të shekullit të XX-të, Presidentit Udro Uillson që në janar-mars 1920 u tha tre herë jo kryeministrave britanik, francez dhe italian duke vënë veton për memorandumin e tyre famëkeq të 13 janarit dhe atdhetarëve shqiptarë të mbledhur në Kongresin e Lushnjës që morrën ato vendime shpëtimtare dhe paralajmëruese historike.
Merita e Kongresit të Lushnjës është se formoi jo vetëm një qeveri të përgjegjshme dhe institucione të reja shtetërore, bartëse të sovranitetit kombëtar, por krijoi frymë e dha mesazhe të qarta edhe për qeveritë e huaja e sidomos për ato të vendeve fqinje. Nisi të funksionojë jeta shtetërore dhe u shënuan arritjet e para në bashkimin administrativ të vendit. Por nuk ishte e mjaftueshme për funksionimin e një shteti normal pa ushtrimin e plotë të sovranitetit kombëtar dhe kontrollin e plotë të territorit të tij.Prania e forcave italiane në Shqipëri e sidomos në Vlorë e bënte fiktive si pavarësinë edhe sovranitetin shtetëror, mbante peng të ardhmen e saj dhe i jepte udhë projektit të vjetër italian, atë që zëvëndës ministri i jashtëm italian (në qershor e tutje ministër i jashtëm) Karlo Sforca në 28 prill 1920 i sugjeronte kryeministrit italian Françesko Nitti se “baza e politikës tonë tani duhet të jetë zotërimi i sigurtë i Vlorës. Nuk mund të bëjmë kurrë një politikë efikase shqiptare dhe ballkanike në qoftë se nuk do të jemi të vendosur fortë në bregun tjetër.Deri sot askush as edhe Uillson nuk ka kontestuar zotërimin e Vlorës”.
Në prill-maj qeveria shqiptare e nxitur edhe nga Këshilli Kombëtar hyri në negociata me autoritetet ushtarake italiane në Vlorë dhe me të dërguarin e Romës në Shqipëri si Komisar i Lartë, Fortunato Kastoldi për largimin e forcave italiane dhe bashkimin administrativ të Vlorës e të Tepelenës me Tiranën.Refuzimi i tyre ishte kategorik dhe qeveria e Sulejman Delvinës në rrethanat në të cilat ajo vepronte nuk kishte mundësi dhe forca që të impononte një zgjidhje tjetër.Pranimi i faktit të kryer vinte në dyshim edhe ato pak arritje të bëra, por vinte mbi të gjitha në hipotekën italiane, pavarësinë, sovranitetin dhe të ardhmen e vëndit.
Duke e mirëkuptuar qëndrimin e qeverisë në Tiranë dhe duke u bashkërenduar me të fshehurazi por në mjaftë raste edhe hapur, Komiteti “Mbrojtja Kombëtare” në Vlorë morri përsipër një mision të madh historik, të organizonte e të zhvillonte luftën e armatosur për të larguar pushtuesit italianë nga Vlora e nga gjithë Shqipëria. Ky ishte një moment kyç dhe këtu qëndron merita e madhe e udhëheqësve të Luftës së Vlorës. Kjo Luftë eleminoi rrezikun më të madh për Shqipërinë, për pavarësinë e tërësinë e saj territoriale. Ajo i dha liri dhe frymëmarrje rinisjes shtetërore në kuptimin jo simbolik të rivendosjes së sovranitetit e të ringjalljes së pavarësisë së vitit 1912, por i dha Shqipërisë besimin se ajo mund të bëhej dhe do të bëhej nga vetë shqiptarët. I përcolli gjithashtu botës ndjesinë se ky vënd nuk duhej gjykuar me stereotipet e së kaluarës dhe se ka aftësi për tu vetëqeverisur në të ardhmen.
Koherencën historike në veprime e synime të Pavarësisë së 28 nëntorit 1912 me Luftën e Vlorës të 1920 e ka vënë në dukje me një lirizëm të pazakontë Mit’hat Frashëri kur shkruante: “Dy data, 1912 dhe 1920, dy ngjarje, dy flakë.E dyta plotësoi të parën, e mbaroi, e forcoi, i dha shkëlqim, e bëri të vërtetë, reale, e shpëtoi prej mjegullës dhe dyshimit. E para i hapi udhë të dytës, por e dyta i dha trup së parës, e bëri të pashme, të gjallë, me shpirt, me frymë, ose më mirë akoma, mblodhi në këtë pjellë shpirtin dhe frymën e përhapur që fluturonte në erë dhe s’kishte zënë vënd përdhe, e forcoi në këtë zall me rërë pastaj e hodhi mbi gjithë Shqipërinë, si një vesë që bie dhe ngjall bimët e vyshkura prej të thatit”.
- VI. Lufta e Vlorës e përforcoi dhe e manifestoi edhe më tepër vullnetin politik e frymën kombëtariste të Kongresit të Lushnjës. Këto dy ngjarje të mëdha ishin vazhdim logjik dhe plotësim i njëra tjetrës, ato i lidhi në mënyrë të pazgjidhshme filli kuq e zi i ndërgjegjes kombëtare. Pa qeverinë kombëtare të Lushnjës, Lufta e Vlorës nuk do të mund të arrinte objektivin e saj madhor kombëtar, largimin e detyruar të ushtrisë italiane jo vetëm nga Vlora por edhe nga porte te tjera e territoret e mbajtura me forcë prej saj. Janë tashmë të njohura meritat dhe kontributet e kryeministrit Sulejman Delvina, të ministrit të brendshëm Ahmet Zogu, të ministrave të tjerë si Spiro G. Koleka, Hoxhë Kadri Prishtina, Ndoc Çoba e të tjerë si dhe e Këshillit të Lartë (Regjencës) me në krye Aqif Pashë Elbasanin si dhe e Këshillit Kombëtar.
Janë pikërisht këta burra e të tjerë pas tyre që gjithnjë e më hapur u rreshtuan përkrah luftëtarëve të Vlorës e të gjithë Shqipërisë, që i mbështetën me armatime, ushqime e furnizime të ndryshme dhe që u bënë edhe përfaqësuesit e zëdhënësit e tyre zyrtarë në negociatat me të dërguarit e Romës apo me qeveritë e vendeve të tjera. Ndaj është edhe në shërbim të të treguarit e të shkruarit objektiv të historisë që të sillen dëshmi dokumentare të kohës edhe si ajo e ministrit të brëndshëm Ahmet Zogut kur në shkresën drejtuar prefekturave të vëndit në 1 korrik 1920 ku bën thirrje për ndihmë e mbështetje të gjithanëshme për Luftën e Vlorës. Argumenti i tij është se “Vlora qyteti ma i rëndësishëm i Shtetit t’onë, çelsi i të gjithë Shqipnisë dhe shtylla më e shëndoshë e Statutit të Londrës 1913, ka nji muaj qi qjindet në luftë me Italiën qi kërkon t’a bajë nji qytet të sajin.Kjo luftë që bajnë atje vllazënit t’onë, nuk asht vetun për at qytet, por asht për të gjith Shqipniën, se nji Shqipnie pa Vlonë, nuk mundet të ketë e nuk mund të bahet”.
***
Por edhe pa Luftën e Vlorës qeveria shqiptare e vendosur në Tiranë nuk do të mund të realizonte misionin historik të përcaktuar në Lushnjë për të shtrirë sovranitetin shqiptar në të gjithë territoret që ende ndodheshin nën pushtimin e huaj. Pa Luftën e Vlorës dhe bashkimin e saj me shtetin shqiptar qeveria e Tiranës nuk do ta kishte jetën të gjatë dhe as nuk do të merrej seriozisht në planin ndërkombëtar.
Në aspektin politik Lufta e Vlorës ishte vazhdim i natyrshëm i Kongresit të Lushnjës. E para, i dha më tepër përmbajtje e fryme luftarake vendimeve të përfaqësuesve (rreth 50) të zgjedhur krahinorë të Kuvëndit të janarit, ishte më masive, siguroi unitet më të madh e përfaqësim më të lartë.Por burrat e shquar të Vlorës të asaj kohe, të Labërisë e të Kurveleshit, të Gjirokastrës, Beratit, Skraparit, Mallakastrës, të Korçës, Shkodrës, të Elbasanit, Durrësit e Fierit, bënë atë që nuk mund të bënte qeveria e Sulejman Delvinës:luftën e armatosur.Ishte pikërisht kjo Luftë kombëtare mbarë shqiptare ku spikati udhëheqësia trimërore dhe e zgjuar e Osman Haxhiut, Qazim Koculit, Ahmet Lepenicës, Myqerem Hamzaraj, Hazbi Cano, Memo Mete Brati, Murat Tërbaçi, Halim Xhelo, Qazim Kokoshit… që përmbylli misionin historik të rivendosjes së sovranitetit kombëtar në territoret që mbaheshin të pushtuara nga ushtria italiane.
Suksesi i kësaj Lufte detyroi për herë të parë në historinë shqiptare pas epopesë së Skënderbeut kundër pushtimit osman, që një Fuqi e Madhe e kohës siç ishte Italia në vitin 1920 të detyrohej të ulej nga armët e luftëtarëve popullorë si Selam Musai, Zigur Lelo, Sado Koshena, Toto Bolena, Sali Vranishti, etj. në tryezën e bisedimeve me një qeveri shqiptare, në pozita të barabarta dhe të nënshkruante në 2 gusht 1920 në Tiranë një marrëveshje historike, të njohur me emrin Protokolli i Tiranës. Sipas këtij Protokolli, qeveria italiane në respekt “për Sovranitetin Shqiptar mbi Vlorën dhe të integritetit territorial të Shqipërisë, do të riatdhesojë trupat italiane
aktualisht të shpërndara në Vlorë dhe në bregdetin e saj si dhe në pjesën tjetër të Shqipërisë, me përjashtim të Ishullit të Sazanit...”. Kjo marrëveshje ishte e veçantë, jo vetëm për përmbajtjen e saj por edhe si akti i parë i plotë ndërkombëtar përmes të cilit qeveria shqiptare shfaqej si palë e barabartë e sovrane në marrëdhëniet me jashtë pas Luftës së Parë Botërore.
Humbjen e Vlorës por edhe të influencës në Shqipëri, qarqet politike konservatore dhe ekspansioniste italiane nuk do ta harronin.Pezmin e tyre për këtë humbje ata e shprehën në mënyrë publike në shumë mënyra por në një formë simbolike e përfaqësuese ketë ndjesi do ta shprehte po i njëjti sekretar i përgjithshëm i ministrisë së jashtme italiane i vitit 1920, Kontarini, i cili, në 20 dhjetor 1924, në prag të rikthimit të Ahmet Zogut me ndihmën financiare dhe ushtarake të Beogradit në Shqipëri, do t’i deklaronte përfaqësuesit diplomatik shqiptar në Romë se “duke na dëbuar nga Vlora ju na hoqët mundësinë për t’ju ndihmuar në mënyrë efikase.Në situatën e tanishme ne nuk mund të bëjmë asgjë më tepër për ju se ç’mund të bënim për çfardo vënd tjetër….”.
VII. Lufta e Vlorës pati një jehonë të gjërë ndërkombëtare. Ajo zuri vënd në një numër jo të vogël gazetash italiane por edhe evropiane.Qarqet diplomatike evropiane, veçanërisht ato fqinje e ndoqën me vëmëndje revoltën shqiptare kundër ushtrisë italiane.Qeveria shqiptare e dalë nga Kongresi i Lushnjës kishte kërkuar në vijimësi vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me qeveritë e Fuqive të Mëdha dhe ato fqinje, por ende deri në verën e vitit 1920 nuk kishte patur asnjë përgjigje pozitive prej tyre.
Lufta e Vlorës dhe largimi i forcave italiane nga Shqipëria e futi vëndin përfundimisht në rrugën e përmbylljes të rivendosjes së sovranitetit të plotë kombëtar në të gjithë territorin e shtetit të pavarur të vitit 1913 të njohur ndërkombëtarisht.Rinjohja e Shqipërisë si subjekt i të drejtës ndërkombëtare ishte mëse urgjente.Ajo mund të bëhej në dy mënyra:ose përmes rinjohjes nga çdo shtet i veçantë i pavarësisë së Shqipërisë dhe i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me të, ose përmes një akti ndërkombëtar të miratuar nga një shumicë shtetesh e para së gjithash nga Fuqitë e Mëdha.
(Vijon)

Ajo Lufte e Vlores paska penguar copetimin e Shqiperise kur Shqiperia nga 4 anet banohet nga troje shqiptare?
Mos imitojme serbet qe festojne nje humbje, ate te fushe-Kosoves ne Shekullin e 14…
Fillim i mire Paskal edhe pse i vone. Tregoju pak te singjashmeve te tu se kush luftoi per Shqiperine. Tregoju se si shumica e atyre qe derdhen gjak u burgosen , pushkatuan apo u detyruan te merrnin rruget e botes kur kolera e kuqe mbuloi Shqiperine. Tregoju se shqiptaret perpos dasive ideore e politike ishin te bashkuar per Shqiperine derisa jakobinet e kuq i ndane ne te mire e tradhetare. Tregoju dhe ndoshta historia do te kete meshire edhe per ty.
Lufta e Vlores eshte nje perle e shkelqyer ne gjerdanin e patriotizmit dhe heroizmit popullor te Laberise ne radhe te pare.
Lavdi te perjetshme heronjve populllore te luftes se Vlores, Selam Musait, Toto Bolenes, Sali Vranichtit etj !!!
Kane luftuar ballistet e Petenit.
Luften e Vlores e paska bere qeveria e Sulejman Delvines, ministri i brendshem Ahemt Zogaj, e ministra te tjere me ne krye Aqif Pashe Elbasanin.
O bytheqira te historise.
Burrat e Vlores hodhen ne det nje ushtri te tere italiane, dhe jo me te merrnin doren e Ministrave te Sulejman Delvine. Ikni mor plera.
Po te mos ishte per burrat e Vlores, dhe Komitetin Kombetar qe u krijua ne Beun keta ministrat e Sulejman Delvines do kishin ngelur me shkresa dhe Lufta nuk do ishte bere kurre. Patriotizmi qe u ngrit ne kembe ne Luften e Vlores mori tipar kombetar ne Kongresin e Lushnjes, por Lufta e Vlores lindi dhe mori jete nga burrat e Laberise, dhe jo nga lapsat e tu o kalemxhi grek millona.
Derdellisni te gjithe kush e kush te mburret pse ka qene ne qeveri qe nuk beri asgje, qeveri qe me vone e shiti Shqiperine pa nje e pa dy te italiane e gjermane.
Po ja qe Lufta e Vlores e pordhi qeverine e atehreshme dhe tregoi te kunderten e asaj qe thua ti o plere e Janulles, tregoi qe populli kur do dhe i merr fatet ne duart e tij, realizon cdo mision te pamundur qe qeverite shkerdhata nuk mund ti realizojne por merren me letra e shkresa kot. Legen i qelbur.
Luften e Vlores e beri populli dhe jo ata qe mbajne portofole ministrash dhe qeverish. Ata vetem e kane deshtuar Shqiperine, jo me ta kene udhehequr. Lufetaret e Vlores luftuan e u vrane, qeveritaret e paskan projektuar fitoren me konferenca, Shko mor vemje e ndyre greke. shko ha ndonje kocke te dulja, lamash muti
Ja edhe Mirel historiani. Ske ci thua. Te flet me fakte. E ka pare edhe filmin. Çomja me comange i hodhi ne dèt italanet.
Po po, i hodhi Zogu dhe mithat frasheri me shkresa lart e poshte.
He mor Berat, mos u cudit nga kjo lloj fare. MIRELI apo MIRENGELI i perket atij llumi qe ka si qellim perbaltjen. Nuk ka rendesi per kete lloj fare c’fare dhe si shkruhet, rendesi ka si te njollosin dhe helmojne. jane vete antinjeriu, jane nje tufe qenresh te stervitur pikerishte per urrejtje ndershqiptare me lloj-lloj epitetesh. Kudo qe shkruan ka te njejten qellim te hedh vrer. Jane bere sexperta qendrojne me larte se ekspertet. Ndoshta keta te “dites” i lejone keto lloj vemjesh per ti paraqitur gjerat interesante. Por a jane interesante kur lexon te njejtet emra qe mbjellin urrejtje ne gjithshka?
E di si eshte puna e ti Pellazgu ne Rikthim?
E mban mend 97en, kur u ngrit Lushnja, Fieri., dhe u nisen ne Vlore per protestat kunder Piramidave.
Ajo quhet levizje popullore. Mori zjarr andej dhe shpertheu ne Vlore. Vlora e derrmoi e vetme Berishen qe e rrethoi nga te kater anet per ta sulmuar dhe per ta gjakosur. Jane fakte keto, dhe jo peralla ne dite me diell sic thote Paskali.
Vlora krijoi Komitetin e Clirimit, qe ndoshta nuk kishin formimin dhe eksperiencen politike per te krijuar nje parti, por ishte institucion i momentit qe i dha drejtim rezistences, derisa e perlyen morrat e PSse, qe u futen ne Vlore si clirimtare, dhe nga ana tjeter bene pakt me Berishen qe per hir te se vertetes duhej te kishte perfunduar ne litar.
Me kujtohen zagaret e PS qe erdhen si laro per te marre fitoren nga lufta e vlonjateve.
Aty do kete qene dhe Palo Millonai. Ata gatuan paktin me PDne dhe e tradhetuan Levizjen e Vlonjateve qe u kthye ne simbol te rezistences kunder derrave kriminele, bastarde, fashiste e tradhetare te Berishes.
Kjo eshte dhe historia e qeverive qe paskan bere pakte e mareveshje me Italine. Luften e beri Vlora, keta marrin dekoratat.
Sa per ballistet, e treguan veten dy here se kush jane. Njehere ne Luften e Dyte qe e shiten Shqiperine per italiane e gjermane, dhe heren tjeter qe u bene pale e falanges fashiste antishqiptare te Berishes. Ata tani po shkruajne historine.
Sa here eshte perdredhur Paskal Millonai per kufijte greke, per mamane e Skenderbeut? Sa here eshte perdredhur per te shkruar te vertetat e Luftes sic kane qene, dhe jo si duhet ti behet qefi ballisteve e zogisteve, se vetem duke e perdredhur ka mundesi te rroje e te haje akoma buke si ngjale pa karakter?
Akoma keni dyshime per kete?
Historine e kane shkaterruar keto 30 vjet, dhe me kete shkaterrim qe i bene historise kane shkaterrruar dhe shtetin dhe te ardhmen e shqiptareve, qe nuk dine ku te drejtohen, qe nuk dine cfare boshti kombetar dhe karakteri. Rralle sot i besojne luftes, shumica mendojne se ka qene shpikje e Hoxhes, dhe se fitorja erdhi me parashute nga Ruset, ose nga dy jugosllave. Marrezi dhe pislleqe te tilla ne kurriz te sakrificave te popullit shqiptar, te heronjve dhe deshmoreve qe dhane jeten jane jo vetem sakrilegj, por akte te pastra sulmi kunder Sovranitetit dhe ekzistences se Shqiperise si shtet i pavarur. E ardhmja eshte dhe me e erret se kaq. Po prisni nga Millonate dhe nga Zarbat e Ramutit se do jua japin ata ne dore te ardhmen, ashtu sic jua dhane te shkuaren ketu e 30 vjet
1912 austro-hungaria dergoi ismail qemalin te ndalonte kalimin e italise ne ballkan(U shpall pavaresia e shqiperise,).1920 e njejta skene e austro-hungarise.Stop itali ne ballkan.Pra gjaku I shqiptarit ka sherbyer per te kenaqur politiken europiane.”Mjaft luftove per te tjeret o fatkeq….”
Paskal Milo,,ex Catedra..Po kujt i shitesh si gjykatesi Suprem?Kush ta pranon kete lloj historie sot?
Po pate dokumenta per shkrimin e historise,shkruaje,,me nene,me pika bejne ligje ne parlament,qe nuk i besojne as vete,pale t`i zbatojne.
Komiteti qe organizoi Luften e Vlores jane gjithe ballista,doni s`doni ju.Jane ata qe organizuan Luften e Gjormit.Ju thone gje keta Llagape? Haxhiu,Koculi,Lepenica..
Jane Ballistet e Vlores.Ne ate kohe Gjylua ishte akoma fajdexhie e firmave piramidale ne Gjirokaster.Nuk ishte bere FAKTOR NDERKOMBETAR.
Dushani me Miladinin nuk kishin ardhur akoma ne Shqiperi per te gjetur kopilat sllave.
Fshataret e Laberise nuk luftuan me uniforma engleze dhe me automatike engleze dhe me florinj engleze,por me :Sepata me hanxhare/Dyfeket lidhur me gjalme.
Lufta e Vlores ishte nje lufte krejt shqiptare,qe e udhehoqen kreret e Laberise.
Sllavet nuk e kishin gjetur akoma kopilin e Gjylos dhe kopilin e Tragjasit,Hysni Kapon qe u dergonte qumeshtin Legates Jugosllave.
Duhej gozhda Nastradinit,qe te behej vllavrasja ne Vlore.
Lufta e terrori