Mbledhja e Këshillit Kombëtar të Integrimit, Rama për Metën: Kjo është hera e fundit që takohemi me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve

J L

Kryeministri Edi Rama gjatë diskutimit në Këshillin Kombëtar të Integrimit nuk ka munguar që të lëshojë batuta në lidhje me konfliktin që ka me presidentin Meta.

Sipas tij, nuk është sekret që mes presidentin Meta kanë përplasje për çështje të ndryshme, por kjo nuk do të thotë se nuk mund të ketë takim mes tyre.

 “Nuk është sekret se me Metën kemi çështje të ndryshme. Me Metën mund të takohemi kudo edhe te Baba Mondi, por nuk kurrsesi me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve. Për mua kjo është hera e fundit që pranoj një takim me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve”, deklaroi Rama.

Kryeministri u fokusua gjithashtu edhe te fakti që partitë politike pranuan nënshkrimin e marrëveshjes për Reformën Zgjedhore.

“Ne duhet të dimë se ka më tepër vlerë jo se sa shumë bien dakord me njëri-tjetrin, por se si administrojnë mos dakordësinë”, theksoi Rama.

“Mendoj se kjo do të jetë e fundit dhe miqtë tanë të paçmueshëm nuk do të ndihen më këtë në këtë pozitë dhe zgjedhësit tanë, nuk ka pse të shohë më në dyert e ambasadave, pse palët nuk arrimë të ndajnë çfarë është e ndarë dhe e përbashkët. Me presidentin kemi çështje të hapura, por patjetër që mund të takoheshim te presidenti, kryetari i kuvendit, kryemyftiu i Tiranës, Baba Mondi, kreu i komunitetit Katolik, apo protestantët. Nuk mund të bëjmë marrëveshje në ambasada. Kjo ishte e fundit. Për çështje që ne na takon t’i zgjidhim vetë nuk mund të bëjmë më sikur nuk jemi të njëjtët për t’i zgjidhur bashkë. Nëse ky quhet Këshilli Kombëtar i Integrimit, këtu duhet të ishte edhe opozita, e sotmja dhe e nesërmja”, tha Rama.

j.l./ dita

Share This Article
12 Comments
  • QEVERIJA E SË NESËRMES OPOZITA?
    Është lapsus apo ngopje me lugë bosh?
    Apo flitet për të sesërmen e ndonjë kohe?
    ???

    • Cfar kontributi je duke dhene ti , qe shfaqesh si fantazme neper komente , me idjotesira klishe ! Nuk u lodhe me budallalleqe te tilla bajate ? Ne se ke tru , sikurse duket qe pretendon , ndihmona te hapim syte edhe ne “injoranteve” te tjere , mos ndahemi si te tille nga kjo bote !

  • Na i sollen zorret tek goja, njeri me ere me te keqe se tjetri, njeri nuk fshin bythen, tjetri lan vetem duart.

  • Vetem perpara o gjigand. Dakordesoni mosdakordesine. Populli tuaf mirepret marreveshjet tuaja ne te miren e kombit

  • I shpoj te dy syte ,po ta doni ju te dy shqiperine te integrohet ne BE .Ne populli e dime se ju i frigoheni integremit ,se ju fillon diktati i ligjit dhe transparenca e ligjit te BE .Ja u mori me dhune dhe mire e beri ish Amb LU ,qe ju vuri ne rrjesht per nje dhe ngritet kartonet 140 me o.

    Leri lodrat o Rame , si ha njeri keto xhiblat e tua ,ti i duhesh Metes dhe Meta ngordh pa ty .Mos haroj edhe Bashen i duheni njeri tjetrit ,e kete e pame qe nuk aprovuar sistemin MAZHORITAR me lista te HAPURA .Por kemi shprese ne populli tek opozita e sotme parlamentare ,e ata jane me kembe ne toke .Dhe vetem ata do votojme ne 21 .

  • Gezoni shoke se ne zgjedhjet e ardhshme nuk do te keni nevoje te zgjidhni se i keni te tre bashke Edin, Lulin dhe Liken ne aleance.

  • Gramozi i shkrete shijon shend e vere kete perplasje te perzemert berrylash Rama-Meta!
    Sepse e di qe kur zihen atllaret, shkelmat i hane gomaret…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *