Shumë njerëz që shoh,
të pa frikë duken,
takohen-shtrëngohen,
puthen edhe nduken!
Nuk u bën përshtypje,
fare pandemia,
edhe pse në Botë,
po vazhdon kërdia!
Histori suksesi,
shkroi Shqipëria,
po s’kemi shpëtuar,
nga epidemia!
Gjersa ka çdo ditë,
plot raste të reja,
tregon se akoma,
s’ka sosur beteja!
Po hajde të hysh,
në gjithë mendjet tona,
kur ka shumë që thonë,
se nuk ka korona!
Biles Lulëzimi,
që s’di të rrijë sus,
thotë se s’ka korona,
po Rama-virus!
Luli që nga goja,
nxjerr vetëm zeher,
shumë idiotë-si vetja,
në qafë po i merr!.
Njerëzit që dëgjojnë,
të Lulit muzikë,
tani nga virusi,
s’kanë fare frikë!
Dhe s’do ta kuptojë,
ky idiot milet,
se ky lloj kovidi,
pa problem të vret!
Po shqipo shqiponja,
s’pjerdh nga infektimet,
ndaj vazhdon me puthjet,
dhe duarshtrëngimet!
Disa miq kanë ardhur,
dorën më kanë shtrirë,
po kur s’u’a kam dhënë,
s’u ka ardhur mirë!
Ti kot më mërzitesh,
more miku im,
me këtë virus,
unë nuk jam një trim!
Më mirë “frikacak”,
dhe qëndroj në jetë,
se sa trim i çartur,
me këmbët përpjetë!
Shumë opozitarë,
nuk i ruhen flamës,
si një sfidë e hapur,
kundër Edi Ramës!
Nuk kam asnjë fjalë,
të të them-o trim,
virusi është qorr,
dhe nuk bën dallim!
Po vijoi kështu,
do vijnë kohë të rënda,
në vapën që vjen,
do na mbyllni brenda!
Jo nga qeveritë,
po nga pandemia,
në Botë ka rënë,
krejt ekonomia!
Miqtë tanë të dashur,
nga Uashingtoni,
thonë se janë më keq,
dhe nga Depresioni!
Kur ra Amerika,
nga ekonomia,
nuk mund të na ndodhte,
këtu mrekullia!
Po një mrekulli,
ka ndodhur vërtetë,
tek ne-shumë pak njerëz,
ikën nga kjo jetë!
A.DUKA

Ekonomia ketu mor ti Duke i shkret,
eshte bere ibret fare ne keto 7 vjet,
e kjo nuk fshihet dot pas Pandemis,
sa fshihet ne thes minarja e xhamis,
se ka rene ekonomia neper bote sot,
por ketu ekonomia ka vdekur or Rrot!
koka shendoshe pa leku vjen prape, ne hoqem krizen e 90 kur brenda nates u zhbene kursimet e jetes, u dogjen e bastisen me qindra fabrika e plantacione, krizen e 97, piramidat….. edhe virusi do kaloje dhe pastaj do filloje prape jeta si me pare. Ne po ia dalim me llumin me te keq te politikes plot 30 vjet jo nje virusi. Te lumte pena e mendja Ben!