Basha takime në Tiranë: Do të ndërtojmë një qeverisje normale për ringritjen ekonomike

Leda Hysa

Kryedemokrati Lulzim Basha është takuar ditën e sotme banorë dhe sipërmarrës të vegjël në njësinë 11 në Tiranë.

Basha thotë se çdo ditë 60 biznese ulin çdo ditë qepenat për shkak të pagesa të larta dhe mungesës së mbështetjes nga qeveria.

Ai shprehet se PD do të sjellë ndryshimin në këtë vend me një qeverisje normale, që të garantojë ringritjen ekonomike, vende pune e një jetë më të mirë për çdo shqiptar.

“Gjatë takimeve me banorë dhe sipërmarrës të vegjël në Njësinë Administrative Nr. 11 në Tiranë, ndamë shqetësimet për krizën e thellë ekonomike që ka prekur shqiptarët e në veçanti biznesin e vogël që po mbyll dyert çdo ditë.

Rritja e çmimeve, rënia e fuqisë blerëse, pagesat e larta dhe afrofe të dritave dhe të ujit, papunësia në rritje, mungesa e mbështetjes nga qeveria po e çojnë biznesin e vogël në këtë zonë drejt falimentit. Rreth 60 biznese ulin qepenat çdo ditë dhe familjeve të tyre u shterrojnë mundësitë për të mbijetuar.

RAMAVIRUSI po shkatërron dita-ditës shtyllën kurrizore të ekonomisë shqiptare, biznesin e vogël.

Kjo krizë e thellë ka vetëm një zgjidhje: Kthimin e vëmendjes tek qytetarët, duke u dhënë atyre një qeverisje normale.

Askush nuk pret më asgjë të mirë nga kjo qeveri që ka dëshmuar në 7 vite se prioriteti i saj nuk janë qytetarët dhe biznesi i ndershëm, por një grusht njerëzish që grabisin çdo të mirë të këtij vendi.

Së bashku me qytetarët do të sjellim ndryshimin në këtë vend e do të ndërtojmë një qeverisje normale, që të garantojë ringritjen ekonomike, vende pune e një jetë më të mirë për çdo shqiptar”, shkruan Basha.

 

l.h/ dita

Share This Article
3 Comments
  • SHIKONI E NDEGJONI.Injorantet kriminele ja futen gjithe te huajve dhe po pregatisin githcka me parrullen”FUCK YOU ALBANIANS”

  • Akoma ka budallenj qe degjojne lulshit bashuqin.
    Vrasesin e 21 janarit, denimin e luftetarve Te UCK,
    Detin me Greqise, rruge né kombit etj etj
    Se shume mire kerkuat doreheqjen e ministers se arsimit per abuzimin e 15 vjecares, Por Perse ore njerez Te mire vertet ky lulezime basha duhet Te jete kryeminister..?
    Do Te jete cmenduri nga né shqiptaret.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *