ANALIZA: A mund të ketë Maqedonia e Veriut një kryeministër shqiptar?

Leda Hysa

Maqedonia e Veriut duhet të udhëhiqet nga një kryeministër shqiptar.” Kjo është platforma më të cilën kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti,  po garon në zgjedhjet e parakohshme në vendin fqinj.

Duke shpresuar se partië e tjera shqiptare do të bashkohen rreth tij, Ahmeti po kërkon votat e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, duke garuar për herë të par jo në krah të Zoran Zaev, apo VRMO DPME-së, por si kandidat për kryeministër.

Ky vendim i Ahmetit, i cili ka mbizotëruar përherë skenën politike maqedonase, ka ngjallur kontradita të forta në Shkup, jo vetëm mes partive opozitare shqiptare, por edhe qytetarëve.

Vendi fqinj nuk ka pasur asnjherë në historinë e tij një kryetar shteti shqiptar. Arritja më e madhe erdhi në mandatin e kaluar, kur kryetar i parlamentit i zgjodh për herë të parë në një shqiptar, zoti Talat Xhaferri.  Rritja e ndikimit të partive pas referendumit për ndryshimin e emrit, rrethanat e reja dhe fryma pozitive politike, bëri të mundur që shqiptarët të merreshn më seriozisht në politikën maqedonase.  Në këto kushte, është logjike të pyesim pse kur shqiptarët kanë garuar për kryetar parlamenti dhe president, përse të mos garojnë edhe për kryeministër?

Deklarata e Ahmetit është pritur si një premtim i jashtëzakonshëm para elektoratit shqiptar, dhe si një provokim para gjithë atij maqedonas.  Megjithatë, sapo BDI-ja doli me idenë e kryeministrit shqiptar, opozita shqiptare e akuzoi për populizëm ose demagogji. Përgjigjia e partisë së ish-kryeministrin Zaev, LSDM-ja, ishte edhe më e ashpër. Partitë politike shqiptare në opozitë e quajtën këtë ide dyfytyrësi sepse pikërisht BDI-ja ishte ajo që nuk përkrahi kandidatin shqiptar për president shteti, për të cilin partitë shqiptare opozitare arritën ujdi.

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, shprehet se një ditë Maqedonia e Veriu do të ketë një kryeministër shqiptar, por se nuk do të jetë asnjëherë nga radhët e BDI-së. Ai thotë se ideja e Ahmetit për kryeministër shqiptar në këto rrethana, është ide populiste e hedhur vetëm për përfitime politike.

Duke iu përgjigjur vendimi të BDI-së Zaev iu përgjigj ashpër partnerit të tij në qeveri, duke thëë se kryeministër do të bëhet ai që ka mbështetje prej mbi 61 deputetë dhe jo sipas përkatësisë etnike.

“Nëse LSDM fiton zgjedhjet, unë jam kandidat për kryeministër i Qeverisë, dhe do të jem unë  kryeministri do të luftojë njëlloj për jetën e të gjithë qytetarëve në Maqedoninë e Veriut”, deklaroi Zaev.

Në Maqedoninë e Veriut, ashtu si në Kosovë, zgjedhjen e kryeministrin e bën të mundur më shumë sesa fitorja në zgjedhje, marrëveshjet për koalicion, me fjalë tjera, pazaret politike. Kjo është edhe arsyeja përse ekspertët e çështjeve politike në Maqedoninë e Veriut e kanë cilësuar këtë ide të Bashkimit Demokratik për Integrim si tentativë për të fituar sa më shumë vota në zgjedhjet që pritet të mbahen këtë verë.

Kritikët thonë se BDI bën thirrje për unifikim sa herë që ndien rrezik për humbjen e votave të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut. Në vitin 2016, zoti Ahmeti hartoi deklaratën e përbashkët të partive politike parlamentare shqiptar, por u akuzua se sapo u bë pjesë e qeverisë e la në harresë.

“Në historinë e saj, BDI ka lëshuar gjithmonë në prag të zgjedhjeve ide megalomane dhe i ka nxitur votuesit shqiptarë me ide nacionaliste. Zakonishjt fushata bëhej ose për universitet, ose për gjuhë shqipe, ose për flamur dhe kur vinte koha e koha e mbajtës së këtyre premtimeve, BDI i shmangej gjithnjë premtimeve”, thotë Bexhet Musliju, drejtor i Agjencisë mediatike “Zhurnal.Mk.

Por sa e arritshme është kjo?

Në zgjedhjet e fundit, para shumë partitë shqiptare u vunë disa objektiva, të cilat iu propozuan partive maqedonase si kusht për bashkëqeverisje kur votat e tyre ishin përcaktuese për miratimin e qeverisë (platforma e Tiranës) dhe përmes saj u jetësuan disa arritje të mëdha si zgjerimi i përdorimit të gjuhës shqipe. Sipas  ekspertëve, nëse blloku politik shqiptar bashkohet dhe vë një kusht  “të pamundshëm”që kësaj radhe kryeministri të jetë shqiptar, ky nuk është një mision i pamundur

Eksperti Daut Daut thotë se nuk e dimë se si do të reflektohej pandemia në votën e qytetarëve. “Ndoshta shqiptarët do të jenë shqiptarët më të guximshëm për të dalë në votime se trupi votues i partive maqedonase? Krijimi i një raporti të ri, utopi? Ndoshta. Dhe po s’doli si opsion fitues kryeministri shqiptar, përvoja na mëson se nuk është e paarrtishme”, thotë ai

Në Kosovë disa herë kryeministri nuk ka qenë i partisë së parë, edhe tani është i partisë së dytë Ka pasur raste madje, si Ibrahim Rugova, që ka preferuar të jetë kryetar shteti para se të jetë kryeministër. Pra, edhe ideja e BDI-së, sado që mund të duket populiste(si synim, strategji ose koncept politik), nuk mund të hidhet poshtë, se nuk është në kundërshtim me asnjë parim  demokratik e as të drejte kushtetuese juridike ku qytetarët janë të barabartë. Le të jetë edhe një testim edhe për kapacitetet demokratike të subjekteve të tjera të bllokut maqedonas. Fara e një ideje mund të hidhet në ujë, e të mbijë në të thatë, mund të mbillet në vjeshtë e të vilet  në pranverë a verë, mund të vilet në një stinë të mbjellash e të vilet pas ca stinësh…Edhe vënia si objektiv i kryeministrit shqiptar është një arrije e madhe”, deklaron ai.

Por, Albert Musliu nga Instituti për Zhvillimin e Demokracisë deklaron se zgjedhja e një kryeministri shqiptar mund të kthehet në  mollë sherri mes partive politike shqiptare për të thelluar përçarjet.

“Partitë politike maqedonase do të jenë shumë më të kujdesshme se sa partitë politike shqiptare, madje mendoj se dhe reagimi tek partitë politike shqiptare do të jetë shumë më i madh që do ta projektojnë këtë ide si pjesë të fushatës zgjedhore”, thekson Musliu./ Gazeta “Si”

 

l.h/ dita

Share This Article
12 Comments
  • pse jo?Partite shqiptare duhet te shkrihen ne nje te vetme per nje qellim:SHQIPTARIZMI.Ne sahare jane fise mamlukesh qe luftojne me njeri tjetrin,ne shqiperi jane bajraqet qe kane luftuar e luftojne me njeri tjetri.Ku eshte ndryshimi?Prandaj edhe BE-ja u thote shqiptareve:Shkoni me Erdoganin,nuk keni vend ne BE.

  • Nuk me ka pelqyer ndonje here Ali Ahmeti . Kur ra nga froni Sali Berisha (qershor 2013), Aliu erdhi per ngushellim ne Shqiperi dhe , ne takimin qe pati me S.Berishen , e siguroi ate se “…shqiptaret e Maqedonise , edhe mbas kesaj qe ndodhi , do te njohin per k/minister te Shqiperise Sali Berishen …”. Aliu nuk gjeti kohe as te fliste nje fjale te mire per fituesin e zgjedhjeve te qershorit 2013 , pa le me pastaj per ta takuar , apo uruar . Keto veprime te tij , mua me duken me se paku veprime percarese dhe antikombetare !
    Ali Ahmeti ka bere te pa munduren per te qene ne pushtet , ne koalicion me partite maqedonase , pa vene as nje kusht e kerkese ne favor te kombesise shqiptare atje , bile i ka flakur ne koshin e plehrave te gjitha premtimet gjate fushatave elektorale qe u ka bere shqiptareve . Sa vjet qeverisi ali ahmeti ne koalicion me antishqiptarin Nikolla Gruesvski dhe sa shume u kompromentua me te , ne flirtimin me nacionalizmin e tij , per ti shtypur , vrare e burogosur shqiptaret , me ate bushtren maqedonase qe mbante postin e M.Brendeshme !
    Une nuk shof ndonje dallim midis Ali Ahmetit dhe kellires se politikes shqiptare , Ilir Metes . Ashtu si Ilir Meta , nuk ka dashur te dije kurre per shqiptaret e Shqiperine , por i ka vjedhur , mashtruar e vrare kedo qe i delte perpara , vetem per interesin e tij personal , si nje feudal modern i koheve tona . Ai ka qene dhe mbetet nje nga politikanet me te felliqur shqiptare , intrigant teper i rrezikshem , mafjoz e i pa bese deri tek ai , njeriu me i etur per pushtet dhe ngjashem , si vellezerit siameze me bajraktarin serb te Vicidolit , gje qe nuk e ka fshehur kurre . Ilir Meta , ashtu si Sali Berisha , kane qene vazhdimisht ne krah te armikut me te neveritur per shqiptaret , Nikolla Gruevskit , ashtu sikurse Ali Ahmeti per shqiptaret ne Maqedoni . Aliut nuk ia ndjen fare per shqiptaret atje , mjafton te mbushi xhepat e te jetoje si pasha . Me mire se ne te tjeret , Aliun e njohin shqiptaret e Maqedosnise , sidomos ne vitet e qeverisjes nen monstren e urryer N.Gruevski .

    • Shumë e drejtë kjo që thoni.
      Ali Ahmeti është pa bosht politik. Ai ka kullotur në të dy krahët atje, mjafton që të ketë një post.
      RRESPEKTE!

    • Në Kosovë jetojnë 3.100.000 shqiptarë, në Maqedoni 1.400.000 shqiptarë dhe shqiptarët janë kombi më i madh në Ballkan says:

      Ti je debil komentuesi pitu. Shqiptaret ne Maqedoni jane shumica absolute e popullsise. Jane 1.400.000 shqiptare ne Maqedoni nga 2.700.000 banore gjithsej atje. Domethene 52 % e popullsise se Maqedonise jane shqiptare. Vetem 1.000.000 sllavomaqedonas jane ne Maqedoni. Te tjeret jane minoritete te tjera. Keto jane te vertetat. Shqiperia eshte nje vend etnikisht i paster qe rrethohet me te gjithe kufirin tokesore nga troje shqiptare. More vesh tani ti?

  • Në Kosovë jetojnë 3.100.000 shqiptarë, në Maqedoni 1.400.000 shqiptarë dhe shqiptarët janë kombi më i madh në Ballkan says:

    Numri i shqiptarëve në Kosovë u deklarua në regjistrimin e popullsisë në 2011 qëllimisht vetëm rreth 1.620.000 dhe duket qartë që është një mashtrim i qëllimshëm sepse ky numër është gati i njëjtë me numrin prej afërsisht 1.596.000 shqiptarë që u deklarua në regjistrimin e 1991 në Kosovë por ai regjistrim u bojkotua nga shqiptarët. Në fakt në 1991 në Kosovë banonin afërsisht 2.200.000 shqiptarë dhe afërsisht 350.000 shqiptarë ishin emigrantë që domethënë që shqiptarët e Kosovës në 1991 ishin gjithsej afërsisht 2.550.000 individë. Regjistrimi i 2011 është aq qesharak sepse numri i shqiptarëve në Kosovë u deklarua gati aq sa u deklarua në regjistrimin e 1991. Në fakt ishin rreth 2.750.000 shqiptarë banorë rezidentë në Kosovë. Ky mashtrim u bë që numri i shqiptarëve në Kosovë të duket sa më i ulët dhe Kosova të duket sa më multietnike.

    Numri i lindjeve të shqiptarëve në Kosovë është afërsisht 60.000 në vit, lindshmëria është 2% e popullsisë dhe shtimi natyral i popullsisë është 1,6%.. Në 2002 në Kosovë banonin afërsisht 2.400.000 shqiptarë.

    Dihet që në të gjitha regjistrimet në kohën e pushtimit në 1921, 1931, 1948, 1953, 1961, 1971, 1981 dhe 1991 numri i shqiptarëve në Kosovë, Maqedoni, Luginë të Preshevës, Sanxhak dhe Mal të Zi është deklaruar shumë më i ulët se sa ka qënë në të vërtetë. Aktualisht në Kosovë banojnë rreth 3.100.000 shqiptarë.

    Në Kosovë qeveritë gjithmonë kanë gënjyer për numrin e lindjeve dhe numrin e nxënësve. Numri i emigrantëve shqiptarë nga Kosova është rreth 1.500.000 në vendet e Europës, SHBA, Kanda dhe Australi. Këtu nuk përfshihen shqiptarët në Turqi sepse ata janë asimiluar në masë të konsiderueshme dhe nuk e kanë nënshtetësinë e Kosovës. Kosova ka me emigrantët shqiptarë gjithsej afërsisht 4.600.000 shqiptarë.

    ***

    Në regjistrimin e popullsisë në 2002 numri i shqiptarëve në Maqedoni u deklarua afërsisht 509.000. Por në të vërtetë ishin afërsisht 1.050.000 shqiptarë në Maqedoni. Shqiptarët janë aktualisht afërsisht 1.400.000 banorë në Maqedoni. Numri i sllavo-maqedonasve është afëtsisht 1.100.000 por nga këta janë afërsisht 200.000 shqiptarë që nuk deklarojnë etninë e tyre të vërtetë dhe janë shumë të asimiluar. Shqiptarët janë shumica absolute e popullsisë në Shkup, Dibër, Strugë, Tetovë, Gostivar, Kumanovë, Kërçovë, Krushevë, Çashkë dhe Dollnen. Shqiptarët janë me afërsisht 55% shumica absolute e popullsisë në Shkup. Më herët kanë qënë edhe shumicë absolute e popullsisë në Manastir, Ohër, Resnje, Përlep dhe Veles. Në 1912 në territorin e Maqedonisë së sotme banonin 650.000 shqiptarë dhe 400.000 sllavo-maqedonas. Shqiptarët ishin para 1912 me mbi 61% shumica absolute e popullsisë në territorin e Maqedonisë së sotme.
    Numri i lindjeve të shqiptarëve në Maqedoni është afërsisht 28.000 në vit, lindshmëria është 2% e popullsisë dhe shtimi natyral i popullsisë është 1,6%.

    Minoritetet e tjera janë afërsisht 200.000. Nga minoritetet e tjera janë afërsisht 75.000 që deklarohen turq por nga këta janë afërsisht 60.000 shqiptarë dhe ata dinë edhe shqip. Numri i popullsisë në Maqedoni është gjithsej afërsisht 2.700.000 dhe nga kjo popullsi rreth 1.400.000 janë shqiptarë dhe deklarohen hapur shqiptarë. Shqiptarët janë me rreth 52% shumica absolute e popullsisë në Maqedoni dhe Maqedonia është shteti i tretë me popullsi shumicë shqiptare. Shqiptarët kanë afërsisht 15 vjet që janë bërë përsëri populli më i madh në Maqedoni. Nga Maqedonia janë gjithsej rreth 250.000 emigrantë shqiptarë edhe kjo domethënë që shqiptarët e Maqedonisë janë gjithsej rreth 1.650.000 me emigrantët e tyre. Nga të gjithë nxënësit në Maqedoni afërsisht 70% janë nxënës shqiptarë. Në Maqedoni numrat zyrtarë të deklaruar të nxënësve shqiptarë gjithmonë kanë qënë edhe janë të fallsifikuar qellimisht ashtu si kanë qënë edhe janë të fallsifikuar qellimisht edhe numrat e banorëve shqiptarë dhe numrat e lindjeve të shqiptarëve.

    ***

    Në Luginën e Preshevës banojnë afërsisht 180.000 shqiptarë dhe jo rreth 100.000 si deklarohet. Me emigrantët e tyre shqiptarët e Luginës së Preshevës janë rreth 250.000. Shqiptarët në Mal të Zi janë rreth 80.000 dhe jo rreth 30.000 si deklarohet qëllimisht gabim nga Mali i Zi. Me emigrantët e tyre shqiptarët e Malit të Zi janë rreth 120.000. Këta janë vetëm ata që deklarohen shqiptarë.

    Shqiptarët janë, duke mos e llogaritur Rumaninë, kombi më i madh në Ballkan. Gjithsej shqiptarët janë afërsisht 9,2 milionë individë në Ballkan. Me emigrantët shqiptarët janë afërsisht 11,8 milionë individë.

    Në këto shifra përfshihen vetëm ata që deklarohen shqiptarë. Me arvanitët dhe shqiptarët e tjerë në Greqi këto shifra do ishin shumë më të larta. As shqiptarët e Turqisë nuk përfshihen në këto shifra. Në krahasim me shqiptarët kombet e tjera të Ballkanit janë shumë të vegjël. Në Ballkan vetëm shqiptarët kanë shtim të popullsisë kurse kombet e tjera kanë humbje të popullsisë. Shqiptarët ishin deri në krijimin e shtetit grek nga arvanitët në fillim të shekullit të 19 kombi me popullsinë dhe territorin më të madh në Ballkan sepse edhe arvanitët deklaroheshin hapur shqiptarë.

    Shumica e shqiptarëve që banojnë në Çamëri, Artë, Janinë, Konicë, Follorinë, Kostur, Grebene dhe Meçovë e flasin gjuhën shqipe. Me ata janë afërsisht 10 milionë shqiptarë në Ballkan. Edhe shumë arvanitë e flasin gjuhën shqipe. Numri i arvanitëve është gjithsej afërsisht 5 milionë individë.

  • Nwse ka ndonje skenar rremujash ne Ballkan, ky p.sh. eshte nje nga ata! Nje lloj populizmi i shplare e pa bereqet, pas te cilit mbulohen mungesa te te drejtave te shqiptarve te Maqedonise, apo diskretitime te ndryshme.

  • Per fat te keqe te shqiptareve te Maqedonise,Ali Ahmeti erdhi dhe qe nga dita e pare punoj mbrapsht.Ai i largoje patriotet e vertete qe luftuan….dhe rreth vetes mori njerezit me te kaluar te dyshimte bashkepuntore te UDB DHE TE AFERMIT E TYRE.Me gjithe te besuarit e vete u vune ne sherbim te mbrojtjes se shtetit maqedon duke i minimizuar ne maksimum realizimin e te drejtave te shqiptareve .Marreveshtja e Ohrit edhe ashtu gjysmake dhe ne deme te shqiptareve kurre nuk u realizua.Mos e zgjas ne nje emision ne tv, Zaev thote se i thashe A Ahmetit ta hekim 20%per gjuhen dhe ta zevendesojme me “gjuha shqipe,”ai pra (A.Ahmeti)ishte kunder.BDI dhe A.Ahmeti nuk e demntuan kete cka tha Z.Zaev.Kjo nuk ka nevoj per me shume komente se kush eshte A.Ahmet.Propozimi per kryeminister shqiptare eshte nje tallje me shqiptaret ,tash kur per shkak te shpernguljeve nuk kane mbet as 20%,tash kur numri i deputeteve shqiptare ne kuvendin e Maqedonise sa nuk eshte pergjysmuar.

  • Popull zgjoheni nese nuk e heqim Ali Ahmetin nga skena e politikes popullin shqiptar doe kap virusi kinez do tena fshij si popull Alia ash person I SHITUR NONGRATE PER SHQIPTARET

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *