Rihapja e tranportit publik, autobusët do jenë pa kondicionerë, ajrosje përmes dritareve

Leda Hysa

Pesëmbëdhjetë qershori është njoftuar si datë nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë për nisjen zyrtare të transportit publik në vend. Ky sektor, është ndër shërbimet e fundit që do të rinisë aktivitetin pas ndërprerjes nga pandemia.

Por, si do të funksionojë ky shërbim? Euronews Albania zhvilloi një bisedë me kreun e Shërbimit të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe.

Teksa komentoi reagimet e shoqatave, të cilat një ditë më parë kërcënuan se nuk do të nisin aktivitetin pa plotësuar 6 pikat e kërkuara prej tyre, z. Gonxhe u shpreh se, vijojnë konsultimet me grupet e interesit që data 15 t’i gjejë shoqatat e transportit urbanë dhe interurbanë në punë.

“Kjo nuk është një çështje garancish, por këtu jemi bashkë. Jemi duke folur për shifra jo të lehta për t’u përballuar. Ne jemi më pranë se kurrë për t’u marrë vesh se në datën 15  të rinisim së bashku, që t’u shërbejmë qytetarëve”, theksoi ai.

Mes tjerash, z. Gonxhe zbuloi se urbanët nuk do të ofrojnë shërbim kondicioneri, por ajrosjen do ta kryejnë përmes dritareve.

Sipas tij, ky është një rekomandim që vjen nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe nga strukturat e tjera shëndetësore, ku Shqipëria bazohet.

“Nëse respektohen kontratat e operatorëve, çdo katër minuta në stacion duhet të ketë mjet dhe nëse nuk do të kenë mundësi të hipin në mjet, atëherë qytetari do të marrë pas katër minutash tjetrin. Mund të lëvizet edhe me biçikleta. Ata do të jenë pa kondicionerë, por do të ajrosen me dritare, sepse i tillë është kushti që vjen nga OBSH dhe platformat e sigurisë ku ne bazohemi”,  shtoi ai.

Por si do të shiten biletat tek udhëtarët, për këtë Gonxhe u përgjigj si vijon: “Skema e shitjes nuk varet nga ne, por nga bashkitë. Ne nxisim që blerja të jetë jashtë autobusit”, shtoi ai.

 

l.h/ dita

Share This Article
8 Comments
  • Blendi Gonxhe qenka nje gomar I tere,koke e kembe.Nuk e di si e ka perkthyer ,kur kushti kryesor kunder COVD-19 eshte ajrosja,oxigen.Ai pret qe pasagjeret me frymen e tyre te transmetojne virusin.Bukur,beje.

  • Ore Kavajas!Perse duhen hadutet e xhepave ne autobuzet urbane kur atje hipin vetem xhepeshpuarit?Kavajas po na genjen qe ne sabah.

  • Gjerat e detyrueshme per te perdorur transportin publik. Maska, dorashka, breke antikovid si dhe nje qeske me akull. Bileta nuk eshte e nevojshme. Disa nga Autobuzet modern Elektrik te Veliajt, mund te pajisen me respiratore dhe aparate intubimi.

  • Pse ,kur kane patur kondicioner autobuzet qe te ken tani ? Edhe ata qe kishin u keputej rripi c’do dite si ne dimer edhe ne behar . Keshtuqe thenia nuk do te kene kondicioner nuk na sjell ndonje gje te re…. Rrofshiper dimer se beharin e kalojme vet…..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *