“Tatimet do të publikojnë emrat e të gjithë atyre që morën pagë lufte”

Leda Hysa

Kryeministri Edi Rama komenton afatin 5 qershor si datë fundore për deklarimin e punonjësve nga kompanitë, duke thënë se askush nuk do mbetet pa e marrë pagën e premtuar në kushtet e emergjencës së koronavirusit.

Në konferencën e sotme për mediat, kreu i qeverisë tha se “Kam parë disa spekulime të bëra, që natyrisht janë dhe të nxitura, një fasoneri ku njerëzit dalin dhe thonë s’na kanë dhënë asgjë. Ne nuk mund të paguajmë njerëz që nuk janë mbyllur asnjë ditë dhe e kanë marrë pagën rregullisht. Ne do të paguajmë edhe ata që janë humbur qoftë edhe një ditë”.

Rama bëri me dije se janë afro 4500 kompani që nuk kanë deklaruar punonjësit, të cilët janë paralajmëruar disa herë për të mos ndëshkuar, dhe se aktualisht Tatimet po lëvrojnë pagat direkt tek punonjësit si dhe po trajtohen ankesat e fundit.

Sipas tij, Tatimet kanë bërë dhe punën e kompanive, për të mos i lënë njerëzit “jetim” në këtë proces.

“Ne nuk jemi të stilit ‘ty të takon por fajin e ka kompania, që kompania nuk aplikon dhe ne nuk ta japim’. Tatimet kanë verifikuar çdo person, kompani për kompani, kryesisht të kompanive që nuk përgjigjen, të cilat do të ndëshkohen për mungesë solidariteti. Janë çerek milioni shqiptarë do marrin rrogën”, deklaroi Kryeministri.

Ai tha se Drejtoria e Tatimeve do t’i bëjë publike të gjithë emrat e përfituesve të pagave të luftës.

 

l.h/ dita

Share This Article
1 Comment
  • Kjo deshire e ksaj qeveri qe insiston qe te gjith tatimpagusit te marin gjoja pagen e luftes eshte dashakeqse dhe ka per qellim te pergatisi terenin per te larguar fajn nga pergjegjsia per shkatrimin qe shkaktoi si dhe per te ngarkuar me detyrime ne nje kohe te me vonshme te gjithe pa perjashtim me justifikimin se ne ju ndimuam ne kohe krize duke ju dhene leke si rjedhoj dhe detyrimet ne vitet ne vijim do jene me te larta sepse do rikuperojm shpenzimet e bera. Se kuptoj pse qeveria instiston pasi si fillim u tall per dhenien e pages pastaj e beri te detyrushme me zor se kouptoj ka biznese qe nuk e duan per arsye te ndryshme ca ndien te ofenduar nga menyra se si i trajtoj qeveria ne fillim disa nuk e duan sepse nuk ju hyn ne pune dhe duan ta marin kush vertet ka nevoj pa ngarkuar buxhetin e shteti. Po kur qeveria kercenon me gjobitje kedo qe e refuzon pagen e luftes pas kesaj fshihet nje qellim dashakeqs i qeveris kundrejt biznesit ky borxhi qe u mor dje do ju ngarkohet bizneseve ne form taksash ne vitet ne vijim

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *