SMS në DITA
Në 0689073730
Përshëndetje Dita! Duke lexuar intervistën e Saliut për fëmijërinë mendova të shkruaj këto vargje me titullin: Mama dhia dhe Saliu!
O Sali more Sali
Që fëmij’ ishe zheni
Që 5 vjeç ti more trim
Paske dit’ shkrim e këndim
Në kasoll’ me mama dhinë
Bëje vjersha dhe hartim
Shkove nga dhia te kali
Dole çun krejt për së mbari
S’doje ti t’ja dije fare
Hiç për numra, abetare.
Ndaj mezi të ka Shqypnia
Se të rriti mama dhia
Tutje vjershën nuk e ngas
Merru me shokun Tarras
Bëje Sal’ një koqeve
Pupu, sa i ditur je
