Ekzekutohet kuksiani i dënuar përjetë në Angli, motiv dyshohet hakmarrja

redaktor

Ekzekutohet për hakmarrje dhe larje hesapesh me silenciator dhe në mënyrë mafioze një 40-vjeçar, në një nga zonat më të frekuentuara të Tiranës.

Hekuran Billa, i cili mbante edhe emrin e dytë Herland Bilali, pasi është ndjekur nga autorët, është vrarë rreth orës 22:00 me 10 qitje prej plumbash, në zonën e kompleksit “Kristal”, afër “Komunës së Parisit”.

Viktima udhëtonte me fuoristradën e tij “X6”, kur një person me kapele i është afruar me një tjetër mjet dhe e ka vrarë.

Autori që është ndihmuar nga persona të tjerë për t’u larguar, dyshohet se ka hedhur armën në një kosh plehrash aty pranë.

Për shkak të silenciatorit nuk janë dëgjuar zhurma të fuqishme të krismave, por dëshmitarët panë mjetin e Billës që u përplas me makinat e tjera të parkuara dhe aty u dyshua për vrasjen.

Policia mbërriti në vendngjarje dhe gjeti në sedilen e shoferit trupin e pajetë të 40-vjeçarit dhe me shumë plagë plumbi. Vrasësi që dyshohet se ka qenë i paguar, e ka qëlluar nga distanca e afërt dhe viktima është përpjekur të reagojë, por më kot.

Hekuran Billa
Hekuran Billa

Hekuran Billa sipas pistës kryesore të policisë pas hetimeve paraprake, është ekzekutuar për motiv hakmarrjen.

Në vitin 2006, bashkë me persona të tjerë, kanë qenë anëtarë të një grupi kriminal shqiptarësh, rivalë të një tjetër bande bashkëatdhetarësh. Grupet janë përplasur me armë në “Park Royal” më 14 tetor, në ambientet e një klubi.

Për pasojë mbeti i vrarë në vend Prel Marku, atëherë 22 vjeç, u plagos pronari i klubit dhe dy persona të tjerë.

Drejtësia britanike identifikoi dhe shpalli në kërkim të dyshuarit, duke arrestuar pjesën më të madhe të tyre. Billa u arrestua muaj më pas i fshehur në Danimarkë dhe në atë kohë ishte 26 vjeç. Gjykata dënoi me burg përjetë Billën si autorin kryesor të vrasjes dhe me nga 20-30 vite burgim të tjerët.

Çuditërisht Billa është ekstraduar në Shqipëri dhe më tej në vitin 2015 është liruar në rrethana misterioze dhe me një vendim paradoksal juridik, një shkelje proceduriale që në fakt e kishte bërë pala e të dënuarit dhe jo ajo e akuzës.

Prej shumë vitesh ai qëndronte i lirë, megjithëse kishte një dënim të provuar nga drejtësia britanike për krime të rënda, derisa u ekzekutua mbrëmjen e djeshme. Burime policore thanë se vrasja dyshohet se ka lidhje me ngjarjen e 14 viteve më parë dhe për gjakmarrje.

Pistë e dytë mund të jenë bizneset e viktimës, pasi figuron pronar i disa sipërmarrjeve, kryesisht lokale apo makina me qira, në zonën e “Qytetit Studenti”. Hekuran Billa ishte me origjinë nga Kukësi, i cili njhej ndryshe edhe me emrin Herland Bilali dhe jetonte në Domje të Tiranës.

Dëshmitarët i thanë policisë pas ngjarjes së mbrëmshme se nuk kanë dëgjuar të shtëna me armë, por vetëm një zhurmë si të një aksidenti, pasi automjeti është përplasur edhe me dy makina të tjera që ishin të parkuara në atë zonë.

U ngritën postblloqe dhe ushtruan kontrolle të shumta, teksa po mblidhen filmimet e kamerave të sigurisë në zonë. Pas atentatit dyshohet se autorët janë larguar në drejtim të zonës së Selitës.

 

 

***

Anglia e dënoi Billën me burg përjetë për vrasje, Shqipëria e liroi pas ekstradimit për procedurë!

Hekuran Billa, 40-vjeçari që u ekzekutua me armë zjarri mbrëmjen e djeshme, rezulton të jetë një person me precedentë të shumtë penalë. Në raportimet e mediave angleze zbardhet edhe dosja e krimeve, dënimit, ekstradimit në Shqipëri dhe më tej lirimi i tij në rrethana të dyshimta. Në vitin 2006, pas ekzekutimit të Prel Markut në Angli, Billa u arratis në Danimarkë, ku u arrestua nga “Scotland Yard” dhe më tej u gjykua dhe dënua në vitin 2008 me burgim të përjetshëm.

Sipas vendimit të dhënë nga Gjykata Angleze, lexohet se Billa është dënuar me burg të përjetshëm për vrasjen e një personi të identifikuar si Prel Marku. Në atë kohë, Billa, ishte 28 vjeç, ndërsa viktima, 22. Vendimi i Gjykatës së Anglisë është njohur nga drejtësia shqiptare dhe për pasojë, biznesmeni me origjinë nga Kukësi është ekstraduar drejt Shqipërisë, në vitin 2015.

“Vendimi i huaj Nr.T.20087287 datë 14.10.2008 të Gjykatës së Kurorës Snaresbook, Angli, të dhënë ndaj shtetasit shqiptar Hekuran Billa, i dtl.14. 09.1980, lindur në Kukës dhe banues në Domje Tiranë, i dënuar per veprat penale “Vrasje”; “Vrasje” mbetur ne tentative dy herë ; si dhe “Plagosja me dashje për të shaktuar lëndim të rëndë trupor”; vepra penale të cilat korespondojnë me veprën penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, e parashikuar nga neni 79/dh i K.Penal të Republikës së Shqipipërisë. Caktimin e dënimit me burgim të përjetshëm, për shtetasin shqiptar Hekuran Billa.

Vuajtja e denimit per te denuarin Hekuran Billa, te filloje më datë 15.11.2007. Kundër vendimit lejohet ankim brenda 10 ditësh nga e nesërmja e shpalljes në Gjykaten e Apelit Tiranë. Kundër vendimit ka bërë ankim për të dënuarin Hekuran Billa, avokatët Ramiz Billa dhe Seit Zeqiri, duke kërkuar nga gjykata lënien në fuqi të vendimit përsa i përket njohjes së vendimit penal të huaj Nr.T.20087287, datë 14.10.2008 të Gjykatës së Kurorës Snaresbook, Angli, të dhënë ndaj shtetasit shqiptar Hekuran Billa, por duke i caktuar një dënim sa më të ulët.

Në seancën e fundit të zhvilluar në Gjykatën e Apelit Tiranë, prokurorja Fatjona Memcaj kërkoi të vendoset mospranimi i ankimit, pasi është bërë nga persona të palegjitimuar”, thuhet në vendimin e marrë nga drejtësia shqiptare. Në këto rrethana për shkaqe proceduriale dhe në mënyrë të dyshimtë, Gjykata e liroi Billën në vitin 2015. Por për arsye të pashpjegueshme, 40-vjeçari ka dalë nga burgu dhe ka vijuar jetën e tij, deri në mbrëmjen e djeshme, kur u ekzekutua me silenciator tek “Komuna e Parisit”.

 

e.k/dita

Share This Article
5 Comments
  • Si ka mundesi qe te gjithe kriminelet lirohen nga burgu dhe askush nuk i pyet se si e kane vene gjithe kete pasuri perkundrazi jane dhe te perkedhelur te qeverise si puna e Lul Berishes qe perveç gjithe asj pasurie i gjejne dhe pune ne bashki, si Shullazi qe i kercenon te gjithe gjykatesit edhe pse ne arrest nuk mer kurajon asnje gjykates qe ta denoje.Kjo eshte mbrojtja qe i behet maskarejve nga shteti dhe jo ligjeve.

  • Shqiperia është zaptuar nga e keqja absolute.
    Uroj të shfarosen me njëri-tjetrin si xoxe me shehun,ballukun,hazbiun.
    Vetem zoti mund të na ndihmojë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *