Një thirrje Bashkisë për Shallvaret

anazapta

SMS në DITA
Në 0689073730

Përshëndetje! Dua t’i bëj një thirrje bashkisë Tiranë. Te banesat Shallvare në mes të qytetit, nuk mund të gjesh parkim, pasi disa njerëz kanë vënë hekura me dryna sikur e kanë pronë private. Bashkia dhe policia bashkiake kanë ardhur disa herë, presin 2-3 hekura të cilat i lënë po aty që t’i marrin prapë e t’i saldojnë ata që i kishin vënë, marrin ca lekë e ikin. Raportojnë që i liruan hapësirat publike. Historia vazhdon po njësoj. Qytetarët vinë vërdallë e nuk parkojnë dot. Policia bashkiake merr ca lekë. Ju lutem, botojeni te Dita se mbase e lexon Luli e Vullneti e lëvizin të na hapin vendin, Me respekt, Tomka.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *