Del video ku shfaqet momenti i ekzekutimit të 40-vjeçarit Hekuran Billa te Komuna e Parisit. Në video duket qartë momentin kur autori e gjuan nga makina drejt makinës BMW X6 me timon dhe targa angleze ‘SS777 OHO’, ku ndodhej Billa dhe në rrugë, në atë moment, ka pasur duke qarkulluar edhe makina të tjera dhe njerëz.
Makina e atentatorëve që i del në krah makinës tip BMW X6 të Billës dhe pasi e qëllon këtë të fundit, makina e viktimës përfundon e përplasur me një makinë tjetër para.
Në video dallohet dhe disa makina të tjera që përplasen me njëra-tjetrën në përpjekje për t’u larguar. Makina e autorëve tip ‘Benz’ pasi e ka ndjekur e ka qëlluar në lëvizje dhe Billa ka humbur kontrollin duke u përplasur me makinat e tjera. Qytetarët nuk kanë dëgjuar të shtëna, pasi ekzekutimi ishte me silenciator.
Drejtuesit e dy makinave që përplasi, por edhe qytetarët fillimisht nxituan me shpejtësi duke u afruar, pasi menduan se ishte aksident. Por kur panë se kishte të bënte me një ekzekutim u shtangën. Makina e autorëve, tip Benz, do të gjendej më vonë e djegur në Pezë.
E para që ka mbërritur në vendin e ngjarjes ishte policia rrugore, ndërsa më pas të rendit dhe grupi hetimor, teksa vendi i ngjarjes u rrethua nga qytetarë të shumtë. Pas ekzekutimit autorët janë larguan duke u kthyer mbrapsht nga rruga që erdhën në drejtim të Unazës së madhe për të djegur më pas makinën në Pezë.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur vetëm gëzhojat e qitura nga MP5-sa me silenciator dhe asnjë gjurmë tjetër. Nga vendi ku ndodhi vrasja te Komuna e Parisit, autori është larguar duke dalë në rrugën kryesore në unazën e re, që ndodhet 100 metra nga vendi i krimit. Largimi ka qenë i lehtë, pasi në atë pjesë nuk ka as postbllok./Report tv
o.j/dita

Bilanc për 29 vjetorin e PS-së
Thonë 29 vite PS! Sot ditelindja e saj! Pritej maturim. Pritej qeverisje. Pritej mjekesi falas. Pritej progres. Pritej të ishim në BE.
Priteshin shumë…
Në vend të tyre erdhi një mostër e gjatë, që na solli krizë. Na solli borxh. Na solli gënjeshtër.
Na solli pabarazi. Na solli drogë. Na solli banditë. Na solli krim. Na solli prostitucion.
Na solli emigracion. Na solli stanjacion…
Na solli përçarje. Na solli më në fund e grupin e ri parlametar, pa parti e pa shpi, që vjen vërdallë në qeveri
Na ishte njëherë një PS.Ta kujtojmë…
Na solli edhe ekspozita te bukura jashte shtetit, na solli nje vile alla Bill Gates ne Surrel, na solli edhe ligje te reja per moshapjen e gojes, se na hyn virusi!