Mjeku infeksionist, Tritan Kalo, thotë se kundër rimbylljes së jetës dhe të gjitha aktiviteteve, për shkak të rritjes së rasteve me koronavirus.
Mjeku Kalo thekson në një postim në “Facebook” se rimbyllja është e padëshirueshme dhe e pamundur, por ecja e kujdesshme përpara është plotësisht e mundur.
Mesazhi i Tritan Kalos:
Nga sfida e përditëshme me Covid-19…..RIMBYLLJA e padëshirueshme dhe e pamundur, por ECJA e KUJDESËSHME përpara është plotësisht e mundëshme….OKSIGJENIMI i trurit dhe i trupit pas uljes së vrullit të Sars-Cov2/Covid-19 nëpërmjet kufizimeve të imponuara, DUHET të na bëjë në VIJIMËSI të reflektojmë dhe të veprojmë me moton: “JETA e gjithkujt është shumë e shtrenjtë, e domozdoshme për Shoqërinë tonë.”….NËNVLERËSIMI i vetëndërgjegjësimit, i mirësjelljes në publik, i distancimit fizik, i higjenës personale dhe asaj kolektive, i aktivitetit fizik në mjedise të hapura, i mbajtjes së maskave në mjedise me prani të shumë individëve në to, i kufizimeve të grumbullimeve kur këto nuk janë një domozdoshmëri jetësore, i hidrimit dhe i ushqimit të shëndetshëm dhe sipas mundësive, solidariteti me njerëzit në nevojë, i RESPEKTIMIT të vetëvetes POR edhe i të tjerëve që gjallojnë rreth teje e sidomos ulja e përkujdesit ndaj të moshuarve, SJEDHIN për pasojë edhe shtimin e mundësive për tu infektuar nga Sars-Cov2/Covid-19….
Të mendojmë dhe të punojmë vetëm e vetëm për të ARDHMEN tonë dhe të fëmijëve tanë….UDHËN e theqafjes/gurbetit kurdoherë e kemi të hapur, POR “guri i rëndë në vend të vet”…PPP-ja shpirt dhe vendmbrothësuese DUHET të jetë dhe të mbetet vetëm PUNA, PËRKUSHTIMI dhe PROFESINALIZMI prej gjithkujt, për çdo çast dhe kudo….AJO çka i lëmë vendit dhe brezave është vetëm e vetëm mbrothësimi i tyre….AJO çka gjithkush len pas vetes është vetëm e vetëm emri i mirë, dobiprurja për ecurinë e pjesëzës socio-ekonomike për të cilën ai/ajo ka kontribuar….KËRKIMI me çdo mjet e formë i PROTAGONIZMIT dhe i IDENDITETIT të munguar socio-profesional sidomos në këto kohë, sjedh vetëm e vetëm kokëdhimbje e konfuzion për publikun, si dhe zbehje apo zhbërje të profesionalizmit të gjithsecilit prej nesh….Na dëgjoni, na besoni, na mirëkuptoni dhe bashkëpunoni me NE, për tu përballur me këtë sfidë të Sars-Cov2/Covid-19, dhe jo vetëm….PËR të sotmen dhe të ardhmen tonë!!!
o.j/dita

Dr. Kalo !
Respekt për Ju dhe gjithë personelin mjekësor që është vetësakrifikuar këto muaj !
Unë e kuptoj se duhet burrëri nga ana e drejtuesve të shtetit shqiptar, komisionit teknik dhe mjekëve të fushës që të pranojnë se mos marrje e tamponëve nga familjaret e të infektuarve , e kontakteve të tyre sidomos në qendrat e punës, nga punonjësit e qendrave të mëdha si fasonet e call centers, nga shitësit, policët dhe personeli që kontakton njerëz, mos respektimi i distancimit, mos përdorimi i maskave sidomos pas hapjes dhe mbi të gjitha mos testimi janë shkaku i vijimit të infektimit.
Askush nuk di sa % është infektimi dhe sa prej tyre kanë krijuar antikorpe. Për tamponët dhe testimet sierologjike ka Udhëzime të qarta të OBSH (në USA mbi 22,5milion; në Itali mbi 442 mijë- pra 200000 duhej tek ne)…pra mos zbatimi i tyre nuk është vetëm kryeneçësi por dhe shpërdorim detyre….
Më pak fjalë e më shumë punë..
ende nuk është vonë !!!
Nga momenti qe Covid-19 eshte nje mashtrim Global, c’do gje e lidhur me te eshte natyrisht nje mashtrim. Ky mashtrim ka nje axhende te caktuar per te ardhmen e Botes, i dirigjuar nga forca te erreta ne poste kyce, nepermjet manipulimit dhe frikes. Kaq. Kush e kupton eshte me fat.
Zotni Genti.
Ju thoni qe eshte manipulim global.
Kush e kupton , eshte me fat.
Po ti qe e kupton , ne kete situate, si do sillesh ?
Do distancohesh nga turmat , do te mbash higjene personale , do mbash maske ne vende te mbyllura ?
Ka ikur koha e konstatimeve, prandaj jep mendime se si mund te dale bota nga kjo gjendje .
Sipas teje te gjithe viktimat nuk jane reale ?