Ushtarët e Metës,
radhët kanë shtrënguar,
më në fund Dvoranin,
e kanë shkarkuar!
Kundërshtarët faktin,
kanë interpretuar,
se mandati i tij,
ësht’ zëvendësuar!
Ligji në Gjykatë,
tre të tjerë shpuri,
por vendin-Dvoranit,
askush nuk ja zuri!.
Nuk mund që Dvorani,
tani të shkarkohet,
gjykatës i katërt,
nëse s’emërohet!.
Ja që KLGJ-ja,
vendimin ka marrë,
gjashtë me katër duket,
tamam si pazar!.
Nëse KLGJ-ja,
drejtë do vepronte,
asnjë pro Dvoranit,
nuk mund të votonte!.
Kur katër antarë,
nuk janë të qartë,
duket-ka pazar,
në Gjykatë të Lartë!
Për Metën- e plotë,
do të jetë fitorja,
kur KED-në,
ta drejtojë Vitorja!.
Duket se kjo çorbë,
keq është nakatosur,
se edhe Vitorja,
ka mandat të sosur!
Nëse sipas Ligjit,
Dvorani largohej,
nga Gjykatë e Lartë,
do zëvendësohej!
Kjo gjë Presidentit,
s’i interesonte,
se në Kushtetuese,
Dvorani do shkonte!
Ndaj i duhet Tusha,
KED të drejtojë,
që kandidaturën,
Dvoranit t’ja bllokojë!
Dhe nëse E Larta,
prapë e propozon,
sërish gjashtë me katër,
Dvoranin rrëzon!.
Gjithë këto shkelje,
që për turp votohen,
janë për Kushtetuesen,
lehtësisht kuptohen!
Dihet që Iliri,
është një ujk i vjetër,
edhe Kushtetuesja,
i duhet patjetër!
I duhet kjo kobure,
që në brez ta ketë,
si tani që është,
dhe kur të mos jetë!.
17.Nëse fjala vjen,
Kuvëndi e shkarkon,
Gjykata shkarkimin,
s’e “noterizon”!.
18.I duhet Gjykata,
jo pas mëndjes sime,
se aty ka bërë,
dy a tri kallzime!.
19.Them se socialistët,
janë komplet të marrë,
nëse për Dvoranin,
kanë bërë pazar!.
20.Nëse e humbasin,
kanë për ta kuptuar,
se Dvorani është,
aset i çmuar!
A.DUKA

Duke detyren e bere, e mbrojte ate Dvoran,
thua e kishe baba dhe te kish bere maman,
por pazari per ate kot po e kerkon tek Meta,
at Dvoran e shiti Rama, kjo eshte e verteta,
nuk ke goje ta thuash, s’ke byth ta pranosh,
se Dvoranin e hoqi se pari Rama yt kodosh,
kur me Meten berrylat ferkuan perzemersisht,
i rrasen dhe Dvoranit Hurin ne bythe, sigurisht!