Prapaskenat e Beratit vazhdojnë…

Ornela

Cilët ishin organizatorët e prapaskenës në Plenumin e Dytë të PK dhe kush ishte i interesuar për eliminimin e Enver Hoxhës në prag të çlirimit të Shqipërisë. Pse edhe pas më shumë se 75 vjetësh vazhdojnë të thuren intriga dhe të pavërteta. Një bisedë në distancë me D. Kaloçin dhe N. Bllakën mbi Plenumin e Dytë të Beratit, 23-27 nëntor 1944.  

Prof. Xhelal Gjeçovi

 

Para pak ditësh, në gazetën “Tema”,  27 maj 2020,  D. Kaloçi botoi shkrimin e radhës, kësaj here mbi Plenumin e Dytë të Beratit të mbajtur në prag të çlirimit të vendit. Pavarësisht se Plenumi i Dytë i KQ të PK është bërë herë pas here objekt shkrimesh, kritikash dhe abuzimesh, ia vlen të merremi sërish kur kemi të bëjmë me trillime të tipit Kaloçi. Ky shkrim i tyre, i nxjerrë, si zakonisht,  nga fabrika e gënjeshtrave “Memorie.al”, është gjoja i mbështetur në dëshminë e Nexhmi Bllakës, i cili, pa qenë historian dhe pa njohuritë e duhura, merr përsipër të rrëfejë për publikun të fshehtat mbi një ngjarje jo të lehtë, që e kupton dhe vet, prandaj dhe për ta kapërcyer dilemën bënë dhe dy lëvizje të gabuara.

Së pari, për t’i bërë të besueshme faktet që sjell, pohon se ato ia ka dhënë, një person si jo dokushdo, por vetë Sejfulla Malëshova, një figurë e njohur dhe e respektuar, pjesëmarrës në mbledhje. Është pak e vështirë të besohet një pohim i tillë, që nuk i bën mirë Sejfullait, kurse autori që e sjell në vëmendje, ul veten, tregon dobësi karakteri e profesionalizmi, pasi i atribuon një personaliteti të nderuar, pavarësisht peripecive të jetës së tij të mëvonshme, gjëra të rëndomta, që mund të krijojnë tek lexuesi përshtypjen se edhe ai merrej me thashetheme, se çfarë tha njëri e çfarë tha tjetri në mbledhje. Unë, si historian i kësaj periudhe dhe që kam studiuar e konsultuar dokumentet arkivore imtësisht, nuk e konceptoj e aq me pak ta besoj, kur kam parasysh se bëhet fjalë për një ngjarje e për një kohë të vështirë, kur gjëra të tilla nuk kalonin lehtë, pa u analizuar e sipas rastit dhe ndëshkuar. Këtë rregull organizativ të partisë vetë Sejfullai e dinte shumë mirë mirë.

Gabimi i dytë është se, për t’i dhënë trajtën e duhur shkrimit, shkon tek ustai, te Kaloçi, i njohur për manipulime të historisë e botime të tilla pa vlerë, që hartohen duke shfrytëzuar njerëz naivë apo, akoma më keq, me synime që shkojnë e rrëfehen para tij dhe, mbi bazën e tyre, ndërton shkrime të mbushura me mllefe e të pavërteta, të shoqëruara dhe me komente të rëndomta politizuese, në funksion të qëllimeve që i ka vënë vetes, për të bërë para dhe politikë, në kurriz të historisë, duke goditur ngjarje e figura të spikatura të saj, sidomos nga lufta nacionalçlirimtare, që t’u hapet rruga antivlerave, rehabilitimit të kolaboracionistëve e fashistëve. Unë kësaj veprimtarie i jam kundërvënë që në hapat e parë, para dy dekadave, kur pashë që ai, pa qenë historian, i kishte hyrë, gjithë zell e pasion, punës për të ndryshuar historinë, për të zhvlerësuar luftën, me qëllim që të justifikojë e të rehabilitojë kolaboracionistët, duke u mbështetur po në këtë metodë spekulative, intervistat me njerëz të kësaj sëre. (Shih “Shekulli, 20 shtator 1999). Në këtë rrugë e me këto synime është përgatitur dhe rrëfimi i tyre mbi Plenumin e Dytë.

***

Marrëdhëniet me Jugosllavinë, në të cilat inkuadrohet ngjarja, është një temë e rëndësishme, por jo e lehtë për t’u trajtuar, për shkak të problemeve komplekse e delikate e, si e tillë, mund të shihet nga këndvështrime e interesa të ndryshme. Por një gjë është evidente, që s’mund ta mohojë askush se, si atëhere kur përjetoheshin së bashku muajt e mjaltit, si dhe kur mospajtimet dolën sheshit, të shoqëruara me pretendime e akuza të ndërsjellta, marrëdheniet me këtë vend kanë qenë e mbetën deri në divorcin e vitit 1948, problematike, të mbushura me tensione, ngjarje e ballafaqime, kryesisht për shkak të sjelljes e të qëndrimeve të palës jugosllave, e cila kërkonte të vendoste dominimin mbi udhëheqjen e luftës në Shqipëri, që të kishte mundësi të përgatiste, që në ato vite terrenin për realizimin e synimeve, që tashmë janë bërë të njohura, për Kosovën e për Shqipërinë. Të parën, Kosovën të vazhdojë ta mbajë nën zgjedhë edhe pas lufte, kurse të dytën, Shqipërinë, ta aneksojë duke e përfshirë në Federatën Jugosllave apo ballkanike, që parashikohej të krijohej, një ide që pëlqehej e nxitej dhe nga aleatët, që e shihnin si zgjidhjen më të mirë të mundshme për kapërcimin e armiqësive të vjetra në mes vendeve të rajonit, për qetësimin e një zone nevralgjike, për nga pozicioni e nga interesat gjeostrategjike, e lakmuar, për këto arsye dhe prej tyre.

Gjatë luftës, synimet jugosllave do të shfaqeshin progresivisht, gjithnjë e më qartë me afrimin e ditës së çlirimit të vendit. Në këtë dinamikë zhvillimesh, gjatë vitit 1944 u shtuan ndërhyrjet dhe trysnitë e udhëheqjes jugosllave. Qëllimi i tyre ishte eliminimi i çdo pengese për realizimin e planeve të mësipërme, pasi shihej qartë që Gjermania naziste e kishte humbur luftën dhe çlirimi i vendeve, që ishin ende të okupuara, ishte tashmë i sigurtë edhe për ne dhe punë ditësh.

Në rrethana të tilla, Miladin Popoviçi, kuadër i lartë i PKJ, kanditat i KQ dhe Sekretarit Politik i Komitetit Krahinor për Kosovën e Metohinë (Rrafshin e Dukagjinit), i internuar në Peqin nga fashistët italianë dhe i liruar nga njësitet guerile shqiptare, me kërkesën e grupeve komuniste dhe me porosi e miratim të Kominternit, udhëheqja e PKJ vendosi që të qëndrojë në Shqipëri e të ndihmojë komunistët shqiptarë në tejkalimin e mospajtimeve midis grupeve komuniste, që do t’i hapë rrugë shkrirjes e bashkimit në një parti të vetme, themelimit PKSH, forcës që do të organizonte dhe udhëhiqte luftën antifashiste nacionalçlirimtare.

Pas qëndrimit prej tre vjetësh, ai do të urdhërohej të linte Shqipërinë, pa pritur të paktën ditën e çlirimit, siç qe menduar. Përse vallë po nxitoheshin jugosllavët? Çfarë fshihej e çfarë pritej prapa kësaj lëvizjeje? Përpara ishte një mbledhje e rëndësishme e Partisë Komuniste shqiptare, Plenumi i Dytë dhe ai nuk duhej të merrte pjesë. Ky përfundim ishte i prerë dhe kjo e kish sigurisht një shpjegim. Duke qenë në relacione të afërta me udhëheqësit shqiptarë, veçanërisht me Enver Hoxhën e duke jetuar e punuar së bashku, ai kishte arritur të njihte mirë nga afër realitetin e mentalitetin shqiptar, këtu e në Kosovë, perceptimet me të cilën përcilleshin ngjarjet në dy pjesët e vendit dhe nën ndikimin e tyre kishte nisur të shfaqte shenja reflektimi e qëndrimi më objektiv ndaj çështjes shqiptare, përfshi dhe Kosovën. Edhe aq sa ishin e ashtu siç shfaqeshin, ato binin ndesh me politikën e lartë jugosllave, që kërkonte nga kuadrot e këtij niveli, të ishin si robotë e jo si udhëheqësit shqiptarë që nxirrnin yçkla, me vend e pa vend, duke shqetësuar dhe atë. Në rrethana të tilla ajo vendosi që ta shkëpuste Miladinin prej tyre, ta çlirojë nga ai rreth i mbyllur vicioz shokësh, që ngjallte dyshime e frikë, duke e larguar nga Shqipëria, e kjo duhej bërë sa më parë, sepse prezenca e tij në mbledhjen e paraparë të plenumit mund të hapte telashe e të pengonte zbatimin e skenarit të përpunuar në Beograd mbi ngjarjen. Në rrethana të tilla, në gusht 1944, në vend të tij u caktua  koloneli Velimir Stojniç, me cilësinë e shefit të misionit ushtarak pranë Shtabit të Përgjithshëm të Shqipërisë, si dhe Niaz Dizdareviç si ndihmës i tij.

***

Sipas udhëzimeve të marra, sapo mbërriti në Shqipëri, Stoiniçi nisi sulmet kundër vijës dhe udhëheqjes së luftës, duke përsëritur të njëjtat teza dhe akuza që ishin bërë më parë dhe nga Tempo, anëtar i Shtabit Kryesor të UNÇJ, të cilat qenë hedhur poshtë njëzëri e pa lëkundje nga udhëheqja shqiptare, në takimin e organizuar në Kucak në pranverën e vitit 1943. Në letrën drejtuar Titos, gusht 43, Tempo e informonte mareshallin se aty unë u parashtrova udhëheqësve shqiptarë vërejtjet që kisha për qëndrimet e gabuara, sipas tij, që partia shqiptare kishte adoptuar për një sërë çështjesh parimore, përfshi dhe qëndrimin ndaj Ballit Kombëtar, organizatë që, si çetnikët tek ne, po bashkëpunon hapur me pushtuesin. Në vend që t’i shpallej luftë kësaj organizate, pasi dihej fare mirë përse qe krijuar dhe çfarë qëllimesh kishte, ajo i kish shtrirë dorën e bashkëpunimit, duke zhvilluar bisedime pa fund e duke i dhënë mundësi  që të fitojë kohë për të bërë organizimin e duhur për t’iu kundërvënë Partisë Komuniste dhe Frontit Nacionalçlirimtar. Kritikat e vrejtjet e mia, udhëheqësit shqiptarë nuk i pranuan dhe njëzëri i kundërshtuan dhe këtë qëndrim vazhdojnë të mbajnë dhe sot. Në fund ai thekson se, ndryshe nga Greqia, ku tregojnë interes e mirëkuptim dhe për gjërat më të vogla, në Shqipëri, nuk ekziston vullneti për të pranuar e për të zbatuar përvojën jugosllave, duke fajësuar e bërë përgjegjës kryesisht Enver Hoxhën, por duke aluduar dhe për M. Popoviçin. (Shih: AQSH. Fondi 14. Leter e S. V. Tempos drejtuar J. B. Titos, 8 gusht 1943).

Në takimet e para me udhëheqësit shqiptarë, Stojniçi e cilësoi vijën dhe veprimtarinë e deriatëhershme si të gabuar, duke kërkuar madje që të bëheshin pa vonesë ndryshime rrënjësore në vijë e në udhëheqje. Ndërkohë përfaqësuesi jugosllav la haptazi të kuptohej se PKJ nuk miratonte qëndrimet e mbajtura nga Miladin Popoviçi.

Vlerësimet e emisarit jugosllav u shtruan në një mbledhje, të paplanifikuar, por të kërkuar me insistim prej tij, pas refuzimit që iu bë fillimisht nga Enver Hoxha e këmbënguljes së disa prej anëtarëve të Byrosë, që të mos përsëritej odiseja e debateve me Tempon, por të lihej përfaqësuesi jugosllav që të shfaqte mendimet e tij mbi situatën në parti e në vend. Në mbledhje disa figura të rëndësishme të PKSh, si Koçi Xoxe, Nako Spiru, Sejfulla Malëshova, Pandi Kristo etj. mbështetën problemet dhe kritikat që Stojniçi shtroi aty. Kjo do të ishte carja e parë që po vihej re në udhëheqjen e lartë të luftës,e cila deri atëherë nuk qe shfaqur hapur. Me sa duket, Stoiniçi kishte punuar seriozisht që t’ia arrinte kësaj. Më pas udhëheqja shqiptare, takimet e tij, prapa krahëve të Sekretarit të Përgjithshëm, me disa nga anëtarët me peshë të Byrosë Politike, do t’i cilësojë si prapaskenë e ndërhyrje të palejueshme në punët e saj të brendshme, që kishte si qëllim të përçajë unitetin në udhëheqje, për të krijuar kushtet që kërkesat jugosllave të pranoheshin e të realizoheshin sa më parë.

Në një situatë të tillë të tensionuar u përgatit Plenumi II i PKSh që u mbajt më 23-27 nëntor 1944.

Plenumi u thirr për të analizuar veprimtarinë e kësaj partie deri atëherë dhe për të përcaktuar detyrat që dilnin në etapën e re, që do të nisë me çlirimin e vendit,qeishte pune ditesh. Mirëpo mbledhja pësoi një devijim nga kjo tematikë për shkak të ndërhyrjes së delegatit jugosllav, por dhe të këmbënguljes së po atyre anëtarëve të Byrosë që përmendëm më sipër, për t’u ndalur në mënyrë të veçantë në analizën e vijës politike dhe në çështjet organizative, në funksionimin e forumeve, si dhe në qëndrimin ndaj nacionalistëve që vepronin jashtë Frontit dhe disa figurave komuniste, brenda ose jashtë partisë. Këto konsideroheshin si pika të nxehta, që, sipas tyre, mendohej se do të turbullonin pjesëmarrësit e do të siguronin mbështetjen që u duhej.

Siç del nga proces verbali i mbledhjes, që gjendet në arkivin e shtetit, i botuar para ca vitesh dhe nga prof. Ndreçi Plasari e Luan Malltezi, anëtarët e Plenumit në diskutimet e tyre bënë vlerësime për vijën politike të ndjekur deri atëherë nga PKSh, duke theksuar se ajo kishte qenë e drejtë, por gjatë zbatimit në praktikë qenë bërë dhe gabime e shtrembërime[1]. Në diskutimet e delegatëve u sollën shembuj që, sipas tyre, provonin se vija e PKSh ishte dëmtuar nga shfaqjet oportuniste, e ketu kishin parasysh kryesisht qëndrimin e mbajtur ndaj Ballit, që u trajtuan më lart e sidomos nga qëndrimet sektare dhe ekstremiste ndaj nacionalistëve që vepronin, siç u tha  jashtë Frontit, si M. Bajraktari, vëllezërit Kryeziu, etj., apo dhe disa figurave komuniste të paragjykuara pa të drejt, si A. Lulo, Z. Fundo etj. Nisur nga këto raste, sigurisht të veçuara, por që po tentohej të përgjithesoheshin, Sejfulla Malëshova theksoi se PKSh po shndërrohej në një parti terroriste, por një vlerësim i tillë nuk u mbështet nga diskutantet që e morën fjalën pas tij.[2]

Për gabimet e vërtetuara, Sejfulla Malëshova, Nako Spiru, Koçi Xoxe etj., bënë përgjegjës në radhë të parë Enver Hoxhën. Vetë ai pranoi se gjatë luftës ishin bërë dhe gabime, sidomos në qëndrimin ndaj disa figurave nacionaliste, ndaj të cilëve, pavaresisht lëkundjeve e ndonjë flirtimi me okupatorin, mund të mbahej një qëndrim më i kujdesshëm, duke pasur parasysh influencën që kishin në zonat ku vepronin. Ai pranoi, gjithashtu, se në raste analoge, ishin mbajtur qëndrime të tilla dhe ndaj disa figurave brenda Partisë.[3] Enver Hoxha theksoi se ka pasur të meta e dobësi dhe në funksionimin e forumeve të Partisë, për shkak të vështirësive të luftës, por dhe të mungesës së eksperiencës, të cilat kishin çuar në monopolizimin e punëve në duart e pak vetave.[4] Ai pranoi e mori mbi vete të gjitha përgjegjësitë për gabimet e vërtetuara, pa iu kundërvënë e kundërshtuar asnjërin nga diskutantet dhe pa u përpjekur t’i justifikojë ato, pavarësisht se nuk përbënin anën dhe pamjen kryesore të veprimtarisë së partisë e të luftës që ajo kish udhëhequr. Një qëndrim i tillë, autokritika e tij bëri përshtypje ndër delegatët dhe mund të thuhet se, me të nisën dhe reflektimet e para në radhët e tyre. Në rrethana të tilla, Plenumi nuk shtroi çështjen e zëvendësimit nga posti i sekretarit të përgjithshëm, siç pohojnë autorët e mësipërm, të mbështetur sipas tyre në rrëfimet e Malëshovës.

Nje qëndrimi i tille u mbajt duke patur parasysh, me se pari rolin dhe meritat në drejtimin e Partisë e të luftës, por dhe faktin, që Shqipëria ndodhej në prag të çlirimit të vendit, dhe çdo ndryshim në udhëheqje në ato momente delikate mund të kishte pasoja, mund të krijonte tronditje e pse jo dhe reagime, në bazën e partisë, organizatat e forumet e partisë, si dhe në forcat e armatosura, që komandanti i kish udhëhequr në luftë për çlirimin e vendit, pasi në to gëzonte një simpati, besim e autoritet të padiskutueshëm. Prandaj ishte e vështirë të mendohej se ato do të pranonin e do të lejonin një ndryshim të tillë në formë puçi. Koha do të tregonte se llogaritë qenë bërë pa hanxhinë.

Në mbajtjen e një qëndrimi të tillë ndikoi padyshim dhe një rivalitet i ashpër që u shfaq në mbledhje kryesisht mes S. Malëshoves, K. Xoxes dhe N. Spirut, që secili e shikonte veten si pretendent të mundshëm për postin më të lartë në Parti. Mirëpo triumvirat në parti nuk do të kishte, vetëm njëri nga ata do të zgjidhej, prandaj secili do të përpiqej eliminimin e të tjerëve, duke mos kursyer, jo kritikat por dhe akuzat më të rënda, duke menduar se ai që ishte ende në krye, e kish humbur davanë.

(Vijon)

[

Share This Article
12 Comments
  • Profesori fanatik i Enverit Xhelal Gjeçovi perpara se te vazhdosh dacibaon groteske qe ke shkruar ne gazeten DITA per Pleniumin e Beratit hidhi nje sy fotografise se publikuar ku prapa Koci Xoxes qendron Prokurori Aranit Cela dhe thirri trunit te fishkur te fanatikut enverist pse Edvin Droga sot ka zgjedhur per Kryeprokuror nipin e tij, 30 e kusur vjet pas renies te Murit te Berlinit si per t’i treguar gishtin e mesit BE-se dhe SHBA duke mbrojtur me nje fanatizem te papare Piramiden Famekeqe te Enverit ne lulishte ne krah te Kryeministrise si nje ogur i keq per antarsimin e vendit ne strukturat e Botes Demokratike, ne nje kohe qe shkaterroi si nje Kulceder Enveriste Teatrin e Bosios, prandaj perpara se te vazhdosh jashteqitjen me kete dacibao groteske beji me pare pyetjen vetes:

    KUSH E DREJTONTE PARTINE KOMUNISTE SHQYPTARE ATE KOHE?

    sepse:

    Te gjitha dokumentat autentike te arkivave dhe faktet e kohes tregojne se Partia komuniste shqiptare u krijua me ndihmën e dy agjentëve jugosllavë të Josip Broz Titos: Miladin Popoviçi dhe Dushan Mugosha, të cilët ishin dërguar nga partia komuniste jugosllave (PKJ) për të organizuar komunistët shqiptarë që ishin të përçarë në disa grupthe të vegjël. Pjesëmarrjen e tyre në themelimin e PKSH-së komunistët shqiptarë nuk e kanë mohuar kurrë, por deri se në cfarë pike ata vareshin nga shokët jugosllavë të cilët i adhuronin si perëndi, e tregon më qartë korrespondenca e mëposhtëme e botuar në librin “Gjaku i tradhëtuar” (botuar nga vetë jugosllavët pas prishjes me komunistët shqiptarë). Duke lexuar këtë korrespondencë kuptohet fare qartë përse u prish marrëveshja e Mukjes e cila caktonte si objektiv Shqipërinë Etnike.

    1. Letër e Enver Hoxhës drejtuar Dushan Mugoshës:

    “Shok i dashur Dushan Mugosha. Tash jam më i fortë nga atë ditë që u ndamë po malli është kurdoherë i madh. Aliu qënkësh më i fortë nga ne, sidoqë sigurisht e marr me mënd ay e dinte se sa e preku ndarja. Jo ne por të gjithë ishin të prekur. Dr. Nishani zuri të qarët duke thënë se kujtoj poshtërsitë që ka thënë armiku për Dushanë e Alinë për këta dy shokë, aq të mirë, të vendosur, që kanë lënë familjet, vendin e tyre dhe erdhën të na ndihmojnë ne, të luftojnë tok me ne?.
    Por të flasim për punë pak. Këtu kanë ardh gati të gjithë Tuk, Besnik, Hodo, Dali, i poshteri Balluk, Nexhip, Pullumb etj. Nakua me Shulen s’kanë ardh. Me ta kemi fillue me ba disa konferenca. E filloi Tuku me Besnikun, konferenca publike për mbi aksionet e Brigadës, qëndrimin e partizanëve etj.. Do të fillojmë dhe një kurs të vogël, ne kemi konferenca me këto tema.
    Lufta imperialiste e para, dhe e dyta, luftë e drejtë dhe e padrejtë. Do të organizojmë edhe disa kurse ushtarake. Tuku nuk është shumë i kënaqur nga Mehmeti (mos e merr se po të shkruaj apostafat për këtë gjë dhe me tendencë). Por Tuku na priste dhe thotë se qëkur ka ikur Sala Mehmeti s’peshon njeri, përpara mbledhjes së brigadës ka nënvleftësuar aksionin kundër Haki Blloshmit dhe atë të. Urdhëra të çuditshme dhe jo shoqërore i ka dhënë Tukut e mjaft gjëra të tjera. Të gjitha këto, mos ki frikë se do t’i shohim me gjakftohtësi, pa paragjykime dhe do të veprojmë ashtu si vendosëm. Zgjedhjet në Korçë po bëhen me sukses në zonat e lira, por kemi frikë se do të na vinë shumë pak nga zonat e okupuara. Do të të lajmërojmë për zhvillimin e gjërave. Dushan na shkruaj dhe ti kurdoherë. Të përqafoj me shumë mall, Tarasi”

    2. Letër e Nexhmije Hoxhës drejtuar Dushan Mugoshës:

    “I dashur shoku Dushan. Me keqardhje të madhe mora vesht largimin tënd nga Shqipnija. Veçanërisht më erdhi keq që nuk mundëm të takohemi para se t’iknje. Me gjithë se kemi ndenjur pak kohë bashkë e ndjej mungesën t’ënde në mes t’onë ashtu si edhe shokët më t’afërt. Sigurisht do të kujtojsh jo vetëm shokët që jetove dhe bashkëpunove gjatë këtyre dy vjetëve e mâ, por sigurisht do të marrë malli dhe për malet e fushat e Shqipërisë që i lave me djersë dhe që u pive dhallën. A po jo ? Jo vetëm ne, por gjithë populli shqiptar do të ketë një mik të dashur të tij e sigurisht kur të sjellë rasti të kthehesh ndonjë herë në vendin t’onë, do të shohësh se me punë do të të shpërblejë atë që ke bërë për shpëtimin dhe naltësimin e tij. Sigurojmë me bindje të plotë që do të shtojmë gjithnjë hovin e punës që të forcojmë e të naltësojmë Partinë t’onë dhe ti sigurojmë dhe popullit t’onë pushtetin e tij. Se vetëm kështu do të shpërblejmë dhe ndihmën t’uaj të vlefshme. Dushan, thuaju shokëve të Jugosllavisë, se shokët Shqiptarë ndjekin me admirim hapin e tyre dhe kërkojnë emra që të ndjekin dhe shembullin e tyre heroik. Thuaju që gjithë populli Shqiptar ndjenë për popujt e Jugosllavisë dhe për luftën e tyre një dashuri të madhe. Të gjithëve të fala shoqërore. Mos na harro. Po të mundësh na kujto dhe me ndonjë cop letër. Udhë e mbarë dhe u pjekshim për së shpejti në botën e lirë. Vdekje fashizmit – Liri popullit! Të fala shoqërore Nexhmija”

    HE MO PROFESOR BOLJA SI TE DUKET KJO DASHNI E ENVERIT DHE NEXHMIJES ME SPIUNET E TITOS, DUSHAN DHE MILADIN?

    • Ike ore bajge , se nuk ke tru as per vete ti e jo pastaj te shesesh tek te tjeret

  • Zoti Gjeçovi !

    Nje falenderim per kete artikull preciz dhe i bazuar me dokumente..
    .
    Nje verejte te vogel

    Lezhjani Dashnor Kaloci eshte nje ish kovac apo hekur-kthyes pa asnje arsim minimal per vendin e punes qe disponon..thjesht eshte bojaxhi qe perdor bojen e zeze katranin per te nxire kundrejt pageses sistemin (regjimin) e viteve 1945-1990 qe per cudi ne vend ta nxije po e ben te shendriteshme me perversitetin e tij dhe xhorxhsorristet qe e paguajne per 3 dekada…
    .
    Ate qe nuk e bene serbet ne Berat ne 1944
    e bene me 2 prillin 1991 ne Shkoder
    me pinjollet e tyre dashkaloqezuar dhe kostrecizuar si ky intelektualoqja me siper qe komenton me drita ndezur si “gaz dege” kur dikush thote te verteten historike

  • Flm i nderuari Prof. Gjecovi.

    I Beni nder asaj plejde studjuesish e akademikesh Shqiptare.

    Ky intelektuali eshte nje njeri i semure. I Kane Vene nje USB Stick ne tru dhe tregon e tregon po te njejtat budallalleqe, Pa koke e Pa kembe, percartjet e nje njeri te Pa ekujlubruar dhe me shume personalitete te ndryshme.

    • uran kostreci i Enverit:

      USB-ja e intelektualit eshte COPY-PASTE nga Arkivat e Shtetit, por ty o funderine te ka futur ne tru Sigurimi nje HARD DISC plot me viruse nga Partia e Punes dhe sapo gazeta DITA publikon nje memo per Pederastin e Gjylos dhe te Bimbashit qe nuk la jo vetem kundershtar pa vrare, por likudoi te gjithe komunistet qe gjasme i kishte shoket e tij te Kauzes me gisht ne bythe, prandaj sapo del nje shkrim ne gazeten DITA ju o funderina te Sigurimit me te mare kushtrimin nga autoret qe jane Profesoret Bole te Enverit, dilni nga brimat ku jeni strukur per nje kohe te gjate dhe shperrtheni “si nje grusht bashkuar” ne nje Pandemi Enveriste si Coronavirusi Komunist kinez me sulme frontale personale per “Armikun e Kllases” me qellimin e vetem per te mbrojtur istikamin enverist te Partise se Punes, kaq dini te beni ju o funderina dhe letyra te Sigurimit, sepse nuk keni argumenta, nuk dini te lexoni internetin, nuk dini te pyesni kush ka qene Enver Hoxha, kush kane qene prinderit e tij, pse nuk pati asnje dipllome gjate jetes se tij studentore te paguar me bursa te Mbreterise, si pa dipllome u be sekretar ne Konsullaten shqyptare ne Bruksel, ku ishte Enveri kur Italia pushtoi Shqypnine dhe pse jetoi gjate gjithe Luftes se Dyte Boterore ne vilen e kunatit te tij Kryefashist Bahri Omari, pse e fshehu antarsimin e Nexhmijes ne Partine Fashiste te Duces dhe kush e zbuloi dhe e emeroi Enverin si mekembes dhe bedel besnik te Titos dhe Jugosllavise ne Shqypni, ju nuk jepni asnje pergjigje dhe nuk paraqisni asnje argument per gjithe keto pyetje pa pergjigje, sepse ju o funderina te Sigurimit jeni thjesht Kafshe Prehistorike te nje kohe te kaluar, si fosile qe kur i zbulojne shkencetaret pyesin:

      ME TE VERTETE KANE EKZISTUAR KAFSHE TE TILLA?

      prandaj:

      Leri llogjet e sigurimsit plehre dhe funderine, por fillo te perpiqesh te replikosh me argumenta per temen e debatit:

      SI I SHPETOI ENVERI GILOTINES SE TITOS NE PLENIUMIN E BERATIT?

      sepse:

      Kjo eshte me interesante se USB e intelektualit.

  • Faqet e gazetes Tema jane te tejmbushura me shkrimet e Dashnor Kolacit.Kur lexon keta shkrime nuk ke si te mendojshe ndryshe,nje falsifikator dashakeqes i historise se popullit shqiptare.

  • Aferim Dashnor Kaloci,se i terbove enveristat.
    Po te verteten po u thote,ooo Zhelal!
    Ka hapur Arkivat tuaja per mbledhjen e Beratit dhe po u lexon proces -verbalin.
    Cfare ngaterrohesh me Miladin Popovic o Zhelal!
    Po te mos ikte ky engjelli internacionalist,ky komunisti marksist-leninist-stalinist,,mbledhja do te ishte zhvilluar ndryshe.Se ky ishte miku i shtepise,flinte me enverrin ne nje krevat.Po si s`te ha mortja o zhelal!Po a nuk ishte ky Miladini qe ja grisi ne surrat Marreveshjen e Mukjes Enverit?Po a nuk ja veshi Miladinit dhe Dushanit enveri ne Berat te gjithe terrorizmat e UNCL?
    Si paskan qene keta engjejt dhe Velimir Stojnici,djalli?
    Po kush ja dha udhezimet per vrasjen e Anastas Lulos dhe 150 djemve komuniste dhe partizane te cetes plake te Vlores?Nuk i dhane Miladini me Dushanin?
    Nuk i udhehoqi kunder Gjormit dhe Dukatit forcat e brigades pare dhe te peste Dushan Mugosha?
    Kush e organizoi masakran e Tivarit o Zhelal?Di gje ti per marreveshje Enver-Rankovic?
    Ty nuk ta ka fajin koha,as komunizmi,se TI JE I ATROFIZUAR NGA DOGMA,si nje virus ne frigorifer.
    Largimin e Popovicit e ka qare enveri nje here ne vepren Titistet
    Po ja futi plumbin ne goje mesuiesi kosovar Haki Taha,qe te mos ju mbetet pishmanlluk.,

  • Aferim Dashnor Kaloci,se i terbove enveristat.
    Po te verteten po u thote,ooo Zhelal!
    Ka hapur Arkivat tuaja per mbledhjen e Beratit dhe po u lexon proces -verbalin.
    Cfare ngaterrohesh me Miladin Popovic o Zhelal!
    Po te mos ikte ky engjelli internacionalist,ky komunisti marksist-leninist-stalinist,,mbledhja do te ishte zhvilluar ndryshe.Se ky ishte miku i shtepise,flinte me enverrin ne nje krevat.Po si s`te ha mortja o zhelal!Po a nuk ishte ky Miladini qe ja grisi ne surrat Marreveshjen e Mukjes Enverit?Po a nuk ja veshi Miladinit dhe Dushanit enveri ne Berat te gjithe terrorizmat e UNCL?
    Si paskan qene keta engjejt dhe Velimir Stojnici,djalli?
    Po kush ja dha udhezimet per vrasjen e Anastas Lulos dhe 150 djemve komuniste dhe partizane te cetes plake te Vlores?Nuk i dhane Miladini me Dushanin?
    Nuk i udhehoqi kunder Gjormit dhe Dukatit forcat e brigades pare dhe te peste Dushan Mugosha?
    Kush e organizoi masakran e Tivarit o Zhelal?Di gje ti per marreveshje Enver-Rankovic?
    Ty nuk ta ka fajin koha,as komunizmi,se TI JE I ATROFIZUAR NGA DOGMA,si nje virus ne frigorifer.
    Largimin e Popovicit e ka qare enveri nje here ne vepren Titistet
    Po ja futi plumbin ne goje mesuiesi kosovar Haki Taha,qe te mos ju mbetet pishmanlluk.,
    Miladini ishte i mire se e mori nga dyqani kontrabandes e nverin tend dhe e mbajti ne preher deri sa e emeroi kryetar qeverie komandant te Ushtrise ne Permet,,pastaj iku.

  • Dy fjale per uran kostrecin, qe quan veten intelektual, dhe enver hoxhen ( Enver Memishaj ose Enver Lepenicen)…
    uran kostreci, o injorant, ai prapa Koci Xoxes eshte Tuk Jakova. Po ku di gje ti? Ti ne atekohe ishe ne burg dhe beje sprovat e para si spiun i Koci Xoxes, pervecse po zbuloje seksin e hardallisur nga prapa.
    Kurse enveri me e mbiemra, qe ka shkruajtur nje pacavure, qe ja kane botuar “antikomunistet” ne institutin e luftes kunder komunizmit, na tregon se kush i vrau 150 anetaret e grupit te te rinjve nga Vlora. Nje ish kryetar i SHIK-ut, qe u dhje dhe braktisi detyren ne ngjarjet e vitit 1997, kur vartesit e tij u vrane, tani eshte bere historian!
    Pikerisht se ne radhet e antikomunisteve shqiptare ka njerez si keta, ka njerez qe kalojne deri ne nostalgji per kohen e sundimit komunist.

  • “Cilët ishin organizatorët e prapaskenës në Plenumin e Dytë të PK dhe kush ishte i interesuar për eliminimin e Enver Hoxhës në prag të çlirimit të Shqipërisë.”
    historian apo jo,nuk ka rëndësi,por rëndësi ka pikvështirmi,”pikmbështetja e levës për të lëvizur botën”(thënje e arkimedit)!
    gjithçka që tregohet,analizohet,llafollogjiset,duke u nisur nga një pikë e përcaktuar në një kohë të mëvonëshme!pra gjeçovi dhe shumë të tjerë flasin për “të tashmen e së shkuarës”,koë e fojles që nuk egziston në gramatikë,por që përdoret nga të gjithë në shumicë!!
    pavarsisht se e kam shpjeguar domethënjen e kësaj kohe të shpikur nga shën agostini,po e shpjegoj dhe njëherë për të mos e ngatrruar ai që nuk e njohur më parë!!
    një person kryen një veprim në një kohë të caktuar,dhe më pas e tregon!pra veprimi i kryer në të shkuarën tregohet në të tashmen duke u bazuar në perceptimin e shkuar të personit,të ndryshuar në kalimin e kohës dhe ndoshta të zbukuruar,ose shëmtimin në të tashmen që e tregon!pra një mungesë totale objektiviteti!mungesë si objektive,harresa dhe perceptimi i gabuar,subjektive,shtrëmbërimi i vetdijshëm i ngjarjes,tregimit!!
    këtu gjeçovi shkruan”kush ishte i interesuar për eliminimin e Enver Hoxhës”sikur në atë nëntor të ’44 të ishe parashikuar që enveri do të mbetej në krye të shtetit shqiptar për 41 vjet rresht dhe do të ishte njeriu i padiskutushëm!sikur të ishte parashikuar që enveri do të vepronte ashtu si veproi,për mirë a për keq që para atij nëntori ’44!!sikur të ishte parashikuar që enveri do të vdiste në një ditë të marsit dhe jo të prillit a të njëmbëdhetorit!!
    pavarsisht dipllomës si histrian gjeçovi bën gabimin që të dalë jashtë mësimeve të tij!pra në vënd që të analizojë ngjarjet ai i interpreton ato sipas dëshirës që ka vetë!!nëse flasim për atë periudhë flasim për një kohë që enveri ishte i pari i partisë dhe i zgjedhur si KM!një nga udhëhqësit e luftës,dhe asgjë më tepër!!nuk ishe enveri i ’60ës as ai i ’70,’80ës!!
    pra gjeçovi duhet ta trajtojë historinë e beratit jo si akti për të sabotuar rrugën e lavdishme të liderit botror të ML të vërtetë,por si një debat i ndodhur në mes njerëzve që kishin ndarë luftën me njëri tjetrin,si përpjekje të një shteti tjetër për të pasur sa më shumë influencë në shtetin shqiptar,dhe jo si një puç për të “rrëzuar statujën” e enverit në 22 shkurt 91!!
    më tutje nuk e kam lexuar sepse na ka ardhur në majë të hundës me këto gjëra!!dikur ishim të detyruar ti mësonim!
    sot nuk jam i detyruar as ti lexoj!!përveç leverdisë histroike,nëse trajtohen si ngjarje të momentit dhe jo sipas dëshirës për të hyjnizuar akoma një person,ato do të kenë vlerë!përndryshe janë për të fshirë byçkën e nastros!!

  • Prof. Xhelal Gjecovi rekomandon: Shih AQSH. Fondi 14. Leter e S. V. Tempos drejtuar J. B. Titos, 8 gusht 1943. Ku ta shohim ne, si lexues te gazetes DITA? A nuk ka ardhur koha qe, ne vend te rekomandimeve te mendimeve e konkluzioneve te stilit sovjetik, te kalohet ne botimin autentik te dokumenteve dhe ta leme lexuesin te nxjerre konkluzione vete?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *