Pranvera Kola
Shkon drejt mbylljes Matura Shtetërore 2020. Rreth 32 mijë maturantë në të gjithë vendin kanë zhvilluar ditën e djeshme provimin e tretë të detyruar në lëndën e matematikës. Për dy orë e gjysmë me radhë maturantët kanë plotësuar testin me 60 pyetje, të gjitha me alternativa.
Ndryshe nga sa ka ndodhur me dy provimet e para, Qendra e Shërbimeve të Arsimit ka shpallur vetëm pak orë pas mbarimit të provimit të matematikës, çelësin me përgjigjet e sakta të këtij testi. Në këtë mënyrë maturantët mund të orientohen në lidhje me pikët e mundëshme që do të sigurojnë në provimin e matematikës. Çelësin e përgjigjeve të sakta të një prej varianteve e gjeni të detajuar në vijim të shkrimit.
“Testi që po publikojmë, është vetëm njëri nga variantet e zhvilluara në provimin e matematikës për Maturën Shtetërore 2020. Të gjitha variantet kanë pasur pyetje të njëjta, por renditja e tyre ndryshonte në çdo variant. Në variantin e dhënë në vijim të shkrimit alternativat e sakta janë të theksuara me të zezë”, kanë konfirmuar ekspertët e QSHA-së.
Të enjten e datës 18 qershor do të zhvillohet edhe testi i fundit i maturës së këtij viti për lëndën me zgjedhje. Në ditën e provimit duhet të bëni kujdes pasi mund të përjashtoheni kur konstatohet se: “Ndryshoni vendin që ui është caktuar, merrni, jepni informacion apo kopje, ose komunikoni me maturantë të tjerë, kur bëni komente për përmbajtjen ose zgjidhjen e testit, kur mbani telefon celular, radio ose çdo mjet tjetër komunikimi në mjedisin e provimit, si dhe kur refuzoni kontrollin nga ana e administratorëve gjate hyrjes në qendrën e provimi.
Maturantët kanë përcaktuar prej kohësh edhe lëndën përkatëse që do të japin si provim me zgjedhje. Edhe në këtë rast testi do të jetë vetëm me alternativa, ndërkohë që nxënësit do të kenë sërish dy orë e gjysmë në dispozicion për plotësimin e të gjitha pyetjeve të testit të lëndës me zgjedhje. Çdo pyetje do të vlerësohet me 1 pikë, dhe në total maturanti mund të sigurojë 60 pikë nga testi i lëndës me zgjedhje. Ndërkohë që për të qenë kalues duhet të sigurojë detyrimisht 25 për qind të totalit të pikëve me të cilat vlerësohet i gjithë testi. Ndryshe nga maturat e shkuara, për shkak të covid-19, testet e këtij viti po korrigjohen në mënyrë digjitale.
Referuar kushteve të përcaktuara në rregulloren e provimeve, maturantët dhe kandidatët e tjerë do kenë mundësi që të kërkojnë tërheqjen e kopjes së korrigjuar të testit të secilit provim, por pavarësisht kësaj nuk do të ketë rivlerësim të tij. Kjo procedurë do të mund të kryhet vetëm pas përfundimit të të gjitha provimeve.
Me përfundimin e provimit me zgjedhje, si dhe me shpalljen e rezultateve për maturantët do të nisë zyrtarisht konkurrimi për vijimin e studimeve të larta në universitetet publike, si dhe në ato private në vend.
Kusht vendimtar për të qenë pjesë e konkurimit për studimet e larta është mesatarja e përcaktuar e shkollës së mesme. Kështu, sipas vendimit të marrë disa ditë më parë nga Këshilli i Ministrave, saktësohet se kanë të drejtë të aplikojnë për t’u pranuar në institucionet e arsimit të lartë për vitin akademik 2020–2021, përkatësisht: Në programet e studimeve të ciklit të parë dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, kandidatët, që kanë përfunduar me sukses arsimin e mesëm të lartë, minimalisht me notë mesatare 6.5, për programet e studimit të gjuhëve të huaja duhet mesatare duke nisur nga nota 7, si dhe në programet e studimit të ciklit të parë Bachelor, të cilat japin akses në programet e ciklit të dytë master në fushën e mësuesisë, të kërkohet notë mesatare e shkollës së mesme nga 7.5 dhe më lart. Ndërsa për degët e mjekësisë do të aplikohet një mesatare edhe më e lartë, e cila ndryshon në varësi të degës së përzgjedhur.
Përjashtohen nga detyrimi i plotësimit të kriterit të notës mesatare kandidatët që aplikojnë për t’u pranuar në programet e studimeve dyvjeçare, me karakter profesional, kandidatët që aplikojnë për t’u pranuar në programet e studimeve në fushën e artit dhe të sportit, si dhe kandidatët me origjinë shqiptare nga Republika e Kosovës, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Presheva, Medvegja dhe Bujanovci.
Nota mesatare për pranimin në institucionet e arsimit të lartë përllogaritet si mesatare e thjeshtë e këtyre treguesve: mesatares aritmetike të thjeshtë të notave përfundimtare vjetore të lëndëve për të gjitha vitet e shkollimit në arsimin e mesëm të lartë, si dhe mesatares aritmetike të thjeshtë të notave të provimeve të Maturës Shtetërore 2020, si dhe të maturave në vijim.


Ushtrime n.15 ka nje gabim, nuk kemi nje inekuacion por nje sistem inekuacionesh. Vleresimi me nje pike e ushtrimeve nuk eshte i equilibruar. Ka ushtrime qe meritojne me shume se nje pike dhe ka ushtrime qe vlejne me pak se nje pike. Mund te rritesh vleresimi deri ne 300 pike ne menyre qe te equilibroheshin me mire piket. Jane lene jashte kontrollit shume kapituj te rendesishem te programit te matures. Ushtrimet e dhena jane shume elementare per tu zgjidhur nga nje maturant.
U trembet nga protesta e letersise dhe kaluat ne extremin tjeter.Ky eshte test per nxenes mesatar te kl 9 .Provojeni tua jepni.Ushtrimet me alternative jane fat.M BYLL SYTE E RETHO MUND TA BEJ NJE NXENES I DOBET DHE PO PATI FAT MER NOTE TE MIRE