Rriten frikshëm të infektuarit! Shifër rekord: 82 raste me Covid-19 në vend në 24 orët e fundit

J L

Vendi ynë ka arritur në shifra alarmante me COVID-19. Ditën e sotme janë konfirmuar pozitiv 82 persona nga 364 testime, kryesisht raste kontakti, por ka edhe vatra të reja.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon për situatën epidemiologjike të 24 orëve të fundit në vendin tonë.

Rastet ditore të identifikuara pozitive po vijojnë të rriten, ndërsa vihet re se është ulur vigjilenca  dhe moszbatimi i rregullave të përcaktuara.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 364 testime për të dyshuar të prekur me Covid19, nga të cilat janë konfirmuar 82 raste pozitive, kontakte të rasteve te konfirmuara më herët pozitive, si dhe raste te reja në proces hetimi në Tiranë, në Shkodër, Fier, Vlorë, Korçë dhe Durrës.

Shpërndarja gjeografike e të prekurve në 24 orët e fundit është si vijon: 28 të prekur në Tiranë, 18 në Shkodër, 10 në Krujë, 8 në Durrës, 7 në Vlorë, 3 në Kamëz, nga 2 raste në Kukës, Elbasan, Fier dhe nga 1 i prekur në Korçë dhe Pukë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 9 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë në 1064.

Aktualisht në spitalin infektiv po marrin shërbim 50 pacientë, 8 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar. Në vendin tonë janë aktualisht 571 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë.

Të nderuar qytetarë, nisur nga fakti se ditet e fundit po vihet re shtim i rasteve ne aktivitete biznesi, institucione publike dhe private, ndërmarrje me shumë punëtorë, etj, i bëjme apel të gjithëve: Ju lutemi respektoni rregullat. E vetmja mënyrë për të ndaluar përhapjen e infeksionit është duke ruajtur distancën fizike, duke ruajtur higjienën personale, bizneset dhe institucionet duke respektuar protokollet e përcaktuara. Në këto kushte është domosdoshmëri mbajtja e maskës në ambiente publike kur nuk është e mundur të ruhet distanca fizike. Kujtojmë edhe një herë se çdo rast i identifikuar pozitiv, duhet të vetëizolohet dhe se shkelja e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezik për jetën dhe shëndetin e të tjerëve.

Virusi është akoma mes nesh dhe për sa kohë nuk ka një vaksinë, qytetarët duhet të përshaten me normalitetin e ri dhe të përshtasin sjelljen e tyre duke u kujdesur për zbatimin strikt të çdo rregulli të vendosur.

Mos i neglizhoni shenjat e sëmundjes. Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga Covid19″, njofton Ministria.

j.l./ dita

Share This Article
8 Comments
  • Merrni mend dhe “keshillat” e SALIUT dhe te Tritanit e
    Tit Vasillaqesit dhe do te Shikoni per lesh ! Kesaj I thone
    “Per inate te nuses, shkoj e fleje me mullixhine” ! Saliu me bashibuzuket e tij kerkojne te vdesi gjysma e shqip-
    tareve qe Tit Vasillaqis te ndjeke penalisht Edi Ramen ?!
    Dhe me e keqja eshte se flasin ne emer te profesionit te
    tyre dhe qe ithtaret,mendja e te cilive eshte e fosilizuar nga fanatizmi ekstremist I besojne demagogjise se ke-
    tyre briboneve politikane mafioze.Karshilleku ndaj masa-
    ve te urdheruara nga qeveria ka cuar ne ate situate qe sot te kemi 82 persona me virusin e COVID-it -19….!
    Shqiptaret duhet te kuptojne nje here e pergjithemone te
    mos behen pre e politikane te cilet kerkojne te nxjerrin
    “geshtenjet nga zjarri ” me “duart” e shqiptareve te zako-
    neshme …..!

    • Shkoni ke Sali pashe Qeni tani dhe ekrkojini llogari perse kerkonte heqjen e karantines says:

      Po ju ore shqiptare plaset duke thene qe eshte konspiracion, po na mbyll Rama dhe shume bajga te tjera. Tani qe ju kapi semundja beni peregjegjes kryeministrin. Jeni si ai Beu qe pyeti cobanin se cfare uji i dha gomarit: te ftohte a te ngohte. Hall per cobanin te thoshte i ftohte se i kishte ftohur Beut gomarin dhe hall te thoshte i ngrohte se i kishte djegur gomarin Beut. Ju e meritoni te prekeni dhe te provoni qe z. Rama ju shpetoj perderisa zbatuat rregullat e karantinimit. Tani qe nuk i zbatoni, se jeni gomere, e hengret. Shkoni ke Saliu qe protestonte te largohej karantina dhe jo tek Rama qe po ju mbronte. Idiote!

  • ca jane 82 raste
    MSHSH tha se priteshin, dmth jane okay
    mos e vini ujin ne zjarr
    virusi do beje te veten, dhe njeriu duhet te beje te veten

  • Keta te shitur nuk kane hallin e shendetit tuaj, por shkaterrimin e ekonomise dhe luften psikologjike kunder njerezve. I marrin direktivat nga pertej kufirit. Shifrat jane fiktive dhe po manipulohen nga Ministria ne bashkepunim me shendetesine. Covid-19 eshte nje mashtrim spektakolar boteror, per avancimin e axhendes se atyre qe kontrollojne qeverite e shitura. Keta tradhetare e te shitur nuk perfaqesojne interesat e Shqiptareve, por ato te Masonerise Internacionale.

    Njerezit duhet te rreagojne sa nuk eshte vone. Te shperbehet urgjentisht qeveria Shqiptare dhe struktura e manipulimit shendetesor, per tradheti te larte kombetare dhe tradheti e abuzim ndaj shtetasve Shqiptare.

    Dua gjithashtu te theksoj se te ashtequjturat teste nuk jane ne fakt teste. Jane fabrikuar ne menyre te tille qe te tregojne gjoja se je i infektuar. Ketu ato teste jane ndare ne teste pasive dhe aktive, qe disa i nxjerrin pozitive e disa negative. Mashtrimi ka arritur majat.

    Nje test PCR thjesht teston per material gjenetik viral. Kjo do te thote se po te kesh kaluar nje ftohme apo nje grip dikur ne jeten tende, testi aktiv te nxjerr pozitiv. Arsyeja perse jo te gjitha testet i nxjerrin njerezit pozitive, eshte sepse ato jane fabrikuar ne menyre te tille, qe ne nje perqindje jane aktive dhe ne tjetren pasive.

  • Testi PCR apo teknologjia e perdorur te tamponi u krijua ne 1984-en nga nje Biokimist Amerikan me emrin Kary Mullis.

    Vete krijuesi i kesaj teknologjie eshte prononcuar hapur se kjo teknologji nuk eshte krijuar dhe nuk funksionon per diagnostifikimin e semundjeve virale, por me teper u krijua per investigime foresnike. Si psh, amplifikimin i nje specimeni DNA-ja per qellime analizimi dhe krahasimi ne nje investigim krimi.

    https://en.wikipedia.org/wiki/Polymerase_chain_reaction

  • Merrni Arben Viti-ne: bile nje profesionist si ka dhane Zoti! Edhe bile fillonime integrimin e Shendetsise si prioritet se kukesi e ka ma kollaj me dale ne Prizren per emergjencat se sa ne Tirane!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *