Shekspiri i plotë, premierë në Teatrin Metropol

J L

Shekspiri vjen premierë në Teatri Metropol. Një seri me monologje të Shekspirit nga gjithë vepra e tij, do të nisë premierën këtë fundjavë nga Teatrin Metropol. Janë veprat “Romeo e Zhuljeta”, “Rikardi III”, “Nata e 12”, “Ëndrra e një nate vere”, “Hamlet” “Makbeth” , “Mbreti Lir”, “Otello”, “Tregtari Venedikut” “Jul Çezari”, “Shume zhurmë për asgjë” etj nga të cilat janë përzgjedhur 30 monologje të personazhe të njohura të këtyre veprave.

Këto monologje trajtojnë tema të përbotshme si dashuria, loja, xhelozia, humbja, tradhëtia, pushteti, hakmarrja, ku gjithësecili gjen vetën në to, marrë nga personazhe si Romeo e Zhuljeta, Orsinjo, Olivia, Merkuti, Viola, Beatrice, Paku, Edmond, Otello, Titania, Kostanca, Kordelia, Ofelia, Hamleti, Glauster, Desdemona, Emilia, Bruti, Mark Antoni, Rikardi III, Ledi Makbeth, Shajlok, Jago, Oberoni, Portia etj. Këto monologje të cilat janë punuar dhe xhiruar për më shumë se një muaj duke nisur nga kjo fundjavë do të shfaqen në platformat online të Teatrit Metropol, si në kanalin e youtube apo edhe në Facebook #TeatriMetropol.

Monoogjet janë të trajtuara në mënyrë sa më urbane dhe janë regjistruar përgjatë një muaj nga një staf profesional duke u përshtatur dhe kushteve aktuale. Ato do të do të transmetohen ccdo javë me seri me nga 5 monologje përgjatë këtyre muajve veror.

Për këto monologje kanë punuar mbi 16 aktorë kryesisht aktorët e Teatrit Metropol por dhe aktorë të jashtëm; si Klodiana Keco, Armela Demaj, Roerd Toce, Sonila Kapidani, Amri Hasanlliu, Edvin Mustafa, Xhino Musollari, Klea Konomi, Rozi Kostani, Elona Hyseni, Ketjona Pecnikaj, Margent Caushi, Silvio Goskova, Ermir Jonka.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *