KQZ merr vendimin: Agron Malaj do vazhdojë detyrën si kryebashkiak i Matit

J L

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve vendosi me 5 vota pro që Agron Malaj të vazhdojë detyrën e tij si kryebashkiak i Matit.

Sipas Komisionit, Malaj nuk përfshihet në kushtet e ndalimit për të ushtruar detyrën.

Në dokumentin e Prokurorisë thuhet se për Malaj nuk rezulton të ketë indicie apo të dhëna a rrethana, fakte të bëra publike apo informacion, për:

– Veprimtari kriminale të kryer jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

– Urdhër kërkimi ndërkombëtar lidhur me kryerjen e e ndonjë vepre penale prej tij.

– Marrjen e ndonjë mase dëbimi ndaj tij.

– Përdorimin e gjeneraliteteve të tjera.

Në muajin janar, Partia Demokratike e denoncoi Agron Malajn për armëmbajtje pa leje, duke i kërkuar Prokurorisë së Përgjithshme verifikimin e të kaluarës të ish-gardistit Agron Malaj, që sot është kryetar bashkie në Mat i dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit.

j.l./ dita

Share This Article
2 Comments
  • Kjo eshte e barabarte me lirimin nga burgu qe i eshte bere gjithe krimineleve.Te gjithe kriminelet jane liruar per sjellje te mire atehere dhe ky del i pafajshem per sjellje te mire sepse nje njeri qe mban arme pa leje nuk mendoj se eshte aq i mire sa te drejtoje nje bashki.Po te jete nje njeri i rregullt per çfar i duhesh arma?Njerez si Azem Hajdari ,Tom Doshi ,Mark Frroku ,Ervin Rroshi,e plot te tjee nga te dy krahet e politikes qe jane hajdute e kriminele .Ndigjoj shpesh qe thone avokati im por kurre nuk kam arritur ti kuptoj se per çfar u duhet nje avokat (perveç krimineleve e drogaxhive )njerezve te ndershem qe shikojne punen e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *