“Jurgen Pilkati është dorëhequr nga posti drejtues i ASHK-së në qytetin e Vlorës”, është ky lajmi që ka qarkulluar sot në disa portale dhe media online.
Por i kontaktuar nga “DITA”, Pilkati ka mohuar lajmet duke konfirmuar edhe njëher postin e tij në krye të Kadastrës së Vlorës, që prej 2 qershorit të këtij viti.
Jurgen Pilkati, u komandua në këtë detyrë pas dorëheqjes së Viola Himës, e cila qëndroi si kryeregjistrues vetëm 4 ditë.
l.h/ dita
