Rudina Hajdari bën lëvizjen e radhës: Do ta çoj në Kuvend zërin e…

Leda Hysa

Ditën e sotme është zhvilluar tryeza për Reformën Zgjedhore, mbledhje e organizuar nga “Nisma Thurje”.  E pranishme në këtë mbledhje ishte edhe deputetja Rudina Hajdari.

Pas takimit në një postim në rrjetet sociale, Hajdari shkruan se ndryshimi i sistemit dhe listat e hapura janë shumë të rëndësishme.

“Çështja e ndryshimit të sistemit zgjedhor nuk mund ti takojë vetëm partive sepse është një çështje e gjithë shoqërisë.

Prandaj sot u bashkova me Nismën Thurje dhe organizatat e shoqërisë civile për të ndarë me ta ecurinë e deritanishme të proçesit për ndryshimin e sistemit zgjedhor si edhe për të dëgjuar propozimet e tyre.

Jam e lumtur që të gjithë e mbështetën pa kursime idenë e hapjes së listave dhe më inkurajuan që zërin e tyre ta çoj në Kuvend”, shkruan Rudina Hajdari.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *