Shpërtheu në Kinë prej në fund të dhjetorit të 2019, por Covid-19 vijon të jetë një kërcënim për botën.
Deri më tani në gjithë globin janë infektuar 8,595,061 persona. Ndërkohë 456,650 të tjerë kanë humbur jetën. Lajm i mirë është se betejën me COVID-19 e kanë fituar 4,546,545 qytetarë.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ndër vendet më të prekura nga pandemia.
Aktualisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë 2,263,749 të infektuar dhe janë shënuar 120,688 vikitma. COVID-19 po përhapet me shpejtësi edhe në Indi. Shqetësuese është situata edhe në Meksikë ku numri i viktimave në këtë shtet ka shkuar në 19,747.
Vetëm në 24 orët e fundit në këtë shtet janë shënuar 667 viktima. Gjithashtu edhe Brazili është në gjendje shumë të rënduar, pasi shifrat janë shumë të larta për çdo ditë. Deri më tani numërohen 47,869 mijë viktima.
Ndërkohë në Kinë janë rikthyer sërish rastet e reja me Covid-19. Deri më sot Kina numëron 4.634 viktima dhe 83,293 të infektuar që prej fillimit të shpërthimit, ku në 24 orët e fundit raportohen 28 raste të reja.
Sa i përket Europës, në Itali janë shënuar 34,514 viktima dhe në Francë 29,603, ndërsa qeveria ka vendosur të lehtësojë masat e izolimit, sakaq në Spanjë kanë humbur 27,136 qytetarë.
Organizata Botërore e Shëndetit u ka bërë thirrje shteteve të vazhdojnë përpjekjet për të luftuar pandeminë globale Covid-19.
Drejtori i OBSH-së, Mike Ryan tha se numri i të infektuarve në Amerikën Qendrore vazhdon të rritet dhe kjo sipas tij është një situatë emergjente.
Ndërkohë udhëheqësi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus ka bërë deklaratën e fortë drejtuar shteteve, që të bëhen gati për një rikthim të koronavirusit.
j.l./ dita
