‘Mallkimi’ me Kadastrën e Vlorës, Lame: Do dëgjoni prapë lajme

Leda Hysa

Kadastra e Vlorës ka ndërruar deri më tani 7 drejtorë. Çështja e regjistrimit të pronave dhe konfliktet duket se janë shkaktarë.

Edhe drejtori i ri Jurgen Pilkati pritet të dorëhiqet? Këtë ka nënkuptuar kreu i Kadastrës Artan Lame i cili tha se do dëgjoni prapë lajme nga Kadastra e Vlorës. Megjithatë ai theksoi se procesi i regjistrimit të pronave do të bëhet!

Artan Lame, kreu i Kadastrës:

Kadastra e Vlorës është më problematikja në vend, problematikë që ka filluar që në 1994 ku u krijuar zyra e parë e regjistrimit të pasurive të paluajtshme e deri sot. Ne po heqim kusuret e 25 viteve tallje me këta njerëz. Për këtë arsye procesi i regjistrimit të pronave në jug nuk po bëhet nga kadastra e Vlorës por nga ekipet e Tiranës.

Së shpejti do dëgjoni prapë lajme nga Kadastra e Vlorës. Ka 30 vjet që shteti ku më shumë e ku më pak nuk ka qenë në gjendje ta mbylli çështjen e pronave në Jug. Janë zona kadastrale ende të paregjistruara. Dy herë ka pasur një proces dhe u lanë në mes. Ju them me bindje që do jetë hera e tretë dhe e vërtetë, procesi i regjistrimit në Jug do përfundojë. Por, se ka një por… ky process nuk bëhet pa u bërë të gjiuthë bashkë, as ne nga zyrat e Tiranës dhe as qytetarët nuk e bejnë dot vetë. Po nuk u krijua fryma e bashkëpunimit me qeverinë nuk ecet përpara. Kur vjen puna që bëjmë takimet qytetarët janë dhe të axhituar se kanë vite që presin.

Viola Hima është është drejtoresha e fundit e dorëhequr me datë 2 qershor, pas katër ditëve në krye të detyrës,  vendin e saj e zuri Jurgen Pilkati.

 

l.h/ dita

Share This Article
5 Comments
  • Po Lamja ne vend qe te mbaje pergjegjesi ngrefet si gjel. Ky eshte nga ata qe nuk e leshon karrigen kollaj e nuk ka ideal perpara rehatise qe i jep pushteti.

  • Lame goje gagashi. Pse nuk e zini demin per koke por per koqe .Ps e ka drejtuar kadastren .Kur e kishte Pd me Gezim Zilen ndodhi katastrofa .Kadastra u dogj dhe kur ju e moret perseri vazhduat po me ate uri te me parshme.
    Demokratet e Vlores moren cfare deshen bashke me camet dhe ju me Shpetim Gjiken hapet gropat me te medhaja qe sot vetem plumbi i ve ne vendin e tyre .
    Pranon deshtimin se jeni e njeta pjelle e mbetjeve me te shpifura te sistemit komuniste .
    Shkoni ne Vlore dhe beni nje test .Te kujt jane keto ndertime .Pergjigjen do te gjeni shume shpejte. Gjika me politikane te majte e te djathte . Po keto ketu. Camet me Gjiken .Po ato me tutje.Gjika meTerrrrbacjot. Po ketu .Thone qe jane futur deputetet malok ,korcar, skarpallinje ,evgjiter e cam. Te vetmit qe kane ndertuar ne Skele me kompesim toke po ne Skele eshte F.Hanxhari,Viron Tato e disa qe vendi nuk ju lakmua .Erdhi Bode Bolja dhe nguli kullat ku i deshi. Skelaret e vendosur ne 1944-53 kane ne duar celsat e kashtes. Falijes Troqe (Zenel) me 6 deshmore nga nje dere as qe u dihet nami emishani pronave Pjesen me te madhe e zaptuan camet ,fjeraket , shule ngule,coban e malok .Cmbeti edhe sot e kesaj dite skelaret jane ne pritje te Drejtesise e shtetit te Lames . Vdiqen gjyshrit ,baballaret dhe jame gati ttu vdesin niperit embesat dhe tokat e blera me flori ne Sleke po i shikojne me dylbite e Lames .Amaneti .Harrem toka harrem dhe ky shtet i shperfytyruar hajdut e kriminal .
    Fola vetem per ate pjese qe ishte unikale, si gjithe tokat e bejlerve e agallarve,por shteti i Lames u ka lene hurin e dyerte e Drejtesise se munguar.Ironija e shtetit, qe sot e kesaj dite vazhdojne te paguajne shkresa burokratike te shpikura, per ti rrjepur e varferuar me shume qe tu njihet prona.
    Ju skini per ta zgjidhur.Vetem nje diktatur e re kundra jush do ti zgjigji hallet e shumta te ketij populli.

  • Ore Lame lamashi ,o komunist vishje anti prone , akoma tallesh me ne ti o i semure me zemer ,do bente mire te mirte ?
    Vazhdon me avazin e talljes e te hajduterise ,duke permendur vetem fjalen regjistrim ,e na plasi se e beni ju regjistrimin ,pronaret duan pronen e jo regjistrimin tuaj .Keni 30 vite qe i sorollatni pronaret ne te gjithe teritorin .Deri kur ,por skeni as edhe nje shanc .Vetem keni nxjere ligje per te mbushur kasen shteterore me shkresurinat qe “kompozoni ” ju ,qe e keni bere ligje te reja cdo muaj per turp e faj se bashku .Nuk ka budallenj sot o i “zgjuari ” Lame lamashi .Mos e pemend fjalen regjistrim se na i prure zorret ne fyt .Ti shkel kushtetuten shqiptare ,dhe per kete do pergjegjesh nje dite o Lame lamashi . Ne kemi vetem shpresen te sistemit te drejtesise ,qe e ka mare ne dore Amerika ,ose ne te kunderten ,duhet pronaret te bejne vetegjygjesi .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *