Lul! Duhet të ndryshosh shpirtin e jo klimën!

Ornela

Jorgo Mandili

“Shqipëria në punë, unë në gjumë”! Ky është sllogani më i ri dhe më adekuat i programit elektoral të PD, për zgjedhjet e pritshme. Është programi më suksesiv që do t’a bëjë “Luli Bashën” kryeministër! Sidomos pas arritjes së “dakordësisë” për reformën zgjedhore ,”Luli Basha” duket më i qetë e më i sigurtë në fitore, aq më tepër kur “sondazhet” e  ish presidenti të  paemër  dhe  Aleksandër Biberajt,  tregojnë avantazhin e opozitës ndaj mazhorancës. Këto “sondazhe” Luli i  konsideron si fitore reale dhe takimet e komunikimin me njerëzit i bën si kryeministër  i ardhshëm duke  shpalosur programin elektoral me bizneset, fermerët, barinjtë, shitësit e fruta-perimeve, bukëpjekësit, agjentët turistikë, artizanët, maturantët,  studentët, pensionistët etj..

Nuk i kursen  premtimet. Kudo që shkon premtime lëshon. Si “Mesia” përshkon fshatra e qytete, dete e lumenj, male e kodra, rrugë e shtigje për t’u gjendur pranë popullit, pranë të varfërve, pranë fëmijve e rinisë, pensionistëve e të moshuarve. I thjeshtë, me xhinse, pa xhel flokësh, me buzëqeshjen “guipleniane”, duke i pyetur se si jetojnë, si ja dalin për të përballuar vështirësitë ekonomike, pastaj u shpjegon se si qeveria “kanibale” e Edi Ramës, e lidhur me krimin dhe oligarkët u vjedh paratë e taksave, i shpërdoron për luksin e qeveritarëve, se si po e zhyt vendin në borxhe etj., etj. Në mbyllje vijnë premtimet që i bën bashkëbiseduesit t’u “qeshë” fytyra nga kënaqësia kur përfytyrojnë një jetë “përrallore” me ulje taksash për bizneset e vogla deri 0.5% të xhiros, dyfishim pagash për administratën, pension minimal 250€, subvencione qindra miliona eurosh për fermerët, shkollim e diplomim të garantuar për maturantët, punë për të gjithë, ndihmë sociale miliona eurosh për të papunët e të pastrehët etj.,  por me një kusht: ” nëse më bëni mua kryeministër, nuk do të keni nevojë për asgjë, mjafton të më jepni mua votën se të tjerat i di unë vetë ….”.  Jeton me këtë ëndërr dhe shfaqet si kryeministër jo vetëm para publikut vendas, por edhe atij të huaj, kudo ku shkon prezantohet si kryeministër i ardhshëm i cili “do bëjë këtë e atë… e që  “qeveria e tij do jetë kështu e ashtu”, duke premtuar “parajsën” për shqiptarët, që e bëjnë patetik e qesharak, hipokrit e demagog, gënjeshtar e mashtrues, një hije-kopje e keqe e ” babait shpirtëror” të tij dhe më keq akoma, vazhdimësi e tij për një alternativë mashtruese, shkatërruese, korruptive. Ka lindur me “këmishë qerratai”- siç thotë populli. “Mbiu” nga Hiri i Zhuritur i Partisë Demokratike post ’97 dhe u shfaq si Feniksi i saj. Që u shfaq papritur dhe u promovua   nga vajza e Sali -Fazlliçit dhe më vonë  u “zgjodh” në krye të kësaj partie me sakrifikimin e Sokol Olldashit ? I preferuari i së djathtës gjermane sidomos nga disa deputetë të PPE-së, e zyrtarë anonimatë, të tillë si “herr”-ët Falenski, Martin Henze etj., të cilët shfaqen sa herë që Luli Basha futet në çadër, organizon protesta, bën marrëveshje apo në prag zgjedhjesh dhe shqetësohen për gjithçka, për teatrin, për lirinë e shtypit, për korrupsionin e mazhorancës etj., por asnjëherë për “bëmat” e opozitës,”Babalet e Bobolet” e tyre,  financimet e paligjshme të partisë së tyre nga agjenci të dyshimta etj.. Propozojnë amendamente të reja për negociatat, shumica ato të propozuara nga Luli, por nuk i shkon mendja për një amendament të vogël për zgjedhjet, një konditë “sine qua non” për negociatat – lista të hapura e numërorë të depolitizuar ! Unikal në fatin e tij saqë me gjumë ka arritur nga fitorja në fitore të bëhet tre herë ministër, një herë kryebashkiak e dy herë kryetar partie, pavarësisht se kudo ku ka qenë ka dështuar me turp. Por është rast unikal që nëpërmjet dështimeve të bësh përpjetë drejt majave të pushtetit.

Por unikal edhe në budallallëkun e tij, pavarësisht se shfaqet më kallpi, më dembeli, më i paafti i të gjithë kryetarëve të partive shqiptare gjatë këtij tranzicioni, simbol i ministrit vrasës, kusar  emblematik i  rrugës së kombit e i  shitjes së detit, modeli më i pacipë i vjedhjes së votave “live” dhe  më i pështirë i  një kryebashkiaku dallkauk, prapëseprapë  kërkon me çdo kusht e çdo mjet të bëhet kryeministër, mundësisht pa përballje për fitore por në tavolinë me pazare e marrëveshje. Është kjo edhe një arsye që ky humbës i madh, pa asnjë strategji e alternativë, por me lakmi e epsh për kryeministër, i  ka përdorur në mënyrën më të keqe turmat e veta në protesta të dhunshme duke i inspiruar për mosbindje civile, për mospagim taksash, bllokim rrugësh e “akte heroike” deri në abnegacion,”sakrifikim” të vetes së tij  me të vetmin qëllim, të çlirojë Shqipërinë   nga “krimineli” Rama, të përmbysë Republikën e vjetër dhe mbi gërmadhat e saj të ndërtojë “Republikën e re” në Shqipëri, por me një kusht, duhet t’a bëjnë kryeministër. Kudo që shkon këtë kërkon, “nëse më bëni mua kryeministër nuk do të keni nevojë për asgjë, mjafton të më jepni mua votën se të tjerat i di unë vetë”. Është e pamundur ta nxjerrësh nga gjendja e tij e verbër e për ta detyruar të verë në kontrast vizionin e tij të qullët me format e tjera më inteligjente të komunikimit ndërshoqëror.

Por Luli nuk do t’ia dijë. Duke këmbëngulur në të “tijën” dhe duke u brohoritur nga të tijët brenda dhe jashtë vendit, ndjehet i kënaqur me veten pa dyshuar aspak se e gjithë qenia e tij  vetjake është e instaluar  brënda budallallëkut të tij! Në këtë “habitat” sa komik dhe dramatik, sa hipokrite, boshe dhe cinike duken veprimet, qëndrimet, denoncimet dhe akuzat në emër të qytetarëve për varfërinë, padrejtësinë dhe nëpërkëmbjen e tyre, përkundrejt pasurive të tij përrallore dhe shmangies së tij nga drejtësia me procedurë për akuzat, për vjedhjet, vrasjet, shkatërrimet e pronës dhe mbrojtjes së turmave vulgare të inspiruara prej tij duke i përdorur ata thjesht si instrumenta për të realizuar qëllimet tij. Për t’u bërë kryeministër me çdo kusht e çdo mjet! Shqiptarët tashmë nuk gënjehen kollaj me “milionat” e eurove të tua, or Lul, që i “shpërndan ” si bugaçet e Elbasanit kudo që shkon dhe premton. Aq më tepër tani që janë zhgënjyer edhe me Rilindjen. Por kjo nuk do të thotë se do të të votojnë ty. Midis dy të këqijave ti je e keqja më e madhe se ke shumë mëkate në shpirt, prandaj or ….Lulu….ndrysho shpirtin, jo klimën!

Bukur që e fillon ditën me “pikniqe” në atdhe, mbresëlënëse janë takimet me bizneset, me operatoret turistikë, me fermerë, me studentë, me kushdo që të del përpara duke i premtuar  “parajsën” dhe duke apeluar: të “bashkohemi të gjithë për t’ua kthyer Shqipërinë shqiptarëve”, që nënkupton hajde “të bashkohemi të bëhem unë  kryeministër, e pastaj të gjithë do të kenë punë, e gjithë “Shqipëria në punë kurse unë …në gjumë”. Lulu! As udhëtimet nëpër qytete, fshatra apo biznese nuk t’a qetësojnë shpirtin. Sepse kudo që shkon mbart me vete një peshë të rëndë në ndërgjegjen tënde. Sa kohë që diku shkon, duhet t’a shkarkosh këtë peshë të rëndë dhe sa kohë që nuk do ta bësh një gjë të tillë, asnjë vend, asnjë qytet, asnjë fshat, asnjë takim nuk do të të japë kënaqësi. Nëse do ta ndjeje një gjë  të tillë, ti nuk duhej të habiteshe që nuk ke gjetur ngushëllim në asnjë vend dhe ke vazhduar të ecesh përpara i lodhur nga ajo që ke lënë pas. Në të vërtetë ti nuk udheton, ti endesh, ti ndërron drejtim, ti kalon nga një vend në tjetrin, ndërkohë që ajo çka ti kërkon nuk e ke gjetur. Ti habitesh që një udhëtim kaq i gjatë dhe vizita nëpër atdhe nuk mund të ta shpërndajnë atë trishtim që të ka pushtuar? Mos u habit. Duhet të ndërrosh shpirtin dhe jo klimën! Nëse  do të ishte gjallë Seneka dhe do të shihte gjendjen tënde do të të këshillonte: “Ti mund të shëtisësh qytete e fshatra të tëra, siç thotë Virgjili ynë i dashur, megjithatë mëkatet e tua do të të ndjekin pas kudo. Lexo letrën e Epikurit, që trajton problemin që të shqetëson edhe ty. Ajo i drejtohet Idomenes. Epikuri i kërkon asaj të bëjë ç’është e mundur për të ikur menjëherë para se një forcë tepër e fuqishme të hyjë ne lojë dhe t’i heqë mundesinë për t’u larguar”. Por unë kam frikë se ti do të dish edhe mendimin e Familjes tënde shpirtërore. Ti ke frikë se do të të thonë: Është turp të përkulesh nga pesha që ke në shpirt e në kurriz. Duhet të luftosh me ta derisa i ke ngarkuar mbi vete. Ai që i bën bisht mundimit, është njeri pa energji dhe pa nismë, sepse vështirësia e situatës nuk ia rrit guximin. Por, nëse ti kërkon të fitosh kohë që të vendosësh se çdo të marrësh me vete dhe ç’sasi parash të duhen për të përgatitur tërheqjen tënde, ti nuk do të dalësh kurrë prej andej. Asnjë nuk shpëton nga përmbytja sëbashku me bagazhet. Dil nga uji për të filluar një jetë më të mirë. Të ndërgjegjësuarit për gabimin e bërë është hapi i parë i shpëtimit. Ai që nuk e kupton se vepron keq, nuk ka dëshirë të korrigjohet. Ai duhet zënë në befasi përpara se të gjobitet. Disa mburren me mëkatet e tyre. Po ti, a beson se ai që i merr për virtyte të metat e tij, ëndërron të korrigjohet? Vërtetoje me sa të mundesh fajësinë tënde. Nëse do vërtet, pastro mëkatet e së shkuarës e pasi të pajisesh me “Diplomën e Moralit”.

Heto vetveten!

Së pari, luaj rolin e fajtorit, pastaj të gjykatësit dhe më në fund të avokatit. Tregohu një herë i përgjegjshëm dhe i ndershëm! Këtë nuk e bën dot, prandaj edhe humbjen e katërt e ke të sigurtë. Sepse, “Luli Basha” nuk je i  besueshëm! Dhe aq më tepër të frymëzosh njerëzit nëpërmjet një alternativë të besueshme!.

Lulu! Vetëm një alternativë racionale të bën të besueshëm! Alternativa është filozofi, është vizion, është kulturë, është shpresë ! Ndërkaq mungesa e alternativës qeverisëse krijon mosbesim në popull, siç ka krijuar Rilindja. Një opozitë serioze, që është e përgjegjshme për misionin që ka, duhet që të nesërmen e humbjes së zgjedhjeve të mendojë dhe të dizenjojë një strategji se si do të vijë në pushtet. Dhe kjo kërkon Vizion-Ekip-Program! Ideo “qeverinë hije”, ku çdo ministër potencial në opozitë, duke kritikuar keqqeverisjen, të evidentojë demagogjinë e maxhorancës dhe të bind me argumenta të qëndrueshme çdo premtim, shoqëruar me burimet financiare, materiale e njerëzore. Ju duhet të shpalosni projekte që të tregoni se çfarë do të bënit ndryshe për pagat, pensionet, konçensionet, PPPT, turizmin dhe agrobiznesin, arsimin, shëndetësinë, administratën, arsimin e lartë etj.. Ky është misioni i një opozite të përgjegjshme dhe serioze, që dëshiron të vijë në pushtet me ndershmëri, besueshmëri para publikut dhe jo si deri tani me “bugaçe” me “babalizëm”, “xhiselizëm” apo “teatralitete” të kauzave të stisura. E kuptoj që nuk keni kapacitetet intelektuale, por i  kujt është faji që ekipi i juaj përbëhet nga nokët, palokët, enkelejdët, albanat, sali-anjët, klevisët, këlliçët e “kërriçë” të tjerë në aleancë me monikat, klajdët, kejtët, kërpaçët e “bugaçet”. Rinovimi dhe besueshmëria e një partie, e një lideri, e një klase politike, e një kryeministri, e një presidenti që marrin përgjegjësi publike për të drejtuar dhe qeverisur një popull drejt një të ardhmeje më të mirë, vjen nga integriteti moral dhe profesional, nga vizioni kurajoz i tyre dhe përfaqësuesve më të mirë të institucioneve të tyre, nga programi strategjik i shoqëruar me rrugët dhe burimet financiare, gjë që do t’i bëjë të besueshëm si opozitën edhe mazhorancën para popullit në misionin e tyre. Lulu nuk është e gabuar, as e pamoralshme të synosh fitoren, të vish në pushtet. Bëhet e pamoralshme, atëherë kur kjo dëshirë merr ngjyrën e zezë të lakmisë. Fitorja e vërtetë është fryt i zellit dhe i mençurisë, gjetjes së urave të komunikimit, partneritetit të duhur, këshilltarëve të urtë e të mençur, ekspertëve, komunikimit luajal, alternativës së besueshme dhe mbi të gjitha moralit të pastër, pa ngarkesa në ndërgjegje dhe mëkate të së kaluarës në shpirt.

“Shqipëria në punë, unë në gjumë”, një slogan i gjetur ky elektoral! Me frymën dhe kurajon që përcjell  me këtë slogan në çdo takim, me  budallallëkun e premtimet që bën “Luli Basha”, t’u prehtë shpirti në paqe e qoftë i bekuar kujtimi yt. Së shpejti Shqipëria të pret Kryeministër!”

 

Share This Article
13 Comments
  • Lulzimi , kapitalizmi dhe oligarket
    Vitet rrodhen dhe shqiptaret po jetojne kapitalizmin , ne keto 3 dekadat e fundit . Kushdo e njef thenien e Churchillit : “Kapitalizmi nuk eshte me i miri , por nuk ka tjeter” . me kete shprehje Churchilli , presupozon , zhvillimin e pa barabarte , konkuerencen , taxat . Te tera keto ane negative , ballancohen me jeten e lire , me fitimin , qe ballancon konkurencen , me shtetin ligjor , qe ballancon , zhvillimin e pa barabarte . Lulzim basha , si politikan shqiptar , i shkolluar ne perendim , presupozohet ta njofi kapitalizmin me dhembe dhe me dhemballe , por kur takon shqiptare te deshperuar , ose jo , u premton nje jete pa taxa , ose me taxa sa me te ulta . Me keto premtime , Lulzimi , mohon te tera dijet shkencore , qe ka marre ne Universitet , por perseri ai ka guximin te premtoi pa fund “ Kur te jem Kryeminister , vijon Luli biseden , do te rrit pagat dhe do te ul taxat “ .Kujton se njerzit , qe e degjojne i besojne , ne kete premtim antishkencor , qe sigurisht nuk e besojen edhe njerzit gjysem te shkolluar .
    Nje pjese te rendesisshme te fjalimeve dhe bisedave te Lulit e zene oligarket . I kritikon me te tere fuqine , e fjalorit . Te tera prapesite ne Shqiperi gjithnje sipas Lulit , i sjellin oligarket . Luli nuk ben ndonje dallim , midis milionereve dhe oligarkeve . I quan nje soj , Oligarke te prape dhe grykes , qe vetem vjedhin . Luli e ka mesuar ne fakutet se milioneret jane pasuri kombetare. Ata fitojen , por dhe punesojne . jane e vetmja alterrnative punesimi ne kapitalizem , qe jetojme . Oligarket nuk punojne , per punesim , por vetem , per pasurim , ne marrveshje me pushtein . Ajo qe vlen te theksohet , ne kete rrast , eshte fakti , qe Luli nuk permend asnje emer “Oligarku” . Asnje ! Simbs Lulit Oligarket ekzistojne teorikisht . Ata nuk ka nevoje t’i njohi populli . Teorikisht opoita e Lulit , eshte nje fallsitet me brire. Kuptohet , qe Luli kete e di , po perseri vijon me te tijen . Si mundet ? Ndihet komod edhe ne opozite . Ndoshta fiton me shume . Pa vrare mendjen , jeton me te gjith ate mirat , i rrethuar nga nje tufe te etur per priviligje . Per kete soj opozitaresh , nuk ka rendesi paresore pushteti , kane rendesi priviligjet . Keto i sigurojne edhe ne pushtet , prandaj opozita le te jete , qofte dhe e gjate . C’kane me shume pusjhtetaret ? Vila pushtetaret , 3 vila Luli . Vetura pushtetaret , me lluksoze Luli . Sherbime jasht shtetit , tre here me shume Luli . Opozita e lulit eshte pushtet dhe opozita bashke . Sa do te vazhdoi kjo Stata Quo . Sa te rroi Saliu ! Vete Luli, eshte bime kacavjerrese .
    Nuk ka ne PD, njerez idealiste , qe e duan Partine , nje repart te organizuar , pretendente per pushtet ? Nuk besoj se ka . Po te ishte ndryshe , do tja tregonin vendin , jo vetem Lulit , por dhe Saliut . Per periudhen , qe kane perdorur pushtetin , jane pasuruar kaq shume , sa qe sot nuk i vret me kepuca . Sa per ideale , jane arshivuar ne kasaforte te ndryshkur .
    Kur opozitarve ju del kjo lloj opozite , pushtetareve dhe vete popullit ju del dhe ju teperon . Zgalem

  • Shoqata e marin Memes dhe Elenit theret per patriotizem! Luli me Saliun dhe liken therresin per vellavrasje! Shqiptare?!

  • Cfare eshte kjo, lutje qe Luli te ndryshoje shpirtin!?
    Akoma beson njeri te shpirti i plerave si Luli?
    Vetem Ramuti e ofron per mareveshje. I mbledh kazani dhe tepsia.
    Hajde shpirt i lulit hajde.hajde se po te therrasin..

  • Esht fatkeqesi kombetare, e turpeshme, krimnale, ajo qe ben L. Basha, duke premtuar e mashtruar shqiptaret se; Po te behet ai kryeminister, sdote kete varferi, do ket pune , rroga e pensjone te larta, taksa minimale, bujeqesia e blektoria dote lulezoine. etj e tjera gjepura e mashtrime.
    Sesht hera e pare qe shqiptaret i degjijne keto prockulla, nderkohe qe i ka perseritur vazhdimisht, aq here ka humbur, me perjashti te vjedhjes qe beri kur fitoi me mashtrim postin e kryetarit te bashkis Tirane, por kjo detyre e nxori lakuriq para qytetareve, qe per kater vjet me shume fjeti gjume ne zyre dhe zberi asgje nga ato qe kish premtuar ne fushate.
    Si konkluzjon themi se duke pare deshtimet ne funksjonet qe ka kryer, akuzat per vjedhje ne rrugen e kombit, shitjen e detit, vrasjen e kater qytereve me 21 Janar 2011, thirjet per dhune, thyeni xhamat, nzirni me force nenpunesit, cponi gomat e makinave e te tjera shkelje ligjore, nuke e shpetojne nga ndeshkimi i drejtesis, te re, per pasurit e vena ne keto vite si pushtetar dhe opozitar.
    Sado te paraqitet si enjgjell, ujku qimen nderon zakonin se haron. Prandaj qyteraet duhet ta abandonojne kete deshtak qe e mban ne krye te PD, sali zeza dhe klanet mafojoze.

  • I ndera Jorgo Mandili ,, me gjithe respekin qe kam per ju ,ju duhet ti benit keto pyetje Lul Bashes :::::::::.

    1 …Ku eshte ndryshimi i programit te partise suaj me emrin e “BUKUR PD” se ne kemi 30 vite qe kemi pare e kemi prekur te njejtin program ,si me PS e me LSI .

    2.. Na i thuaj ndryshimin midis jush te “programeve ” te juaja ,te pakten do te gezohesha sikur te kishte ndryshim edhe nje presje e vetme .

    3.. Ju te PD e mbani dhe e trumbetoni pa turp ,ne sy te nderkombetareve dhe te popullit kokpalare , se jeni te djathte . A qendron kjo ? Se ne praktke per fat te keq e te dhimbshem , eshte e kunderta .

    4 ..Se PS po i perdhos pronat ,po ju o Bashe pse i keni perdhunuar pronaret ?Me keq se keta te kuqte e PS anti prone ?

    5..Ku jemi ne o Bashe ne kapitalizem apo ne komunizem ? Apo vetem me fjale ,e jo me vepra?

    6 ..Enver Hoxha , Stalini , Ducja ,e kishin dhe e kane lene nga nje emer ,kurse ti o Bashe ,bashke me “kundershtaret” e tu , jeni dhe do vdisni pa emer .Jeni tamam si shtepia e femise ,kopilave .sja u gjejme dot .

    7 ..Po per monopolet ,cfare na thua o Bashe ,apo do funksionoje si me pare ,i keni ndare midis vedi , ne menyren me perfekte .Kur do e njohim ,kur do e shikojme ,dreqi ta mare nje here te vetme o Bashe tregun e lire ,qe vetem treg te lire nuk ka shqiperia ??

    8 ..Pse je kondra vullnetit te popullit ,mbi 95 % te popullsise ,qe kerkon sistemin MAZHORITAR ME LISTA TE HAPURA ,mbaje mend o Bashe do te ndeshkoje kjo perqindje mbare popullore , si ty dhe Ramen ne 2021 .Nuk ka budallenj sot .Do fitojne opozitaret e sotem ne parlament ,ne do votojme dep Murrizi ,Hajdari e te tjere, tme falin qe nuk po i permend emrat .Duam apo nuk duam ne ose ju ,keto po interesohen te bien demoracine ne kete vend .

    Megjithate o Bashe ,ne populli mbare shqiptar e dime shume mire se zhvillimi mireqenia ,dhe ekonomia ne shqiperi ,do vije vetem atehere , kur :::::::::::::::::::::

    PARTITE POLITIKE NE SHQIPERI , DO JENE KUNDERSHTARE POLITIK PA KOMPROMIS ME NJERA TJETREN ;OSE NDERMJET TYRE .

    Mos na beni aq budallenj ne kokpalaret o Bashe ,dhe e keqja juaj ,e te gjitheve juve mbare , a e di ku eshte dhe kjo do ja u beje varrin ,se ju kujtoni se ju vetem , ju jeni te zgjuar dhe populli kokpalare eshte dru me pre ,i pa gdhendur ?
    Oh sa ka per te shkruar ,plot nje mal te tere ,por faleminderit per shkrimin i nderuar zoti Jorgo .

  • Me te lumte ajo mendje u zoti Jorgo Mandiliqe qe e gjykoi dhe e vleresoi sakt Lulzim Bashen ,nje politikan medioker dhe pa vlera ne tere qenien e tij si drejtues i nje partie me peshe ne jeten e vendit tone.
    Lulzim Basha eshte politikani i deshtimeve>Puna e tij muk ka ndritur ne asnje nga funksionet shteterore e paertiake qe ke mbuluar.E vertetoi matematikisht: ” 7 x 7 = 42.Mbi te gjutha,ai eshte vrasesi i qytetareve te pahajshem ne nje manifestim proteste.
    I keni thene JU z.Jorgo te gjuitha,nuk mbetet gje per ne.

  • soiqoti @…

    Ju citoni se Basha eshte drejtues i nje PARTIE me PESHE ne jeten e vendit tone …

    Jeni komplet gabim ,PD ,PS e LSI eshte e njejta bajge e PPSH ,qe jane ndare ne tre pjese . Keto tre parti e kana gllaberuar me shume kujdes komplet jeten ,monopolet ,politiken ne shqiperi ,prandaj here tjeter ,mos shkruaj dhe mos mendo ,se PD eshte ” parti me peshe “.Bile ne PD ka pase dhe ka me shume ,fuksa sigurimi dhe komuniste me shume se ne PS ,moter te saj ,pra te PD .
    Sopiqoti ju uroj gjithe te mirat .

  • Analize e thelle dhe e thjeshte ne te kuptuar. Nuk behet Shqiperia me: E kuptoj që nuk keni kapacitetet intelektuale, por i kujt është faji që ekipi i juaj përbëhet nga nokët, palokët, enkelejdët, albanat, sali-anjët, klevisët, këlliçët e “kërriçë” të tjerë në aleancë me monikat, klajdët, kejtët, kërpaçët e “bugaçet”.
    Kaq nuk do shume mend per vizionin e Lulushit kryeminister i ardhshem

  • Po te isha ne vende te Lulit kurre nuk do te pranoja te merrje detyren e kryetarit te PD qe kerkon te marre pushtet.
    Po si ka mundesi keta te flasin per ndryshim.
    Ne ndryshuam sistemin pore ekonomin e kishim te madhe qe po te privatizohej sipas ligjeve sote ne do te ishim me mire se zvicerra,/ Pasuri plote .
    Po c`fare ben keta qe sote kerkojn ta ndryshojn shqiperin.?
    Keta ben skandalin e shekullit ku ne asnje vende te botes shkatrrime nuk kan ndodhur edhe kure eshte bere lufte.
    E ata e gerryen shqiperin sice ua deshi qefi, shkatrruan prishen sa munden deri ne zero dhe sote keto i paraqesin ndryshim.!
    Pore harrojn xhemen qe bene ket ne ekonomi ne jet njerzore duke i lure edhe duarte me gjakun e shqiptarve.
    Sote Luli pa pik turpi thote qe do ta ndryshojm shqiperin. E si do ta ndryshoshe o mjeran, duke prishur perseri keto qe ndertoi qeveria socialiste per keto 8-vjet.?
    Fara e juar kurre ne pushte nuk do te vij se ju jeni kriminelet me te medhej te shqiperise.
    Pushtati ne duart tuja eshte krim i perseritu per here te tret ne se ju do te vini ne pushtet.!
    KIURRRRRRE JU ME NE PUSHTET.!

  • Nuk është faji i Lulit. Duket ka një marrëveshje tye nendheshme, që e bën optimist dhe i jep garanci për të ardhmen. Moscenimi i kodit zgjedhor e, sidomos ruajtja e komisionereve politike është një tregues i qartë i kësaj marrëveshje. E, te mos na gënjejë mendja se politika jonë është e ndarë në qëllimet e saj madhore: – pushtet dhe pasuri.

  • Kume Peza @……………

    Shqiperia do behet vetem atehere kur :::::::::::::::

    PARTITE POLITIKE NE SHQIPERI ;DO BEHEN KUNDERSHTARE POLITIKE PA KOMPROMIS ME NJERA TJETREN

    Pershendetje nga une .

  • Tori @………..

    E ke gabim ,se keta nuk jane kundershtare politike me vepra ,por jane vetem me fjale .

    Do ishja dakord dhe do tju jepja te drejte ,po te ishin vertete kundershtare me njeri tjetrin dhe vetem atehere do ishte i dobishem kompromisi ..Besoj se me kuptove :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *