Ekspozite me foto në 60-vjetorin e TOB-it

anazapta

Hamdi Petrela, dikur akrobat në cirk dhe prej 20 vitesh fotograf i Teatrit të Operas dhe Baletit, do te  sjellë në 60-vjetorin e këtij institucioni një ekspozitë plot me foto. Janë rreth 140 imazhe të shkëputura nga jeta artistike në Teatrin e Operas dhe Baletit, 40 prej të cilave janë bardh e zi dhe i përkasin 40 viteve të para të këtij institucioni. 100 fotografitë e tjera janë realizuar nga Petrela dhe I përkasin periudhës 20-vjeçare të punës së tij në këtë institucion. Ekspozita do ketë hapjen me 17 dhjetor ndërsa me date 16 do ketë një shfaqje gala.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *