Drejtori i Policisë Kufitare Korçë: Më futi në kurth vartësi

anazapta

Gjykata e Korçës jep masën e sigurisë arrest në burg për ish-drejtorin e kufirit, Ylber Zyberi, i cili akuzohet për korrupsion dhe kontrabandë mallrash. Në seancën gjyqësore të djeshme,  gjykata ka vendosur që Ylber Zyberi do të qëndrojë në “arrest në burg”, deri në përfundim të hetimeve. Vetë, ish-drejtori i Kufirit dhe Migracionit në qarkun e Korçës, në sallën e gjyqit ka mohuar akuzat e ngritura ndaj tij, duke i cilësuar si trillime. Ai ka theksuar se “për kontrabandën ka njoftuar edhe strukturat e policisë për goditjen e personave përgjegjës”.

“Hedh poshtë dhe përçmoj çdo akuzë të ngritur ndaj meje, janë të gjitha trillime. Nuk kam shpërdoruar detyrën, prokuroria më akuzon për korrupsion, por nuk ka asnjë provë nëse unë kam marrë para dhe kë mund të kem shpërblyer. Kam marrë të dhëna për kontrabandën dhe kam vënë në lëvizje strukturat e duhura për goditjen e personave”, ka thënë Zyberi i pyetur nga gjyqtari i gatshëm. Ai ka pranuar të japë të gjitha shpjegimet duke u mbrojtur dhe quajtur sajesë akuzat e ngritura.

“Informacionin për kontrabandën e kam shqyrtuar me kujdes dhe kam kërkuar ndihmë për çështjen. I kam kërkuar ndihmë shefit të Krimit Ekonomik dhe policisë së qarkut Korçë për të goditur fenomenin. Kam dërguar mjete motorike për të prishur vendin ku kryhej kontrabanda e gjedhëve në Gorricë. Prokuroria dhe SHKB ka marrë informacione të trilluara nga vartësi im, shefi i stacionit Nikolin Muçollari. Kam pasur dijeni për ditën kur do të kryhej kontrabanda dhe për këtë kërkova takim me shefin e Krimit Ekonomik për të organizuar aksionin, por ai më nxori justifikime”, ka deklaruar në gjyq Zyberi.

Pavarësisht kësaj, gjykata aprovoi kërkesën e prokurorisë për arrestin me burg, deri në sqarimin e plotë të rrethanave dhe çështjes. Zyberi tre ditë më parë ka pasur edhe probleme shëndetësore në qeli. Policia dhe prokuroria e akuzojnë se prej kohësh favorizonte kontrabandën e konfeksioneve dhe industrialeve në Liqenas, ndërsa e kapën në momentin që po kalohej një kamion me targa bullgare. Policia sekuestroi kamionin, ndërsa shpalli në kërkim edhe një grup kontrabandistësh, mes tyre shoferë, tregtarë dhe ndihmës, ndërsa prangosi kreun e kufirit në qark për shpërdorimin e detyrës, korrupsion dhe kontrabandë mallrash për të cilat paguhet akciza.

 

 

 

Share This Article
12 Comments
    • hahaha,po shpellaret jane kudo,edhe ne polici,shik,prokurori,edhe ne Korce,rreth i cili prej me shume se 30 vjet ka mbajtur me kuadro kukesin,,puken e disa rrethe te tjera veriore

  • Keta jane kelyshet e Flamurit pa bisht e pa lecke qe na ndihet krenare edhe megjithese eshte i dh….. deri ne kryqe. Kjo struktura qe e ka zbuluar te shohi mire se mos jane mallrat e Flamur Nokes

  • Sigurisht revoltohesh kur nje njeri i paguar per te ruajtur kufirin e SHQYEN ate.Komenti do te ishte jo i pershtatshem per personin e arrestuar ne rast se i “njeh atij meritat ‘”e te qenit i forte.Atij i duhet njohur dhe duhet pergjegjesuar ashper ligjerisht “kurajoja”prej injoranti qe dhe kur ka situate te shpallur te LUFTES KUNDER KORUPSIONIT ai behet trim -budalla.Duket nuk i kishte shlyer te gjitha detyrimet ndaj atyre qe e kishin punesuar dhe qe ne rastin me flagrant ai ende duket se i sherben atyre qe tashme nuk e mbrojne DOT.Tashme e urojme te nesermen te jete me me “bereqet”ndaj ketyre felliqesirave qe nuk meritojne te qendrojne jashte hekurave !

  • po bejne si ne 45-en po arrstojne me akuza fallco bijte e eterve se sdine te bejne ndryshe ,por kujdes se as zoti sdo i shpetoi nga ndeshkimi….

  • Sa tipa si puna e ktij duhet te arresohen. Vetem kshu do mund te ngreje koke shqiperia e gjunjezuar nga korrupsioni dhe kondrabanda

  • vija kufitare e prespes eshte vendi ku vjedhin te gjithe keta ndyresira.kalojne tregetaret ajdute naten diten kur tu vije per mbare I gjithe populli i shikon vetem kontrabanda jo/Cohu o minister i brendeshem e futi te gjithe atje ku e kane vendin se kryebanditi i asaj dite qe tregetari vellai i kryetarit te komunes se vetem ata mund ta kryejne ate biznes te qelbur.

  • Kta syleshe e injorante qe shteti ju perdhunon te drejtat njerezore japin “mendimin” e tyre ketu ne komente.

    Ylber Zyberaj eshte nje veteran lufte qe ka luftuar per clrimin e Kosoves, eshte oficeri o policies me i pergatitur sot dhe ka ndaluar tere Agimin e Arte qe te mos hyje ne Himare.

    Propadanden e “Rilindjes” recitojani veshit tuaj shurd, mund ta shoqeroni me fotot nudo te edi rames ne France.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *