Ekspertja kineze e thotë hapur: Koronavirusi mbijeton 20 vjet në temperatura nën zero gradë

Leda Hysa

Një lajm aspak i mirë mbërrin nga një prej eksperteve më të rëndësishme kineze, e cila del me pretendimin se koronavirusi mund të mbijetojë deri në 20 vite në temperatura prej minus 20 gradësh celsius.

Të paktën kështu pretendon një nga ekspertët më të shquar kinezë. Li Lanjuan, anëtare e ekipit të ekspertëve kinezë që po drejtojnë luftën kundër COVID-19, thotë se virusi mund të kalojë lehtë nga shteti në shtet sepse mbijeton gjatë në temperatura të ulëta.

Epidemilogia i kërkoi autoriteteve të vendit të saj të forcojnë inspektimin e importimit të produkteve ushqimore të ngrira siç është salmoni, me qëllim që të parandalohet shtrirja e mëtejme e infeksionit.

Rezistenca e tij në të ftohtë shpjegon sipas saj faktin pse virusi është zbuluar disa herë në tregjet e frutave të detit, ku aty nxirren gjallesat nga ujërat shumë të ftohta.

l.h/ dita

Share This Article
4 Comments
    • Dmth kinezet e kane studiar per 20 vjet COVID-in? Sepse nuk ka shpjegim tjeter. Ne menyre indirekte keta e deklaruan qe kane bere studime mbi COVID per 20 vjet. “Ja pra qe nuk kishte te shtena”! Dhe Kina doli perhapesja e COVID-19. Po si erdhi nga Europa virusi kur keta paskishin bere studime 20 vjecare dhe me shume? Pune cin-man-cinesh.

    • Sakte! Cdo mikroorganizem (bakter, virus) dhe myk, apo edhe qelize e gjalle (veza, sperma, etj) ruhet ne lab ne -20 deri -30 grade celcius. Ne keto kushte ruajtje, ato kane te ulur te gjitha aktivitetet (nje gjendje e ngjashme me letargjine), te cilat i rifitojne sapo rimblillen ne mjedise ushqyese (pjata petri me mjedise perkatese) te inkubuara ne temp 25-35 grade celcius (~temp komode e ambjentit/trupit). Keto rimbjellje quhen pasazhe, kjo ne kushte laboratory; per analogji me jeten, ky pazaxh ndodh kur microorganizmi kalon nga nje gjallese (kafshe/shpend)/ njeri tek tjetra/tjetri. Pra, nuk ka asgje te re apo per t’u cuditur me thenien e shkencetares. Cudia eshte qe te mos abuzohet dhe behen lajme thjejsht per “tregeti” mediatike, e cila corodit dhe krijon panik te panevojshem tek njerzit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *